Saranda eshte qyteti ku ritmika e ndertimit eshte nga me te lartat ne Shqiperi, pasi lakmohet se tepermi per pozicionin gjeografik dhe vendosjen buze detit. Karshi dyndjes se turisteve dhe pushuesve te shumte qe kane zbarkuar ne bregdet, degjohen edhe zhurmat e cekiceve aty ku punohet. Keto dite fluksi i te ardhurve ka qene i madh dhe ne rruge here pas here krijohet trafik i mjeteve motorike. Madje jo pak here betonieret behen shkak per nderprerjen e qarkullimit per te shkarkuar tonelatat me beton ne katet e siperme te ndertesave qe nuk presin. Edhe pse ka vendime qe nderpresin punimet gjate veres per te realizuar pushime sa me komode perseri betoni nuk ndalet. Kesaj panorame i kundervihet dyndja e turisteve prej diteve te para te ketij muaji. Jo vetem plazhet, por edhe mbremjet duken te tejmbushura nga pushuesit, qe jane jo vetem nga vendi, por edhe te huaj. Me se shumti maqedonas dhe kosovare. Rruget jane plot me targa Kosove dhe te Maqedonise qe zene vendin e pare kete vere ne hotele dhe banesa per turizem. Jo vetem ne qytet, por edhe zonat periferike jane plote me pushues te te gjitha moshave. Takon studente te ardhur nga universitetet e Frances, Anglise, Italise, apo Gjermanise. Mes atyre qe kane zgjedhur Saranden per te pushuar, gjen shume te huaj te cilet preferojne qe te qendrojne ne kete qytet, jo si me pare, por duke pushuar me me shume dite. Edhe pse pushuesit nje ditor kryesisht te ardhur nga ishulli i Korfuzit, jane te shumte, jane jo te paket te akomoduarit ne hotelet luksoze qe qendrojne edhe per nje kohe te gjate. Shume prej banoreve te Sarandes, te emigruar ne vendet perendimore, kthehen ne Shqiperi per pushime verore dhe kane shtepite e tyre private te mobiluara. Nderkohe qe jane me shume se 100 familje norvegjeze e nga shtete te tjera, qe tani kane vec adreses se tyre te origjines edhe adresen e qytetit te Sarandes. Dukuria me e re dhe sunduese per Saranden gjate korrikut jane pushuesit shqiptare dhe maqedonas, qe mund te thuhet se perbejne gjysmen e atyre qe bejne pushime ne qytetin skajor te vendit. Ne kontakte dhe biseda me ta meson se jane te kenaqur ashtu sikunder vleresoje ate qe eshte me e bukur, pa lene menjane edhe verejtjet qe turizmi ketu te mos kete diferenca nga ai i vendeve me me tradite ne kete fushe. Mes pushuesve ne rere, rrugeve apo ne hotele e lokale, meson per pershtypjet qe ata kane per veren 2009 dhe qe duhet ndryshuar per nje ridimensionim te turizmit ne te ardhmen.


Bardhyl Bejko





Xhezbane Durmishi, parukiere:


"Kam shume kliente te huaja"


Xhezbane Durmishi eshte 22 vjec. Me profesion parukiere, ne qender te qytetit. Ne lokalin e saj perdite ka me dhjetera gra e vajza te reja. Jane pushuese qe kane ardhur nga vende te ndryshme te Evropes. "Kam kenaqesine t'u sherbej. Jane komunikuese", thote Bana, sic e therrasin shkurt. Ajo tregon se klientet e saj te muajit korrik jane te shumta dhe kerkuese. "Une mundohem t'i kenaq, se ne profesionin tim kam mesuar qe nje krehje e bukur eshte nje plus me shume dhe nje ftese qe turistet e ketij viti te jene edhe ne veren tjeter", shprehet ajo. Xhezbania tregon se ka kliente te huaja, si italiane, qe vijne shpesh tek ajo dhe ndihen mire, po aq sa ne rere.





