Ne Elbasan u zhvillua ceremonia e rivarrimit te eshtrave te efektivit te policise Kristaq Begu i rene ne krye te detyres me 16 korrik te vitit 1997. Uniforma Kristaq Begu u vra barbarisht nga anetaret e njeres prej bandave me famekeqe qe ekzistonin ne qytetin e Elbasanit ne vitin 1997. Per kontributin e dhene me vendim te posacem te Keshillit te Ministrave ai u shpall Deshmor i Atdheut dhe per kete arsye eshtrat u zhvendosen ne Varrezat e Deshmoreve te qytetit te Elbasanit. Per kete qellim Ministria e Brendshme Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit dhe Drejtoria e Policise Elbasan organizuan nje ceremoni te vecante ne ambientet e Drejtorise se Policise Elbasan. Ne ceremonine e organizuar me kete rast merrnin pjese familjare nenkryetari i Parlamentit Ardian Turku kryetari i Keshillit te Qarkut Eugen Isaj kryetari i bashkise Qazim Sejdini perfaqesues te Ministrise se Brendshme dhe Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit kolege dhe shoke te te ndjerit. Fillimisht ka pershendetur drejtori i Policise se Qarkut Elbasan Jashar Vreka i cili u shpreh se Kristaq Begu ishte nje nga efektivat shembullore i cili dha jeten ne mbrojtje te interesave kombetare ne kohen kur vendi ishte ne anarki e bandat kriminale terrorizonin qytetin. Kryetari i bashkise Qazim Sejdini u shpreh se Kristaq Begu ishte nje efektiv i guximshem i vendosur per te respektuar rregullin dhe ligjin. Kryetari i Keshillit te Qarkut Eugen Isai tha se tek Kristaq Begu misheroheshin cilesite e babait shembullor dhe efektivit qe ra heroikisht ne krye te detyres. Edhe pse nuk jeton me ai duhet te ndjehet krenar per tre femijet e tij te cilet po ndjekin rrugen e te atit. Pas kryerjes se homazheve dhe mbulimit me kurora te arkivolit e bija Valbona Begu ka pershendetur ne emer te familjes. Ajo u shpreh se ndihet krenare per kontributin qe dha i ati ne mbrojtje te rendit e ligjit dhe se femijet po cojne me tej vepren e tij. Me pas arkivoli eshte percjelle per ne Varrezat e Deshmoreve te Atdheut. Nga viti 1997 e deri me tani 5 efektiva policie kane rene ne krye te detyres ne qarkun e Elbasanit.