Nga data 1 korrik ka ndryshuar norma e sigurimeve. Ky ndryshim është zyrtarizuar dy ditë më parë kur qeveria me VKM ka miratuar ligjin “për sigurimet shoqërore” duke bërë që paga minimale për efekt kontributi nga rreth 13.000 lekë, që është aktualisht, të rritet me 14.800 lekë. Ky ndryshim nuk prek nivelin e sigurimeve në sektorin privat apo shtetëror.


ISSH


Pas vendimit të ndërmarrë nga qeveria, Instituti i Sigurimeve Shoqërore përmes një deklarate të nëndrejtorit të përgjithshëm, z.Astrit Hado, duke theksuar ndryshimet e miratuara me ligj.


“Ndryshimi i masës së pagës minimale për efekt kontributesh është një element periodik dhe dinamik në varësi të procesit të rritjes së pagave në shkallë vendi. Paga minimale në shkallë vendi përcaktohet çdo vit me vendim të Këshillit të Ministrave. Për këtë vit paga minimale në shkallë vendi është përcaktuar në masën 17 000 lekë”, - theksoi nëndrejtori i ISSH-së, Hado.


Ndërsa paga minimale për të vetëpunësuarit përcaktohet në këtë vendim. Kjo pagë për të vetëpunësurit është më e vogël se paga minimale. Ndërkohë që norma e kontributeve për efekt të sigurimeve shoqërore nuk ka ndryshuar. Gjithashtu, për të gjithë paguesit, të punësuar apo të vetëpunësuar, nuk ka asnjë ndryshim në skemën e pensioneve. Njëkohësisht qeveria ka bërë të detyrueshme sigurimin për të gjithë ata që ndërtojnë vetë.


Nga projektvendimi i dy ditëve më parë është bërë një klasifikim i qartë për kriteret që duhet të ketë një biznes që të konsiderohet si ambulant. Nisur nga përcaktimet në ligjin për tatimin mbi të ardhurat, për herë të parë në këtë vendim në kapitullin e parë, janë përcaktuar procedurat e regjistrimit dhe të pagesës së kontributeve të personave që punësohen në veprimtaritë e ndërtimit të banesave vetjake. Për këto raste detyrimin për evidentim, mbledhjen dhe derdhjen e kontributit e kanë bashkitë e komunat që japin lejen e ndërtimit.


Pagesa


Nëndrejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Hado theksoi se edhe për të vetpunësuarit që nga data një korrik ka ndryshuar norma e sigurimeve.


Paga minimale për të punësuarit dhe për të vetëpunësuarit ishte 13 149 lekë ndërkohë që bëhet 14 830 lekë. Paga minimale për të punësuarit ishte 17 000 lekë, ajo nuk ka ndryshuar ka mbetur e njëjtë 17 000. Paga maksimale për të punësuarit ishte 65 700 lekë ndërkohë me vendimin e ri ajo ka ndryshuar 74 150 lekë. Ndërsa masa vjetore e pagesës se të vetëpunësuarve në bujqësi për zonat fushore ishte 12 000 lekë dhe sërish ka mbetur e njëjtë. Gjithashtu, dhe për zonat malore, e cila ishte 7 800 lekë, ka mbetur e njëjtë.


Ndërsa sigurimi shëndetësor vjetor për të vetëpunësuarit në bujqësi në zonat fushore është 3 360 lekë. Për zonat malore 2 016 lekë.








Pagesat e kontributeve për efekt të Sigurimeve Shoqërore


Ishte Bëhet


Përqindje mbi të cila paguhet kontributi


për të vetëpunësuarit 26.2 26.2


Përqindja e sigurimit shëndetësor për të vetëpunësuarit 7 7


Përqindjet mbi të cilën bëhen pagesat për të punësuarit 29.5 29.5


Përqindja e sigurimit shëndetësor 3.4 3.4





Paga minimale për të punësuarit dhe të vetëpunësuarit


Ishte bëhet


1. Paga minimale mujore për efekt kontributi


për të vetëpunësuarit 13 149 14 830


2. Paga minimale për të punësuarit 17 000 17 000


3. Paga maksimale për të punësuarit 65 700 74 150


4. Masa vjetore e pagesës se të vetëpunësuarve


në bujqësi


- për zonat fushore 12 000 12 000


- për zonat malore 7 800 7 800


5. Sigurimi shëndetësor vjetor për të vetëpunësuarit


në bujqësi


- në zonat fushore 3 360 3 360


- në zonat malore 2 016 2 016