Karla Bruni


Carla Bruni-Sarkozy pritet që ti rikthehet sërish të kënduarit live dhe do të publikojë së shpejti një album.


Diçka që sipas medieve do të ndodhë në muajt e vjeshtës dhe është konfirmuar nga njerëzit e saj të afërt.


Lajmi se 44-vjeçarja po i rikthehet këngës vjen në një moment kur bashkëshorti i saj, Nicolas Sarkozy, ka humbur zgjedhjet presidenciale në Francë dhe ka vendosur të tërhiqet nga politika në shenjë reflektimi.


Ka edhe thashetheme se Bruni do të luajë në një film për historinë e familjes së saj, megjithatë diçka e tillë mbetet e pakonfirmuar.


Lajmi se 44-vjeçarja po i rikthehet këngës vjen në një moment kur bashkëshorti i saj Nicolas Sarkozy ka humbur zgjedhjet presidenciale në Francë dhe ka vendosur të tërhiqet nga politika në shenjë reflektimi. /AFP/


Përgatiti: E.L