13-01-2014 / Gazeta 55

SSSA
ASSKremtohet 23-vjetori i krijimit të degës së PD në Sarandë

Dita e diel e 12 Janarit ka qenë një ditë feste për demokratët e Sarandës. Por jo vetëm kaq, përtej kornizës ceremoniale, kjo festë ka lënë gjurmë dhe habi tek pjesëmarrësit dhe vet demokratët. Dhe kjo ka qenë pjesëmarrja e shumtë, përtej parashikimit nga demokratët e Sarandës si parti opozitare. Por qytetaria sarandjote i ka kapërcyer vargonjtë politikë dhe kanë festuar së bashku 23 vjetorin e krijimit të degës së PD-së së Sarandës. Saranda ka treguar edhe njëherë se di të bashkëjetojë politikisht, etnikisht, dhe këtë traditë nuk e ka prishur as ceremonia festive e 23 vjetorit të krijimit të degës së PD-së Sarandë. Ceremonia është zhvilluar mjaft mbresëlënëse dhe shumë emocionuese me pjesëmarrjen jo vetëm të demokratëve, por edhe të qytetarëve të shumtë, të ftuarve nga gjithë spektri politik i Sarandës, shoqatave dhe vizitorëve të huaj që u ndodhën rastësisht në Sarandë. Këtë festë kremtuese e ka hapur me një përshëndetje kryetari i degës së PD-së së Sarandës, z.Bejdo Çela, i cili me një përshëndetje të shkurtër ka koncentruar gjithë zhvillimin historik të kësaj dege, si dega e parë pas krijimit të komisionit nismëtar të PD-së në Tiranë , dhe dega e parë që u përball me dhunën e partisë-shtet në ikje. Si e tillë kjo degë ka ecur në 23 vite me suksese dhe përballje të sfidave që sjellin zhvillimet politike. Z.Çela ka nënvizuar detajin e bashkimit të demokratëve si moment i domosdoshëm historik për përmbushjen e misionit të kësaj force politike , demokratizimit të vendit dhe integrimit të plotë, dhe për këtë thirrja kryesore i takon rinisë e sidomos studentëve , sepse PD-lindi si parti e studentëve dhe gjatë qeverisjes së sajë ka plotësuar aspiratat e kësaj gjenerate. Deputeti i PD-së për qarkun e Vlorës, z.Arben Ristani, në fjalën e tij përshëndetëse, fjalë e cila ka qenë e përcjellur mes emocioneve të shumë pjesmarrësëve në takim, ka shpalosur panoramën e arritjeve të PD-së në pushtet dhe përballjen e këtyre arritjeve me qeverinë e majtë. Një fakt domethënës, -ka nënvizuar Ristani,- se pse të gjitha arritjen në fushën ndërkombëtare kanë qenë gjatë qeverisjes së PD-së dhe po ashtu edhe përmirësimi me standarde bashkëkohore të infrastrukturës i takojnë kësaj force politike. Ne,- ka theksuar Ristani, arritëm dhe plotësuam premtimet me liderin historik Sali Berisha, dhe ne me kryetarin aktual Lulzim Basha, pozicionin opozitar do ta kryejmë sipas përgjegjësisë që kemi për komunitetin dhe kombin. Deputeti Ristani ka theksuar se PD- me Sali Berishën ka përmbajtur premtimet gjatë qeverisjes, por edhe gjatë procesit zgjedhor PD-ja shfaqi vlerat si parti e standardeve evropiane, pranoi humbjen dhe lideri i sajë historik dha dorëheqjen, duke vendosur kështu një standard të ri në demokracinë shqiptare. Opozita e sotme, me kryetarin e ri Lulzim Basha, por edhe me asistencën e përvojës dhe praktikës së liderit historik Sali Berisha, po denoncon mashtrimet e qeverisjes së sotme , dhe premton rikthimin në pushtet sa më shpejt të PD-së, si forca e vetme që mban premtimet para elektoratit , ka përfunduar deputeti i PD-së Arben Ristani. Më pas debati për zhvillimet e fundit dhe presionit mbi administratën , deputetit i janë përcjellur përmes trokitjes së gotave të koktejit.
Agron Mema




...