Për regjistrimin e pasurisë në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme duhen gjithsej 129 dokumente. Burime pranë këtij institucioni shpjeguan për gazetën “Albania” se këto dokumente iu duhen qytetarëve për një sërë shërbimesh që ofrohen në këtë institucion. Të njëjtat burime shpjegojnë se lista është e shoqëruar me kodin përkatës dhe institucion që mund të merret dokumentacioni përkatës. Gazeta “Albania” ka mundur ta sigurojë listën e plotë të dokumenteve dhe po e boton atë në numrin e sotëm. Për të kryer regjistrimin e pronës në Hipotekë, duhet të kesh një sërë dokumentesh. Duke qenë se procedurat kanë ndryshuar duke u përfshirë në sistemin elektronik, është shumë e rëndësishme për të gjithë ata që duan të regjistrojnë që të kenë dokumentacionin e saktë nga institucionet e duhura. Tani më qytetarët nuk e kanë të nevojshëm që të qëndrojnë për orë të tëra në radhë për të kryer veprime për pronën. Sistemi më i ri iu ka mundësuar atyre që ata të paraqiten vetëm dy herë për kërkesën e tyre. Fillimisht do të paraqesin kërkesën, në këtë ditë ata do të pajisen me një kupon si dhe do t’u përcaktohet data dhe orari kur duhet të fusin kuponin në aparaturat elektronike të Zyrave Vendore për Regjistrimin e Pasurive. Më pas atyre do iu vijë përgjigja me postë.

Shërbimet

Për të gjitha shërbimet që kryen Zyra për Regjistrimin e Pasurive janë përcaktuar kode për shkak të sistemit të ri elektronik. Hipoteka ka përcaktuar kodet dhe shërbimet për dokumentet që shërbejnë për kalimin e pronësisë, informacionin, Regjistrimin dhe fshirjen e barrave, Regjistrimin e pasurisë truall/ ose ndërtesë të fituar në bazë të 28 proceseve ligjore që janë të parashikuar në formular. Si dhe së fundmi dokumentet për regjistrimin fillestar të pasurisë. Në tabelën që përmban verifikimet e dokumenteve janë të përfshira verifikimet e aktit administrativ, verifikimet e aktit noterial, e vendimit gjyqësor. Po kështu për të gjitha ato raste kur kemi të bëjmë me një vendim me anë t ë së cilit paraqitet fitim pronësie me trashëgimi si dhe kur bëhet fjalë për kundërshtim të vendimit të komisionit të kthimit dhe kompensimit të pronave.

Dokumentet

Në tabelën që ofrohen dokumentet e duhura janë përcaktuar në disa kategori. Për vendimet gjyqësore janë përfshirë 15 dokumente që shoqërohen me institucionin që mund t’i lëshojë ato dhe kodin përkatës të tyre. Më tej ndarja vazhdon me aktin administrativ, noterial hartografik dhe ndihmës.









LISTA E PLOTE E DOKUMENTAVE QE NEVOJITEN



Kodi Emri i dokumentit Institucioni leshues

1. Vendim gjyqesor GJ1 Vendim gjykate ose marreveshje noteriale per krijim servituti Gjykata

GJ2 Vendim gjykate ose marreveshje per heqje servituti Gjykata

GJ3 Vendim gjykate per caktim e kujdestarit te miturve antare te familjes bujqesore Gjykata

GJ4 Vendim gjykate per fshirje Gjykata

GJ5 Vendim gjykate per regjistrimin e personit juridik Gjykata

GJ6 Vendim gjyqesor ose akt noterial per vendosjen e hipotekimit Gjykata

GJ7 Vendim gjyqesor per kalimin e prones se paluajtshme ne pronesi te fituesit te ankandit Gjykata

GJ8 Vendim gjyqesor perfundimtar i formes se prere Gjykata

GJ9 Vendim gjyqesor te shkalles se pare ose vertetim me shkrim nga organi qe ka bere gabimin ne dokumentin perkates Gjykata

GJ10 Vendim i Gjykates per regjistrimin e personit juridik Gjykata

GJ11 Vendimi keshillit te komunes Gjykata

GJ12 Vendimi gjyqesor per venie sekuestro ose i ndermjetem Gjykata

GJ13 Vendim gjjyqesor per heqje dore nga trashegimia Gjykata

GJ14 Vendim gjyqesor per nderrim emri Gjykata

GJ15 Vendim gjyqesor per celje trashegimie Gjykata

2. Akt administrativ A1 Akt administrativ per fshirje te kufizimeve te pasurise Institucioni qe e ka me ligj.

A2 Akt administrativ per venie kufizimi Institucioni qe e ka me ligj.

