Fatjona Mejdini


Drejtori i Pergjithshem i Gjendjes Civile, Armand Teliti deklaroi dje se Regjistri Themeltar per here te pare mund te konsiderohet si i paster dhe pa emra dublikante. Ne nje deklarate per mediat, Teliti tha se jane percaktuar ne menyre te qarte qendrat e votimit per cdo individ, i cili ka te drejten per te votuar. Sipas drejtuesit te Gjendjes Civile per te pastruar listen e popullsise nga emrat e dubluar, Ministria e Brendshme ka bashkepunuar ne menyre te ngushte me Ministrine e Austrise. "Ne perfundim te kontrollit te dublimeve te mundshme u identifikuan ne sistem, 5818 persona te dubluar brenda te njejtes zyre, te njohura si dublime te brendshme, 45,074 persona te dubluar ndermjet zyrave, te njohura si dublime te jashtme, ne nje total te pergjithshem prej 50,892 personash te dyshuar si te dubluar", deklaroi Teliti, shifrat e emrave te dubluar, te cilat kane nje numer shume me te vogel nga sa pretendojne socialistet. Sipas tij, kjo eshte nje arritje e madhe ne kuader te pergatitjeve per zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Teliti tha se perjashtim bejne vetem disa dhjetera raste, ku ka rezultuar se keto rekorde pavaresisht se jane shenuar si dublime, i perkasin personave te ndryshem. Nderkohe qe nje nder problemet kryesore te evidentuara ne zgjedhjet e fundit ka qene ajo e listave te zgjedhesve, Teliti ka bere me dije se lista e zgjedhesve per cdo njesi, eshte e grupuar sipas qendrave te votimit. Por sipas tij, per shkak te levizjeve te kryera ndermjet njesive rezulton nje numer total prej 88,000 zgjedhesish pa nje numer te sakte qendre votimi. Ne lidhje me kete ceshtje, Teliti shpjegoi se sipas Kodit te ri Zgjedhor, tashme eshte kryetari i njesise ai qe duhet duhet t'u caktoje te gjithe zgjedhesve ne liste nje qender te vlefshme votimi brenda dates 28 shkurt. "Kjo pune duhet te kryhej per 3,133,248 zgjedhes nderkohe qe u shkon e gatshme njesive ne 97 per qind te punes dhe mbetet vetem 3 per qind ose 88,000 zgjedhes pa percaktuar nje qender te vlefshme votimi, gje qe ben shume te thjeshte dhe shume te shpejte plotesimin perfundimtar te listes se zgjedhesve", theksoi Armand Teliti ne lidhje me lehtesite qe zyra qendrore e Gjendjes Civile i ka krijuar njesive vendore, ne te gjithe vendin. Nderkohe qe eshte pergatitur lista e personave te cilet jane pastruar dhe nje liste e vecante po i dergohet cdo zyre civile per te kryer hapin final te pastrimit te dublimeve, ate te cregjistrimit nga Regjistrat Themeltare. Nga te dhenat e nxjerra nga regjistri i pastruar rezulton se numri total i popullsise eshte 4,249,942 persona, ndersa numri total i zgjedhesve eshte 3,133,248 persona. Prej kohesh Ministria e Brendshme ka nisur edhe pergatitjet per zgjedhjet, te cilat do te mbahen pas rreth kater muajsh. Nje nga pergatitjet me kryesore per keto zgjedhje eshte edhe pergatitja e kartave te identitetit dhe pasaportat biometrike per qytetaret. Madje paralajmeron se ne zgjedhjet e 28 qershorit, zgjedhesit do te votojne me karta identiteti dhe pasaporta biometrike.





Shifrat


Drejtori i Gjendjes Civile deklaroi se numri total i popullsise ne vend eshte 4,249,942 persona. Numri total i zgjedhesve eshte 3,133,248 persona. Ai theksoi se numri total i popullsise, i ndare sipas qarqeve dhe njesive te qeverisjes vendore, i eshte derguar dje KQZ-se.





Masat





* Eshte pergatitur lista e personave te cilet jane pastruar dhe nje liste e vecante po i dergohet cdo zyre te gjendjes civile per te kryer hapin final te pastrimit te dublimeve, ate te cregjistrimit nga Regjistrat Themeltare.


* Eshte pergatitur Udhezimi i Ministrit "Per procedurat e hartimit te listes se zgjedhesve per zgjedhjet per Kuvendin e Shqiperise" .


* Eshte pergatitur lista e zgjedhesve dhe per cdo njesi te qeverisjes vendore e gjeneruar nga regjistri kombetar i Gjendjes Civile.


* Nje CD e vecante qe permban aplikimin kompjuterik me listen e zgjedhesve te njesise, manuali i perdorimit, Nje kopje e Kodit Zgjedhor te Republikes se Shqiperise", Lista e dublimeve te pastruara per tu cregjistruar nga Regjistrat Themeltare .


* Lista e zgjedhesve per cdo njesi eshte e grupuar sipas Qendrave te Votimit. Per shkak te levizjeve te kryera ndermjet njesive rezulton nje numer total prej 88,000 zgjedhesish pa nje numer te sakte Qendre Votimi.


* Ne perputhje me Kodin Zgjedhor, Kryetari i njesise duhet tu caktoje te gjithe zgjedhesve ne liste nje qender te vlefshme votimi brenda dates 28 shkurt 2009.