Punonjes se institucioneve shteterore rralle here, por me se shumti te subjekteve private iu jane drejtuar zyrave te Inspektoratit Shteteror te Punes per te gjetur zbatimin e Kodit te Punes ne lidhje me pagesat e oreve shtese. Keshtu, 25 ankesa gjate ketij viti i jane adresuar inspektoratit te punes per faktin e oreve te gjata ne pune dhe mospageses se tyre. Drejtoria e ketij institucioni, Vikrita Cuto thote se punemarresit kryesisht jane te pakenaqur, pasi u shkelen te drejta qe jane te perfshira ne Kodin e Punes. Ata shfrytezohen per pune jashte orarit dhe keto ore nuk u paguhen, punojne pa kontrata pune dhe ne kushte jo fort te mira. Nderkohe Cuto sqaron se sektoret me problematike per kushte sigurie per jeten jane ndermarrjet e prodhimit, te minierave dhe ndertimit. "Ankesat kryesisht jane lidhur me legjislacionin e punes, zbatimin e kontratave te punes qe behet mes punemarresit dhe punedhenesit apo mosrespektimi nga ana e punedhenesit te oreve jashte orarit, te diteve te pushimit. Ka nje numer jeshil i cili eshte i deklaruar ne faqen e internetit, por dhe nepermjet internetit. Ne kemi pasur raste mjaft, sigurisht dhe nepermjet rruges me te thjesht duke ardhur direkt prane ISHP", tha Vikrita Cuto, Drejtore e Inspektoratit Shteteror te Punes gjate prezantimit te bere dje ne nje konference mbi kete teme. E ndersa ne nje krah ka ankesa nga punemarresit, ne krahun tjeter institucionet pergjegjese pohojne se kryhen inspektime dhe merren masa per te gjitha subjektet per te cilat eshte depozituar kjo ankese. "Me marrjen e nje ankese ne ngreme grupin e punes i cili nis inspektimet. Nese subjekti ne fjale nuk eshte inspektuar me pare leme detyrat te cilet duhet te permiresohet, dhe ne rastet konkrete te behet pagesa sipas Kodit te Punes. Ne rastet kur subjekti eshte inspektuar, ka pasur probleme dhe ato nuk jane plotesuar atehere vendosen gjobat nga 100 mije per person e deri ne 300 mije, kjo ne varesi te shkeljes qe ka bere" pohon per "Koha Jone" drejtoresha e Inspektoratit te Punes. Edhe me denoncimet dhe ankesat e bera se fundmi ka nisur verifikimi i rasteve, duke kontrolluar dokumentacionin dhe kontratat e nenshkruara nga vete punemarresi ne momentin e punesimit. Sipas saj, vetem gjate vitit te shkuar nga inspektimet e kryera nga ky institucion kane rezultuar mbi 10 mije e 500 punemarres, te cilet punojne pa kontrata individuale te punes dhe afro 8 mije te tjere nuk u ishin paguar sigurimet shoqerore. Ndersa jane aksidentuar ne ambientet e punes 126 persona nga te cilet 26 kane humbur dhe jeten.


Neni 88


Oret shtese


1)Me ore shtese kuptohet cdo ore pune e kryer mbi kohezgjatjen ditore normale ose javore, maksimale te punes.


2) quhet cdo ore shtese cdo ore pune e kryer mbi orarin normal te punemarresi qe punon me kohe te pjesshme


Detyrimi per te kryer ore shtese


Neni 89


Nese rrethanat kerkojne kryerjen e oreve shtese, punedhenesi kerkon nga punemarresi kryerjen e tyre per aq sa eshte e mundur dhe nevojshme dhe duke mbajtur parasysh kushtet vetjake dhe familjare te punemarresit.


Neni 90


Numri maksimal i oreve shtese


1)Numri maksimal i oreve shtese percaktohet ne kontraten kolektive ose ne kontraten individuale te punes


2)Nuk mund te kerkohet kryerja e oreve shtese javore kur punemarresi ka kryer 50 ore pune ne jave.


3)Keshilli i Ministrave vendos rregulla te vecanta per kryerjen e oreve shtese per punet qe jane vecanerisht te veshtira ose te demshme per shendetin


4)Me autorizimin e Inspektoratit te Punes, numri maksimal i oreve shtese mund te tejkalohet ne rastet e forces madhore ose te puneve urgjente ne dobi te popullsise.


Neni 91


Kompensimi


1)Punedhenesi per oret shtese te punes qe nuk jane kompensuar me pushim duhet tit paguaje punemarresit pagen normale dhe nje shtese jo me pak se 25 per qind e saj, me perjashtim te rasteve kur parashikohet ndryshe ne kontraten kolektive.


2) punedhenesi ne marreveshje me punemarresin mund te kompensojme oret shtese te punes me nje pushim te pakten 25 per qind me te madh , qe I korrespondon kohezgjatjes se oreve shtese dhe qe jepet brenda dy muajve nga dita e kryerjes se punes, me perjashtim te raste kur parashikohet ne kontraten kolektive.


3) Oret shtese te punes te kryera gjate pushimit javor ose ne ditet e festave zyrtare kompensohen me pushim ose me page te pakten 50 per qind me e madhe se oret shtese te bera ose paga normale, me perjashtim te rasteve kur parashikohet ne kontraten kolektive.