Në ditën ndërkombëtare të gruas një ekspozitë me punime interesante u çel në mjediset e UT, e cila në këtë ditë erdhi dhe si një urim për 8 marsin. Me titull Kërkohet një Grua vjen ekspozita fotografike me anë të së cilës është synuar sensibilizimi dhe ndërgjegjësimi i opinionit për rolin e gruas në shoqëri, e hapur në ditën ndërkombëtare të gruas. Ndërgjegjësim i





cili vjen nëpërmjet një procesi vizual ku imazhi nuk është vetëm një dukuri statike pa zë, por një projeksion i zëshëm artistik. Kjo iniciativë është marrë nga parlamenti rinor, ku sipas koordinatores Griselda Qosja përpiqet t'iu japë përgjigje shumë shqetësimeve lidhur me rolin e gruas në ditët e sotme. E menduar edhe si një formë urimi për gruan ekspozita e hapur në ambientet e Universitetit Evropian të Tiranës do të qëndrojë e hapur për gjatë gjithë javës. Të gjithë ata që do të shikojnë punimet e saj, do të përballen me problemet që ndesh sot gruaja në shoqërinë shqiptare.