A3 Akt i dorezimit i nenshkruar nga AKP e Bleresi A.K.P

A4 Akt i kolaudimit te objektit Inxhinier i licensuar

A5 Akt i marrjes se tokes ne pronesi Komisioni i ndarjs se tokes ne fshat dhe komune

A6 Akt i piketimit te objektit Urbanistika e Bashkise/Qarkut

A7 Akt ligjor te pronesise ose te drejtave te tjera reale

A8 Akt vleresimi i pasurise per efekt tatimi Person i licensuar per vleresimin

A9 Certifikate e gjendjes familjare Gjendja Civile e Bashkise/Komunes

A10 Certifikate e gjendjes familjare ne momentin e kalimit te pronesise Gjendja Civile e Bashkise/Komunes

A11 Certifikate familjare e 1 dhjetor 1992 Gjendja Civile e Bashkise/Komunes

A12 Certifikate lindje Gjendja Civile e Bashkise/Komunes

A13 Certifikate pronesie Zyra Vendore e R.P.P.

A14 Dokument pronesie Zyra Vendore e R.P.P.

A15 Kartela e pasurise Zyra Vendore e R.P.P.

A16 Kartela e pasurise (Kopje) Noteri

A17 Leja per sheshin e ndertimit e dhene nga organi kompetent K.Rr.T. Bashkise. Komunes, Qarkut

A18 Leje ndertimi e miratuar nga KRRT K.Rr.T. Bashkise. Komunes, Qarkut

A19 Leje ndertimi e miratuar nga KRRT K.Rr.T. Bashkise. Komunes, Qarkut

A20 Leje ndertimi e miratuar nga Kryetari i Keshillit te fshatit te bashkuar KP te qytetit K.ryetari Keshillit te fshati bashkuar

A21 Leje ndertimi e miratuar nga Pergjegjesi i Seksionit te Urbanistikes Pergjegjesi i Seksionit te Urbanistikes

A22 Leje ndertimi e miratuar nga Pergjegjesi i Zyres se Urbanistikes te KEKP te qytetit Pergjegjesi i Seksionit te Urbanistikes

A23 Leje shfrytezimi ose banimi te objektit Bashkia/Komuna/Qarku

A24 Lista e inventarit te pasurise qe do te regjistrohet Keshilli i Ministrave

A25 Miratimi i Ministrise se Bujqesise per ndryshimin e llojit te pasurise nga are ne truall Ministri i Bujqesise

A26 Shkrese percjellese e institucionit qe kerkon regjistrimin e pasurise Institucioni qe e ka me ligj

A27 Shkrese percjellese nga institucioni qe ka leshuar aktin Institucioni qe e ka me ligj

A28 Shkrese percjellese nga institucioni qe ka leshuar lejen e shfrytezimit Bashkia/Komuna/Qarku

A29 Statuti i shoqerise tregtare Asambleja e shoqerise

A30 Urdher nga regjistruesi Regjistruesi i ZVRPP

A31 Urdheri i Ministrit te Ekonomise Publike dhe Privatizimit Ministri i Ekonomise

A32 Vendim Bashkie per ndryshim emri Keshilli i Bashkise

A33 Vendimi i Keshillit te Ministrave per kalimin ne administrim te pasurive Keshilli i Bashkise

A34 Vendimi i Komisionit te shperndarjes dhe te likuidimit te pasurive te Koop.Bujqesore Komisioni i shperndarjes dhe likuidimit te pasurive te kooperativave bujqesore

A35 Vendimi i Komsionit te kthimit dhe kompensimit te pronave ish pronareve Agjensia e kthimit e kompesimit te p[ronave

A36 Vertetim i Zyres se Gjendjes Civile Zyra e gjendjes civile

A37 Vertetim nga organi i njesise vendore ku ndodhet pasuria Bashkia/Komuna/Qarku

A38 Vertetim nga organi i njesise vendore mbi perberjen e familjes Komuna

A39 Vertetim pronesie Zyra Vendore e R.P.P.

A40 Vertetimi i ndryshimit te kufirit i leshuar nga autoritetet e pushtetit vendor ose nga subjekti shteteror qe e ka ne administrim

A41 Akt administrativ per ndryshim emri Bashkia/Komuna/Qarku

3. Akt noterial N1 Akt noterial per fshirje te kufizimeve te pasurise ose fshirje te hipotekimit Noteri

N2 Akt noterial per hipotekim ligjor Noteri

N3 Akt-dhurimi i nderteses i pergatitur nga Komisioni i perbashket i Bashkise dhe Lidhja e Shkrimtareve dhe Artisteve Noteri

N4 Deklarate e anetareve te familjes bujqesore per zgjedhjen e nje perfaqesuesi te ri te familjes bujqesore Noteri

N5 Deklarate e per heqje dore nga pasuria Noteri

N6 Deklarate noteriale Noteri

N7 Deklarate noteriale e kufitareve Noteri

N8 Deklarate noteriale e kufitareve qe preken nga saktesimi Noteri

N9 Deklarate noteriale e pronarit Noteri

N10 Deshmi trashegimie Noteri/ Gjykata

N11 Deshmi trashegimie nese prona i kthehet trashegimlenesit Noteri/ Gjykata

N12 Dokument per marredheniet me truallin Noteri//AKKP, KNT i fshatit

N13 Dokumenti i kalimit te pronesise ne te cilen te jene nenshkrimet e anetareve te familjes dhe te trashegimtareve te anetarit te saj ose perfaqesues me prokure Noteri

