Dhjetera tornado kane goditur pjesen qendrore te Shteteve te Bashkuara sot duke lene te pakten 5 te vdekur ne Oklahoma.


Zyrtaret ne Oklahoma thone se tornadoja vdekjeprurese goditi qytetin Woodward. Gjate oreve te mbremjes se djeshme dhe ne oret e para te dites se sotme pati njoftime per rreth 60 tornado ne Kansas Ajova Nebraska he Oklahoma.


Tornadot rrezuan shtylla elektrike dhe demtuan banesa e ndertesa biznesi.


Megjithe paralajmerimet e Sherbimit Kombetar te Motit shume komunitete u gjeten te papergatitura per kete goditje. Pritet qe tornadot te vazhdojne sot ne zonat te Teksasit e ne Arkansa nderkohe qe fronti atmosferik leviz drejt veriut.