(Urime për 2009 ose bukuria moderne që edhe vret...)
Nga Agron LUKA
Tiranë, më 2 prill 1954, Skënder Luarasi
Në bazë të kësaj Kritike do të rezultonte se familja Migjeni, këtu edhe z. Olga Nikolla Luarasi e bashkëshorti i saj Skënder Luarasi, brenda këtyre novelave, na paskan pasur dijeni edhe për një variante tjetër të novelës Studenti në shtëpi, të rishikuar e të ndrequr nga vetë Migjeni në Itali! Dhe kuptohet se, këtu si rishikim e ndreqje hynin edhe gabimet gjuhësore, por edhe disa  rishikime-ndryshime konceptime teksti. Këndej, së pari rezulton se, S. Luarasi nuk na qenka munduar e lodhur edhe aq shumë si redaktor e korrektues, për ndreqjen e gabimeve gjuhësore dhe të disa pjesëve të teksteve, sepse këtë punë e paska kryer vetë Migjeni dhe së dyti se, me rishikimin e ndreqjen na paska pasur edhe një variant të dytë të novelës Studenti në shtëpi.

Po përse zonja e ndjerë Ollga Nikolla Luarasi nuk ia dha këto vogëlsira redaktorit të ribotimit të vitit 1944, z. K. Cipo, në kohën e realizmit fashist të regjencës?! Epo, makar, të paktën tia jepte botimeve të mëvonshme të realizmit socialist! Dhe akoma më shumë e më rëndë, përse heshti çifti Luarasi dhe nuk ia dha botimit në rusisht të vitit 1954, kur tashmë Gjovalinin edhe e kishin grirë, ricikluar e stërkritikuar?! (Edhe rrahur nga K. Xoxia, siç i kënaqet shpirti shqiptarit Petro me origjinë has ilire nga Tumat e Luarasit, që paturpësisht shpullën e ka shtrembëruar si rrahje, duke e kopjuar nga shkrimet e mija!)   
Konkretisht këtë zbulim të variantit të ri/rishikuar-ndrequr, të prozës/novelës Studenti në shtëpi (ose në hipotezë edhe falsifikimit mjeshtëror të SL) Gj. Luka nuk e kishte ditur deri në kohën kur iu bë ajo Kritika Zyrtare, pa emër autori aty nga fund prilli-fillim maji i 1954. (Botuar te revista Nëndori, Nr. 5, 1954, f 125-130; Vo: Unë ruaj edhe kopjen origjinale të daktilografuar, të kësaj Kritike, ku ka edhe disa vende me shkrim dore. Ruaj edhe kopjen origjinale të daktilografuar të Përgjigjes së Gj. L ndaj kësaj Kritike. Jam i gatshëm tia paraqes organeve hetimore kompetente për autenticitetin.)
Dhe, siç e kam sqaruar më vonë në procesin e zhvillimit të polemikave, tashmë nuk ka asnjë diskutim se kjo kritikë ishte zyrtare dhe se nuk duhet ngatërruar me atë Kritikën e pretenduar të 2 prillit 1954, me autor S. Luarasin, që e ka hedhur në treg z. Petro S. Luarasi, disa herë. Vetëkuptohet, o z. Petro, se nuk e kisha ditur as unë, deri përpara atij zbulimit të atyre materialeve që pastaj i publikova. Prandaj ti nuk ke asnjë të drejtë ti bësh lëmsh e li të gjitha gjërat dhe me imponim prej maniaku. Më 1954 Gjovalini, siç edhe e ka shkruar edhe vetë Kritika Zyrtare, por edhe ai vetë në Përgjigje, vetëm u informua për gjetjen e këtij dorëshkrimi të rishikuar. Ai shprehu sinqerisht pohimin e tij se nuk kishte pasur asnjë dijeni dhe njëkohësisht shprehu urimin për sapogjetjen e këtij varianti. Çfarë i mbetej tjetër të thoshte... Ndërkaq familja e Migjenit, ku tashmë kishte hyrë edhe prof. SL, nuk i a dha GjL këtë variante as sa për tia hedhur një sy, as për ta lexuar e aq më pak tia vinte në dispozicion për ta konsultuar, megjithëse Kritika Zyrtare e nënvizonte se, familja e Migjenit e ka pasur dhe e ka për detyrë morale tia vinte në dispozicion këtë kopje origjinale të gjithë studiuesve të Migjenit. Këtë variantin e rishikuar e të ndrequr, çifti Luarasi nuk e kishte nxjerrë në botim as më 1953, as më 1954, as te botimi rusisht 13/IX/1954 dhe as më 1955-1956, por e nxorën në treg vetëm më 1957! Pra, vetëm kur ishin siguruar mirë e mirë pas rënies së Gjovalinit në qershor të vitit 1955. (Shih, E. Hoxha, DITAR 1955-1957, Vëll I, f 77)
Në qoftë se  ti o Petro, nuk e ke origjinalin e përkthimit rusisht Migjeni të 1954, hajde se ta jap unë një fotokopje. Te f 6 ke edhe referencën se nga ishte marrë Studenti në shtëpi, dmth nga botimi i vitit1953, te revista Letërsia Jonë, dhe te f 118-136 e ke komplet përkthimin rusisht të kësaj novele. (Nuk po citoj e riprodhoj rusisht, jo se nuk mundem, por se kam pak dyshim se kompjuteri i marrësit nuk i riprodhon. AL)
