Pas nje dite te acarte me reshje bore thuajse ne gjithe vendin temperaturat sot kane pesuar nje ngritje te lehte. Nderkohe qe vendin e bores e kane zene reshjet e shiut.




Per pasoje jane shtuar prurjet ne HEC-e dhe kaskaden e lumit Drin.




Akset nacionale dje te zena nga bora dhe ngrica sot jane shkrire duke bere qe levizja e mjeteve te jete e lire dhe pa probleme. Sipas te dhenave te bllokuara mbeten vetem zonat e thella si Gryke Caj Zapod Arren dhe Markgegaj e Lekbibaj.




Ndekaq po punohet per te mbajtur ne funksion te plote aksin nacional Morine - Tuneli i Kalimashit.






Mengjesi i djeshem e ka gjetur kryeqytetin te zbardhur nga bora. Rreth ores 0730 floket e bores kane nisur me shtruar duke zbardhur rruge e cati shtepish e duke entuziazmuar ata qe e duan boren.




Por ndersa ne kryeqytet reshjet e bardha nuk kane shkaktuar probleme nuk mund te thuhet e njejta gje per nje sere aksesh te cilat jane bllokuar per shkak te bores.




Moti i keq ka izoluar disa komuna ne zonat e thella dhe ka shkaktuar shume probleme ne qarkullimin e automjeteve per shkak te ngrices e bores neper akse rrugore.




Te dhenat e fundit te ministrise se Transporteve per situaten e rrugeve tregojne per shume rruge problematike ne qarkullim. Shoferet keshillohen te jene te kujdesshem e te perdorin zinxhiret aty ku keshillohet qarkullimi me zinxhire per te lehtesuar levizjen e per te shmangur aksidentet.

Situata



Akset Qafe Qele - Puke - Fushe Arrez - Qafe Mali - Qafe Shllak Qafe Mali -FierzeKryqezim Hadroj - Qafe Bene rruget jane te kalueshme me zinxhire punohet per pastrimin e debores dhe shperndarjen e kripes.

Ne aksin rrugor Kukes - Krume Kukes-Topojan-Shishtavec nga Topojani - Shishtavec ka prezence akulli qarkullimi i mjeteve kryhet me veshtiresi dhe me zinxhire.

Ne Aksin Kukes - Qafe Shllak qarkullimi kryhet me dy kalime pa zinxhire. Punohet vazhdimisht per mbajtjen nen kontroll te situates.

Ne aksin Kukes - Thirre rruga e re nuk ka probleme per qarkullimin e mjeteve vazhdon te hidhet kripe.Ne aksin Bajram Curri - Kam qarkullimi i mjeteve kryhet me zinxhire.

Aksi Kukes - Draj Rec ne 10 km e fundit rruga eshte bllokuar per shkak te cedimit te trupit te rruges rreth 1m dhe debores.




Ne segmentin rrugor Bajram Curri-Fierze km11 qarkullimi i mjeteve kryet me nje kalim. Ne rrugen e Dardhes qarkullimi i mjeteve kryhet me zinxhire.

Ne aksin kryesor Milot - Peshkopi vetem segmenti rrugor Klos - Qafe Dushku - Qafe Bualli - Peshkopi qarkullimi kryhet me zinxhire.

Ne aksin rrugor Ura e erenecit - Stebleve segmenti Ura e Cerenecit - Qafe Dragalice eshte i kalueshem me veshtiresi me zinxhire ndersa segmenti rrugor Qafe Dragalica- Stebleve eshte i bllokuar per shkak te debores.

Ne aksin Qafe Bualli - Kraste qarkullimi i mjeteve kryhet me zinxhire.Ne aksin Peshkopi-Muhur - Qafe Draj qarkullimi kryhet me zinzhire.

Ne aksin Shpal - Ura e Rrepsit kalimi i mjeteve sot behet pa probleme.Ne aksin Reshen- Qafe Bene ka debore kalimi i mjeteve sot kryhet me zinxhire.

Ne superstraden Rreshen - Milot ka prezence shtrese te holle ngrice por pa problem per qarkullimin e mjeteve.




Segmentit rrugor nga Biza e Martaneshit e tutje kalimi behet me zinxhire. Aksi Tirane - Dajt - Qafe Molle i kalueshem me zinxhire ne pjesen mbas traut dhe nga trau tek parku i Dajatit.Ne aksin Tirane-Krrabe km 29 ka prezence akulli dhe debore qarkullimi i mjeteve kryhet pa zinxhire punohet vazhdimisht per mbajtjen ne kushte normale per qarkullimin e mjeteve. Ne rrugen e Ndroqit ka prezence akulli dhe debore. Ka filluar puna per shperndarjen e kripes nuk ka probleme per qarkullimin e mjeteve.

Ne Autostraden Tirane Durres per shkak te reshjeve te bores po hidhet kripe dhe skorje qarkullimi i trafikut eshte i lire por ftohen drejtuesit e mjeteve te ene te kujdesshem.

Ne aksin rrugor Librazhd - Stebleve vetem ne pjesen Lunik - Stebleve qarkullimi kryhet me zinxhire.Ne aksin K/Labinot Fushe - Monument Bize deri ne Rrenc qarkullimi i mjeteve kryhet me zinxhire. Nga Rrenc - Monument Bize rruga eshte zhbllokuar.




Ne aksin rrugor Elbasan - Kacolite Elbasan - Qafe Thane qarkullimi kryhet me zinxhire. Ne te gjithe qarkun ka patur reshje debore. Akset e tjera nuk kane probleme per qarkullimin e mjeteve. Ne Qafen e Llogorase dhe ne Aksin Sarande - Qafe Muzine situata eshte permiresuar. Rruga eshte e hapur qarkullimi i mjeteve kryhet pa zinxhiregjate gjithe kohes mbahet ne mbikqyrje. Situata ne aksin Berat - Gllave vazhdon te mbetet e pandryshuar qarkullimi i mjeteve kryhet vetem me zinxhire.

Ne aksin Berat - orovode qarkullimi i mjeteve kryhet me zinxhire.