Jonida Tashi



Kontrollimi i masës trupore me anë të dietës dhe ushtrimet fizike e zvogëlojnë rrezikun për diabet te të dy gjinitë, mirëpo meshkujt duhet të mundohen më shumë për ta arritur të njëjtin sukses sikurse femrat. Gjatë një hulumtimi në të cilin janë përfshirë 1 100 të rritur, shkencëtarët amerikanë nga Universiteti i Colorados, kanë vërejtur se regjimi intensiv i kufizimit në konsumimin e kalorive dhe aktiviteti i shtuar fizik, në mënyrë të dukshme e zvogëlojnë mundësinë e shfaqjes së sëmundjes së sheqerit.

Mirëpo, pavarësisht se meshkujt kishin humbur më shumë peshë se femrat dhe kishin ushtruar më tepër, zvogëlimi i rrezikut kishte qenë identik. Nga kjo kuptohet se meshkujt e kanë shumë më të vështirë ta shmangin diabetin se sa femrat, prandaj shkencëtarët rekomandojnë që meshkujt duhet të mundohen shumë më tepër se femrat për të mos e zhvilluar këtë sëmundje kronike.

Meshkujt

Meshkujt kapen më shpesh nga sëmundjet si diabeti, ulçera në stomak, kancer në mushkëri apo sëmundje të enëve të gjakut. Ndonëse sëmundjet depresive ndeshen më shpesh tek gratë, meshkujt janë më tepër të prirur të bëjnë vetëvrasje si dhe kanë një jetëgjatësi më të shkurtër se të femrave. Meshkujt janë gjithashtu më shpesh të varur pas alkoolit apo drogës. Kur meshkujt sëmuren, nuk i bien prapa vetes: injorojnë shenjat paralajmëruese të sëmundjes, tek mjeku nuk kanë qejf të shkojnë dhe e bëjnë këtë gjë vetëm kur sëmundja është bërë serioze. Arsyeja përse mashkulli nuk ka qejf të tregojë shqetësimet e tij është se do të shfaqej si “i varur” dhe “i dobët” në sytë e botës. Studimet kanë treguar se 75 për qind e burrave që vuajnë nga diabeti vuajnë së tepërmi edhe prej një mosfunksionimi të madh erektil. Kjo pasi niveli i lartë i sheqernave në gjak shkakton dëmtime në enët e gjakut, si edhe nervat, të cilat janë përgjegjëse për seksin.

Nefropatia

Problemi më i shpeshtë tek personat që vuajnë nga diabeti është ajo që quhet nefropatia diabetike. Nefropatia diabetike është një ndërlikim tepër serioz i diabetit të sheqerit, që ka në bazë të tij dëmtimet specifike të arterieve të vogla të lëmshit klomerular të neuroneve, të cilat janë njësia bazë strukturore dhe morfologjike e veshkave. Nga nefropatia diabetike sëmuren si diabetikët me diabet tip një dhe ata me diabet të tipit dy. Nefropatia diabetike te diabetikët me tip një shfaqet të paktën 5 ose më shumë vitesh pas fillimit dhe diagnostifikimit të diabetit të sheqerit. Ndërsa te diabetikët me tip 2, ky ndërlikim mund të zbulohet në të njëjtën kohë kur diagnostifikohet dhe diabeti i sheqerit.

Fëmijët

Fëmijët të cilët para lindjes kanë qenë të ndikuar nga mbipesha dhe diabeti i nënës, janë të rrezikuar për ta zhvilluar diabetin tip 2 në adoleshencë. Shkencëtarët amerikanë nga Universiteti i Colorados kanë përcjellë 79 të rinj, të cilët kanë qenë të diagnostikuar me diabet tip 2 para moshës 20-vjeçare. Rezultatet kanë treguar se participantët, nënat e të cilëve gjatë shtatzënisë kanë vuajtur nga diabeti, janë të rrezikuar për shtatë herë më shumë që ta zhvillojnë sëmundjen, ndërsa ata nënat e të cilëve gjatë shtatzënisë kanë pasur mbipeshë janë të rrezikuar tri herë më shumë për ta zhvilluar diabetin tip 2.