3. Akt noterial N14 Kontrate dhurimi Noteri

N15 Kontrate dhurimi me kusht Noteri

N16 Kontrate e mardhenieve me truallin Noteri

N17 Kontrate e shites se truallit midis Keshillit te rrethit/Bashkise dhe bleresit Noteri

N18 Kontrate e shitjes nepermjet AKP-se dhe bleresit per objektin Noteri

N19 Kontrate e shitjes se baneses Noteri

N20 Kontrate e shitjes se objektit Noteri

N21 Kontrate e shitjes se truallit midis Keshillit te Rrethit dhe bleresit Noteri

N22 Kontrate e shitjes se truallit midis Keshillit te rrethit/Bashkise dhe bleresit Noteri

N23 Kontrate e shitjes se truallit pas 01.08.1991 Noteri

N24 Kontrate midis themelueseve

N25 Kontrate nenqiraje Noteri

N26 Kontrate noteriale midis pronareve Noteri

N27 Kontrate pjestimi ose vendim gjykate Noteri/Gjykata

N28 Kontrate qiraje Noteri

N29 Kontrate shitje Noteri

N30 Marreveshje noteriale e lidhur ndermjet subjekteve kufitare per ndryshimin e kufirit Noteri

N31 Miratim i pronarit

N32 Akt noterial per heqje dore nga pronesia Noteri

N33 Kontrate kembimi Noteri

N34 Akt noterial per marreveshje kufizuese Noteri

N35 Kontrate shitje me rezerve Noteri

4. Dokument hartografik H1 Gentplan apartamenti

H2 Harta treguese e pasurise Zyra vendore e RPP

H3 Harta treguese e pasurise (Kopje) Zyra vendore e RPP

H4 Planimetri apartamenti

H5 Plan-rilevimi Topograf me license

H6 Plan-vendose e miratuar nga pergjegjesi i Seksionit te urbanistikes Urbanistika

H7 Plan-vendose e miratuar nga pergjegjesi i Urbanistikes dhe Kryetari i Keshillit te fshatit Urbanistika

H8 Plan-vendosja e miratuar nga KRRT KRRT/Bashkise/Komunes/Qarkut

H9 Plan-vendosja e miratuar nga KRRT, per token e miratuar nga Ministria e Bujqesise KRRT/Bashkise/Komunes/Qarkut

H10 Plan-vendosja e miratuara nga KRRT per deri 5.000 m2 dhe nga KRRTSH per mbi 5.000 m2 KRRT/Bashkise/Komunes/Qarkut, KRRTSH.

H11 Plan-vendosja te miratuar nga Urbanistika Urbanistika

H12 Plan-vendosje

H13 Plan-vendosje e miratuar nga Urbanisti i KEKP te qytetit

H14 Proces-verbal i marjes se prones ne dorezim AKKP

H15 Projekti (planimetri e kateve) Bashkia/Komuna/Qarku.

5. Dokument ndihmes ND1 Dokumenta te tjera mbeshtetes te 24 b

ND2 Kerkese per saktesim Personi i interesuar

ND3 Kerkese e pronarit Personi i interesuar

ND4 Kerkese e te interesuarit Personi i interesuar

ND5 Kerkese me shkrim nga i interesuari ku perfshihen te dhenat e nevojshme per identifikimin e pasurise Personi i interesuar

ND6 Kerkese per ndryshim kufiri Personi i interesuar

ND7 Kerkese per pjestimin pasurie Personi i interesuar

ND8 Kerkese per regjistrim Personi i interesuar

ND9 Kerkese-padi Personi i interesuar

ND10 Kopje certifikates te pronesise ose kopje kartele ose plan rilevimi Zyra Vendore e RPP

ND11 Kopje te certifikates se pronesise Zyra Vendore e RPP

ND12 Mandat arketimi-pagese e leshuar nga gjykata Gjykata

ND13 Te dhena mbi identifikimin e pasurise objekt gjykimi Gjykata

ND14 Vertetim nga gjykata ku konfirmohet personaliteti juridik dhe fakti se ai nuk ka kaluar ne likujdim , falimentim apo mbyllje, vertetim i cili duhet te kete te njejten date me ate te paraqitjes ne ZRPP Gjykata

ND15 Vertetim nga organi qe ka kryer gabimin material Institucioni qe e ka me ligj

6. Dokument ndihmes (24b) ND16 Akt njoftunie Gjykata

ND17 Dokumente qe vertetojne blerjen e truallit nga ish-pronare Organe te pushtetit lokal.

ND18 Dokumete trashegimie te interesuarit Noteri/Gykata

ND19 Harte e pasurise para vitit 1990

ND20 Leje ndertimi i dhene nga organi kompetent i periudhes kur eshte bere ndertimi Organe te pushtetit lokal.

ND21 Vendim gjyqesor i faktit kur eshte bere ndertimi Gjykata

ND22 Vertetim nga organet e pushtetit vendor per ndertimet e bera para vitit 90 Organe te pushtetit lokal.





16 Dhjetor 2010