Shfrytëzimi i mjedisit nënujor dhe botës përreth tij ka sjellë mjaft dëme,
por qeveritë, organizatat botërore dhe banorët vendas janë angazhuar në
programe të ndryshme për të ndalur shpërdorimet dhe për të rigjallëruar këto
ekosisteme.  Në serialin e përjavshëm
"Prirjet e Gjelbra", kolegia Isabela Çoçoli na sjell hollësi për kontrollin e nënujit në Britaninë
e Madhe, për masivin e madh koralor në Australi dhe kreshtën koralore dhe pyjet
përreth saj në Indonezi.







Ky mjet lundrues me një peshë
prej më shumë se 12 milioin kilogramësh është pajisja më e çmuar e Britanisë së
Madhe për të vëzhguar ekologjinë e oqeaneve. 
Anija Endeavour ku punojnë 19 shkencëtarë dhe një ekuipazh prej 16
antarësh përdoret për të monitoruar detet dhe peshkun.



Anija përdor teknologjinë 
"stealth", që zakonisht shfrytëzohet nga nëndetëset dhe anijet
lundruese në sipërfaqe për të mbajtur vazhdimisht nën kontroll peshkun rreth
Britanisë së Madhe.



Endeavour është e pajisur me një sonar të sofistikuar që u jep mundësi
shkencëtarëve të dërgojnë sinjale nga tabani i detit që transformohen në imazhe
tri dimensionale për kolonitë e peshqve në thellësi, në mënyrë që të merren
masa që ato jo vetëm të mbijetojnë por edhe të shtohen.  



****











Masivi i Madh
Koralor në Australi është një koleksion mahnitës i jetës së nënujit dhe
koraleve vezulluese. Por përveç faktit
se është Park i Marinës dhe zonë e Trashëgimisë Botërore, masivi është edhe i
kërcënuar nga praktikat e
dëmshme të peshkimit, erozioni i
dheut, zhvillimi
bujqësor dhe shngjyrimi
i shkaktuar nga ngrohja globale.





Në një raport të
zyrtarëve të lartë të ruajtjes së mjedisit vihet në dukje se praktikat e këqia
të peshkimit dhe ngrohja globale rezikojnë seriozisht zhdukjen e masivit aty
nga viti 2030.





Masivi i Madh
Koralor jo vetëm që është një nga thesaret më të mëdha natyrore të botës, por
edhe një nga pasuritë më të vlefshme turistike të Australisë.





Përpjekjet e
ruajtjes së këtij masivi janë tejet intensive me synimin që ai t'u lihet
trashëgim brezave të ardhshëm që të kenë rastin të shohin bukurinë e tij.

****

Mjedisi i bukur
nënujor në lindje të Indonezisë është në rrezik, prandaj fshatrat e
peshkatarëve janë duke bashkëpunuar prej kohësh me organizatat e mjedisit për
të sprapsur veprimtarinë shkatërruese prej vitesh të kreshtës koralore dhe
pyjeve që e rrethojnë atë.



Popullata vendase
ka rënë dakord për marrjen e masave për rigjallërimin e këtij mjedisi. Pas dekadash të tëra keqdrejtimi dhe peshkimi
ilegal me dinamit, kreshta koralore është dëmtuar ndjeshëm.



Në të kaluarën
edhe pyjet tropikale përreth ishin shfrytëzuar pa kriter. Këto bimë janë të domosdoshme për të penguar
errozionin e tokës dhe shërbejnë për të mbrojtur botën e nënujit. Organziata Botërore e Florës dhe Faunës së
bashku me vendasit kanë ndërmarrë një program ambicioz për plotësimin e këtyre
pyjeve dhe gjallërimin e kreshtës  koralore. 



Nga bimët
tropikale merren fara dhe vendosen në vazo lulesh. Pas gjashtë muajsh fidani mbillet në plazh
dhe rezultati ka qënë i sukseshëm në 90 përqind të rasteve. //iç//