Klaudolf Xhaferri, mjek:


"Saranda ndryshon cdo vit"


Klaudolf Xhaferri eshte nje tjeter pushues qe viziton Saranden sistematikisht. Eshte 26 vjec dhe me profesionin e mjekut. "Saranda perparon per cdo vit. Une, sa here kthehem ketu, gjej ndryshime te shumta. Rruge, lulishte, pallate. Eshte nje qytet qe ka ritem", thote ai. Beson se hotelet dhe infrastruktura turistike eshte me e dukshmja ne Sarande. "Po gjykoj se ka vend per disa pune me te mira. Do vecoja gjelberimin, kuroren e qytetit. Menjanimin e zhurmave dhe pluhurit. Saranda ka shume potenciale per te qene e para ne Ballkan per turizmin", perfundon mjeku ne rrefimin e tij per pershtypjet gjate ketij sezoni.





Vaso Neshkovski, maqedonas:


"Saranda eshte shtepia e maqedonasve"


Vaso Neshkovski, nga Bitola e Maqedonise, eshte ne Sarande familjarisht. Buze deti, ne cadren ku qendron per te marre rrezet e diellit, tregohet i gatshem te flase, pasi meson se vijme ne emer te gazetes "Koha Jone". "Jam ketu me te gjithe familjen. Ketu ka edhe shume maqedonas te tjere. Vijme ne Sarande se vleresojme se pari detin. I paster dhe shume blu. Jam i kenaqur me hotelin dhe ushqimin", tregon ai. Mendon se duhet te kishte me shume rere ne breg te detit, apo edhe dushe publike. "Saranda duhet te jete vendi ideal per pushime. Megjithate ketu ne jemi shume nga Maqedonia dhe besojme se e ardhmja do te jete me mire", perfundon Vaso.











Ekspozita


Sezoni turistik ka sjelle edhe nje ekspozite te vecante per turizmin. Eshte piktori i njohur Lefter Ceko, qe ne mjediset e muzeut, ne qender te qytetit, ka shpalosur me shume se 65 vepra ne pikture vaji, grafik, mozaik ne guraleca, peisazhe dhe gjini te ndryshme. Ekspozita eshte vizituar perdite nga 300-400 pushues.





Jetmiri


Jetmir Gaci ka ardhur familjarisht nga Kosova. Thote se po kalon mire ne Sarande. "Jam ne diten e nente dhe me vjen keq qe ditet po mbarojne dhe do te kthehem ne Prishtine. Jam student dhe mendoj se ketu gjithcka eshte bukur", thote Jetmiri.








Malaj: Cdo dite, 300 persona kerkojne informacion


Zyra e rrumbullaket e informacionit brenda ne det eshte me e populluara. Briselda Malaj, punonjese e kesaj zyre informacioni turistik, sqaron se aty shkojne deri ne 300 persona ne dite, nga vende te ndryshme, per t'u informuar. "Kerkojne te dine per plazhet me te bukura, itineraret, monumentet e natyres dhe ato kulturore. Pasi marrin informacionin e nevojshem ata shkojne per te bere vizita ne keto vende dhe shume prej tyre kthehen perseri me kujtimet e tyre, qe i depozitojme ne kete zyre informacioni", tregon Malaj.








Princi Leka, me te fejuaren ne Sarande


"Me pelqen Saranda, vij me shume deshire"


Nuk mund t'i shpetonte syrit te pushuesve edhe nje vizitor i vecante ne bregdetin e Sarandes. Prej disa ditesh ne kete qytet ndodhet edhe princi Leka, djali i Leka Zogut te Pare. I riu ndodhet ne shoqerine e te fejuares se tij. I dallueshem nga larg per vete shtatin, ai nuk heziton te beje foto dhe te thote dicka edhe per Saranden. "Me pelqen teper. Ketu eshte bukur dhe njerezit jane te afruar dhe te dashur. Saranda eshte qyteti qe preferoj dhe ketu vij me shume deshire", tregon Leka per "KJ". I akomoduar ne nje nga hotelet e Sarandes, princi eshte i kenaqur qe ndodhet ne kete zone dhe tregon se ka shume mbresa te fituara gjate ketyre diteve. "Saranda eshte brenda qenies time", shprehet ai me shume dashamiresi.