studenteTiranë- Ndërsa pritet të pëfundojë sezoni akademik 2012-2013, qeveria në mbledhjen e saj të sotme ka miratuar kuotat e studentëve për vitin 2013-2014.


Do të jenë 31.030 studentë që do të ulen për herë të parë në bankat e fakulteteve, rreth 2% më shumë se një vit më parë.


Gjithashtu u përcaktuan edhe kuotat e dyta që do të jenë 300 si dhe ato të transferimeve që do të jenë 500, ndërsa 100 për të huajt.


Sipas qeverisë brenda territorit shqiptar do të pranohen 29.390 persona, jashtë trojeve tona 700 dhe për të verbërit dhe ballkano-egjiptianët janë nga 20 kuota për secilin gup.