plazh-rrjesht—-Nga Mentor Kikia—-


Të dielën, shqiptarët me banim në Tiranë shkuan në plazh. Ishte piku i verës dhe dita më e nxehtë deri atëditë. Nisja ishte e organizuar. Të gjithë mendojnë që të udhëtojnë shpejt për t’i shpëtuar trafikut dhe të gjithë nisen në orën 08:00 të mengjesit. Por trafiku është rënduar që tek mbikalimi i kthesës së Kamzës. Autostrada është bllokuar dhe përgjatë nja 300-400 metrave është krijuar një lumë makinash. Sapo ndalon, (pasi ske ku të shkosh) nga pas vijnë boritë e makinave. Ai që është pas kërkon të ecë. Por nuk e ndihmojmë dot, edhe pse intesiteti i borive shtohet. Që përtej duket se autostrada është e lirë, që do të thotë se aty ku është koka e karvanit ka ndodhur një aksident. Më të paduruarit zbulojnë një shteg që të nxjerr nga austostrada në rrugën dytësore dhe befas të gjithë kërkojnë të futen në atë shteg. Me shpejtësi rrufe bllokohet dhe rruga dytësore. Siç mund të kuptohet, disa nga ata që nxitonin, nxitonin edhe më shumë dhe nuk pritën radhën por u futën kundravajrtje, duke e paralizuar trafikun edhe në rrugën dytësore. Pas pak asgjë nuk lëvizte. Pak më tutje, në rrugën dytësore, një autoambulancë më kot gulçonte me sirenën e saj për të çarë. Dikush kishte thyer qafën në aksidentin që kishte bllokuar autostradën, por askush nuk mund t’i shkonte në ndihmë.


Pas gjysmë ore policia kishte larguar makinat e përfshira në aksident dhe karvani filloi të lëvizë. Një banor me targa Tirane kishte nxituar më shumë se çduhej e çmundej dhe i ishte ngjeshur nga pas një furgoni. Fëmijët kishin mbetur me kamardare në anë të rrugës ndërsa drejtuesi i makinës, do i binte më për shkurt, nga spitali. Pa bërë as 500 metra rrugë, sërish një tjetër bllokim. Sërish i njëti skenar. Policia kishte tërhequr makinat e përshfira në aksident, nja 3 a 4 të tilla dhe kortezhi nisi sërish të lëvizë. Më të paduruarit, me nga 5 njerëz në sedilet e pasme e me fëmijë që kishin vënë që në shtëpi krahët e fryrë për të notuar, parakalonin nga e djathta, duke u futur nëpër ferra..


Mesa duket, shumica janë për në Gjirin e Lalësit. Në Durrës nuk shkohet më. Kështu thonë të gjithë në Tiranë, ata që nuk kanë blerë një apartament në bregdet. Për në Gjirin e Lalësit të çon një rrugë me dy kalime, por që shqiptarët me banim në Tiranë e kthejnë shpejt e shpejt në rrugë me dy kalime, vetëm vajtje. Por ndodh që dikush duhet të udhëtojë edhe në sensin tjetër, por e ka gabim. Të gjithë nxitojnë të ikin sa më parë në plazh, ndaj dhe e bllokojnë shpejt e shpejt rrugën. Nja dy policë që munohen me tabela në duar të vënë rregull arrijnë ta cbllokojnë, por vetëm për pak kohë. Pas nja dy kilometrash rruga është bllokuar sërish. Nuk ishte më aksident. Një njësi që ofronte shërbimin në zbukurimin e nuseve të fshatit, e kryente aktivitetin në rrugë. Një 5 makina kishin parkuar njëra pas tjetrës pikërisht në rrugën ku duhet të kalojnë edhe ata që nxitojnë edhe ata që nuk nxitojnë, për në plazh. Ato po bëheshin gati për të shkuar të merrnin nusen, duke u lidhur me shirita e duke u mbushur me tollumbace. Një herë martohet njëriu, hallall bllokimi i rrugës.


Më në fund udhëtimi futet në hullinë e tij normale. Dendësia e makinave bie pak dhe ja ku iku dhe kjo peripeci. Por, jo! Në një segment të drejtrë të rrugës, fshatarët e zonës kanë vendosur tendat prej kashtash e kompesatash për të shitur fruta e perime. Tani shqiptarët me banim në Tiranë kanë ndaluar njëri pas tjetrit në rrugë dhe po blejnë domate, rrush, pjeshka e shlqinj për ti ngrënë në plazh. Çtu thuash? Plazhi kërkon ushqim. Të ha deti,- thonin në kohën kur niseshim në plazh dhe merrnin me vete bukë me djathë e me vezë dhe ktheheshim në shtëpi të uritur. Ndaj dhe plazhistët tanë kanë vendosur të mbushin bagazhet me fruta e perime.


Pasi kalojmë edhe këtë pengesë më në fund po arrijmë. Por bëjmë kujdes ti hapim rrugën gjithkujt që nxiton shumë. Bëjmë kujdes se parakalimet bëhen edhe nga e majta edhe nga e djathta. Të gjithë nxitojnë. Po shkojnë në plazh dhe nxitojnë sikur ai roja i komunës, që u merr 100 lekë taksë një në 5 makina që ndalojnë t’ia japin, të kishte vendosur orar.


Epo vapë, ditë e dielë, kanë qenë një javë në punë shqiptarët me banim në Tiranë dhe mezi e presnin një ditë freskie në plazh. Le t’i mirëkuptojmë. Edhe fëmijët mezi presin të shkojnë në det dhe i nxisin prindërit të ecin më shpejt. Po kur kthehen në shtëpi çfarë dreqin kanë që fluturojnë këta shqiptarët me banim në Tiranë? A thua mbyllen portat e Tiranës tek rrethrrotullimi i Zogut të Zi? Këtë s’kam për ta mësuar dot kurrë.