Te f 123 e botimit rusisht, nuk figuron fare ai episodi omisioni i hequr i nën-jorganit, ku vëlla e motër Nushi e Agia katolike flenë bashkërisht, dhe te mbyllja e novelës Studenti në shtëpi f 136 shkruhet, Hiqe maskën/Sbros Liçinu! Pra, as aty nuk janë ato bragashat shqiptare ose anadollake të borgjezisë katolike shkodrane, që medemek i paskësh hequr Gj. Luka dhe që i rizbuloi vigjilenti S. Luarasi për tia bërë qejfin e gajasur mikun e protektorin e tij kriminelin Mehmet Shehu! Në realitet shenjat e pikësimit te botimi rusisht kanë disa ndryshime nga pikësimi shqiptar. Përshembull, te bot. i 1953 në LJ, f 22, te episodi i nën-jorganit, pas fjalëve gjithmonë bashkë..., janë tre pika dhe këto me logjikën e paanshme, mundet të lejojnë ndonjë hipotezë se dikush mbase e kishte bërë një shkurtim. (?!) Mirëpo kush më shumë se sa vetë dhuronjësi, apo ndoshta edhe Zyra e Arsimit dhe Kulturës pranë KQ të PPSH/alias Zyra e Çensurës, ku shkonte derë më derë SL, mund ta kishte bërë këtë?! Përse duhet ta ripërsëris kaq e kaq herë? Ndërkaq te botimi i Gj. L. i fund marsit 1954 dhe te botimi rus nuk figuronin fare këto tre pikat. E pohoj përsëri se Gj. L. e ka pasur një ish kopje të daktilografuar të novelave të pabotuara të vitit 1945, të cilën e krahasoi edhe me botimin e vitit 1953, dhe mbi këtë bazë bëri edhe ribotimin e fund marsit të vitit 1954, sepse nuk ka asnjë logjikë se e shpiku nga ex nichilio.  
Tashti o z: Petro, po vijoj me mënyrën e kulturuar të polemikës dhe debatit, te ai mat-i yt, në një nga ato serialet e ndeshjeve shahistike për Kupën Migjeni. Në qoftë se qysh më gushtin e 1948, te zyra e Dh. S. Shuteriqit në LSHSH, S. Luarasi e kishte hedhur në daktilografim edhe Studentin në shtëpi, identik sipas atij varjantit që botoi më 1957, dhe nëqoftë se, sipas akuzave tuaja, këtë varjant të 1948 e kopjoi Gj. Luka më 1954, atëherë si do të shpjegohej fakti se ky botimi i Gj.L. i 1954, nuk korrespondonte me të pretenduarin botim të 1948 dhe as me origjinalin e 1957?! Fare, fare identik nuk ishte as me botimin e 1953. Ku i keni ju këto origjinalet dorëshkrimore ose daktilografike, përse nuk ia keni dhënë asnjëherë organeve kompetente të autenticitetit, arkivave dhe muzeumit dhe përse nuk i keni riprodhuar asnjëherë me faksimile, apo u janë amortizuar vetvetiu te ai Syndyku Misterioz i vitit 1954?! Shiko, konfrontoje botimin e 1953 me atë të 1954 të Gj. L. dhe detyrimisht 99% ata ngjasojnë (megjithëse nuk janë 100% identikë), sepse nuk kishin se si të ishin ndryshe.
Je ti që bie në kontradiktoritete dhe absurditete të hapura, sepse je ti që ke shkruar me të madhe se Gjovalin Luka, ka vjedhur dhe plagjiatuar materialin e SL të vitit 1948, duke i tejkaluar edhe vetë formulimet e sofistikuara të SL! SL., në 1957, kishte përdorur formulimin: botimi i vëllimit të Gj. L. pushton pjesën më të madhe të lëndës (f 51), kurse ti e degjenerove në zenit si vjedhje e plagjiaturë! Sepse ti nuk je i aftë as ta lexosh e as ta kuptosh babanë tënd... Materiali i Migjenit, ka qenë i Migjenit, more zotëri dhe jo i shokut S. Luarasi. Atë si në poezi e si në proza e kishin ribotuar, përdorur-pushtuar shumë autorë edhe më përpara. Ndërkaq, sa për atë materialin e pretenduar si Parathënie e komentime, foto etj, të 1948, të SL prej 100 e ca faqe, përse nuk e ribotuat fiks më 1957?! A nuk e ke sytë në ballë se te botimi i Gj. L. ka vetën një faqe parathënie?! Me demek se Skënderi e kishte dorëzuar të vetmen kopje unike ë, dhe se nuk paska pasur as letër kopjative makina e shkrimit në gusht të 1948?! Po, motra jote Angjelina përse e ndryshoi dhe e çtjetërsoi komplet Parathënien origjinale të 1957 dhe 1961, ndërsa më 2002 e pretendonte si ribotim?! Hapi pak sytë, hapi se si e ka përzënë ndër shumë të tjerë edhe atë Corvusin, stalinistin e famshëm...
Përse nuk protestoi Skënderi më 1953 flakë për flakë, dhe ta ribotonte novelën sipas një origjinali të dytë, të panjohur deri atëherë dhe të korrigjuar në sanatori