Sistemi part-time
 

 
Në fakultetin e Ekonomisë janë 86 kuota të paplotësuara. Kandidatët duhet të paraqiten pranë sekretarisë së part-time
 
Marsel LELA
 
TIRANë – Universiteti i Tiranës shpalli tre ditë më parë listën e fundit të fituesve për fakultetin e Shkencave Sociale dhe atij të Drejtësisë, për programet e studimit në sistemin me kohë të pjesshme ose part-time.
Gjithashtu, ky universitet ka nxjerrë edhe kuotat e parealizuara të fakultetit të Ekonomisë, për vendet që kanë mbetur bosh pas nxjerrjes së listës së fituesve në këtë fakultet, si dhe të fakultetit të Shkencave Sociale dhe atij të Drejtësisë.
Pas regjistrimit të kandidatëve fitues në këto programe studimi të sistemit me kohë të pjesshme, Universiteti i Tiranës shpalli gjithashtu edhe fituesit e fundit të këtyre programeve, për kuotat e mbetura të palotësuara.
Për sa i përket Fakultetit të Ekonomisë, janë në total 86 kuota të parealizuara për fakultet të parë dhe shtatë për fakultet të dytë. Për këtë fakultet, të gjithë aplikantët e interesuar duhet të paraqiten në sekretarinë e part-time, për më shumë informacion.
Sipas informacioneve nga Universiteti i Tiranës, pas shpalljes së listave të fituesve në fakultetin e Drejtësisë, mbetën të paplotësuara edhe dy kuota për programin e dytë të studimeve në këtë fakultet, pas regjistrimit të fituesve.
Ndërsa për programin e dytë të studimeve, po në fakultetin e Drejtësisë, mbetën të paplotësuara 18 kuota. Për sa i përket fakultetit të Shkencave Sociale, mbetën të paplotësuara akoma katër kuota.
Përkatësisht, dy kuota për degën e Psikologjisë dhe dy kuota për degën Punë Sociale. Regjistrimi për këto kuota të palotësuara do të bëhet sipas rendit zbritës të kandidatëve që kanë aplikuar në këto programe të sistemit part-time.
Nga kuotat e paplotësuara do të përfitojnë ata kandidatë që vijnë direkt pas kandidatit të fundit fitues në këto programe studimi.
Universiteti i Tiranës bëri me dije se, ka përfunduar paraditen e ditës së mërkurë regjistrimi për kuotat e rialokuara në sistemin me kohë të pjesshme. Në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë rezultuan pesë kuota të parealizuara, ndërsa në Fakultetin e Shkencave Sociale rezultuan katër kuota të parealizuara.
Në Fakultetin e Shkencave të Natyrës u regjistruan të gjithë aplikantët e shpallur fitues, ndërsa Fakulteti i Drejtësisë dhe ai i Ekonomisë detajoji paraditen e së enjtes kuotat e mbetura bosh dhe aplikantët që do të kenë të drejtë të regjistrohen me uljen e vizës së fituesve.
Tre ditë më parë u përcaktuan edhe pesë fituesit e rinj të Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë.
 
 
 
 
Fakulteti i Drejtësisë
 
Për programin e dytë të studimeve
 
1.Estela Minella Mano
2.Laureta Lavdërim Cama
 
Për programin e parë të studimeve
 
1.Elona Bajram Beta
2.Shpresa Bilal Xhomara
3.Albert Riza Hodaj
4.Goldvin Gëzim Veliu
5.Xhuljana Rustem Tocci
6.Artan Ibrahim Stermasi
7.Artur Elmi Muja
8.Admir Hekuran Hodo
9.Merita Rexh Rrahmani
10.Areta Tom Zhapa
11.Martina Beqir Pistulli
12.Elton Ferdinand Shehu
13.Bilbil Maliq Sula
14.Eriselda Seit Prishta
15.Antela Hekuran Sadushi
16.Alma Hasan Deliu
17.Hysen Razi Erebara
18.Ded Pal Ramaj
 
Fakulteti i Shkencave Sociale
 
Psikologji
 
1.Enkelejda Milla
2.Almira Llausha
 
Punë Sociale
 
1.Luljeta Hamid Xhepa
2.Mimoza Adem Petriti
 
Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë
 
Gjeografi
 
1. Majlinda Stafa 2.Entela Bregu 3.Flutura Nonaj Histori
 
1. Nure Liçaj 2. Hatixhe Kertalli