Depo të armëve kimike (foto: RIA Novosti)


foto: RIA Novosti


Rusia ka asgjësuar rreth 25 mijë tonë armë ose 62% të sasisë së këtyre armëve që ajo disponon. Në 15 vite, Rusia ka shkatërruar rreth 40 mijë tonë armë rezervë.


Synohet që deri në vitin 2015 ajo të ketë asgjësuar të gjitha armët kimike në bazë të Konventës Ndërkombëtare të Armëve Kimike, e cila është nënshkruar nga 188 shtete. Konventa fillimisht parashikonte asgjësimin e këtyre armëve deri në vitin 2012.


Nga ana tjetër SHBA ka bërë të ditur se deri tani ka asgjësuar 90% të armëve të saj kimike. Por SHBA ka shtyrë deri në vitin 2023 asgjësimin e pjesës së mbetur që është rreth 2 mijë tonë. Deri në janar të këtij vitit më shumë se 50 mijë tonë armë kimike janë asgjësuar në të gjithë botën, e cila është 73% e totalit të poseduar.


Konventa Ndërkombëtare e Armëve Kimike, është anëshkruar në vitin 1997 nga 188 shtete nga 195 që janë pjesë e OKB-së. Mayanmar dhe Izraeli e kanë nënshkruar atë por ende nuk e kanë ratifikuar. Vetëm Angola, Koreja e Veriut, Egjipti, Somalia dhe Siria janë jashtë konventës. Vendet të cilat kanë pranuar zyrtarisht se kanë armë kimike janë Shqipëria, Libi, Iraku, India, Rusia, SHBA dhe Koreja e Jugut. OKB ka caktuar 29 prillin si Ditën përkujtimore të të gjithë viktimave të luftës kimike. /RIA Novosti/


Përgatiti: F.Stafa