Komplikimet

Diabeti është çrregullimi i metabolizmit që reflektohet në paraqitjen e sasisë jonormale të glukozës në gjak, si pasojë e rezistencës së qelizave të gjakut ndaj insulinës, apo si pasojë e sasisë së vogël të insulinës së tajitur nga pankreasi. Janë dy gjendje që mund të shkaktohet nga diabeti i sheqerit (diabetes mellitus): hiperglikemia (niveli i lartë i glukozës) dhe hipoglikemia (niveli i ultë i glukozës). Në rast se pacienti nuk e ka mbajtur nën kontroll nivelin e glukozës në gjak, pasojat mund të jenë të shumta: Probleme me këmbët, gjerësisht gangrena që shpie edhe deri te amputimi i këmbës; Nefropati, gjërësisht sëmundje të veshkës; Probleme me shikim deri në verbim të plotë; Komplikime në sistemin kardiovaskular, duke rritur gjasat për zhvillim të sëmundjeve të zemrës apo infarkt, etj. Testi më i sigurt për përcjelljen e nivelit të glukozës në gjak është testi HbA1c, i cili tregon vlerën mesatare të glukozës në gjak për 3 muajt e fundit.



Këshilla

Ecni sa më shumë, për shembull duke shkuar më këmbë në shkollë

Hani në mënyrë të shëndetshme e duke pirë sa më pak lëngje frutash të konservuara, pasi ato kanë shumë sheqer

Qëndroni ulur sa më pak para televizorit, kompjuterit apo video-lojërave

Bëni aktivitet të rregullt fizik dhe flini sa më shumë

Gjithashtu edhe një këshillë të fundit: duhet të hani medoemos mëngjes

Këto këshilla janë të vlefshme edhe për të moshuarit dhe më kryesorja është që duhet t‘u nënshtroheni herë pas here kontrolleve mjekësore: për obezët çdo vit, ndërsa për njerëzit normalë çdo 3 vjet.



Llojet

Sipas shkakut ka lloje të ndryshme diabeti, që sidoqoftë kanë lidhje të përbashkëta. Llojet më të zakonshme janë:

Diabetes mellitus tip I (quhej më parë diabet të rinjsh ose diabetes mellitus insulinë mvarës) karakterizohet nga rënia ose mungesa e prodhimit të insulinës

Diabetes mellitus tip II (quhej më parë diabet të rriturish, diabet që lidhet me dhjamosjen e njeriut, ose diabetes mellitus joinsulinor mvarës), qe karakterizohet nga rezistenca (qëndrueshmëria) e indeve trupore kundër veprimit insulinor, megjithëse zvogëlon tretjen e insulinës mund të ndodhë edhe bashkëjetesa me të



Pasojat

Në rast se pacienti nuk e ka mbajtur nën kontroll nivelin e glukozës në gjak, pasojat mund të jenë të shumta:

Probleme me këmbët, gjerësisht gangrena që shpie edhe deri te amputimi i këmbës

Nefropati, gjerësisht sëmundje të veshkës

Probleme me shikim gjer në verbim të plotë

Komplikime në sistemin kardiovaskular, duke rritur gjasat për zhvillim të sëmundjeve të zemrës apo infarkt, etj.





Të rejat nga shkenca



Sëmundjet e gingivave paralajmërojnë diabetin

Sëmundjet e mishit të dhëmbëve janë në lidhshmëri me rrezikun për diabet. Njerëzit me sëmundje mesatare ose të shprehur të mishit të dhëmbëve janë më të rrezikuar për ta zhvilluar diabetin tip 2. Gjatë hulumtimit të 9 300 të rriturve për një periudhë kohore 17 vjeçare, shkencëtarët kanë gjetur se personat të cilët në fillim të studimit kanë pasur ndonjë sëmundje të gingivave kanë qenë më shumë të prirë për ta zhvilluar diabetin në jetën e mëvonshme. Meshkujt dhe femrat me sëmundje mesatare të gingivave kanë qenë për 50 për qind më të rrezikuar, ndërsa ata të cilët për shkak të sëmundjes së mishit të dhëmbëve kanë humbur ndonjë dhëmb kanë qenë për 70 për qind më të rrezikuar.







30 Korrik 2008