Sezoni i IX Ndërkombëtar i Klasik solli një mbrëmje me muzikë napolitane në kryeqytet
Tingujt e muzikës napolitane erdhën në kryeqytet me koncertin Serenata Napoletana. Koncerti që u zhvillua pranë Akademisë se Arteve në Tirane solli zërin e njohur të këngës napolitane Pietro Quirino, shoqëruar nga Quartetto Calace. Aktiviteti me muzikë napolitane u organizua nga Instituti  Italian i Kulturës, në kuadër të Edicionit të IX të Stinës Koncertore Klasike.

Këngëtari Pietro Quirino u shoqërua në kitarë  nga Giovanni DellAversana, në mandolinë nga  Michele De Martino dhe Agostino Oliviero dhe në mandolë nga Edoardo Converso. Artistët u prezantuan me një program të rafinuar historik të këngës napoletane, duke kaluar nga muzika klasike në atë  tradicionale etnike e më pas tek këngët e autorëve, përmes zhanrit të ndryshëm të muzikës napoletane. Interpretimit rigoroz linguistik të Tarantella Napoletana, Funiculi funicula, I te vurria vasa, O sole mio, Torna a Surriento, iu bashkua një teatralizim i këndshëm dhe një prekje delikate e elementëve metahistorik të pranishëm në çdo pjesë. Në një prononcim dhënë për gazetën këngëtari napolitan Pietro Quirino tregon se programi i koncertit ka ndërthurje të elementëve të ndryshëm muzikorë, por është dhe një repertor intrigues. Repertori i zgjedhur është një repertor intrigues, sepse është një repertor shumë i populluar. Siç e patë kishte shumë pjesë të Rosinit. Këtu ne po flasim dhe për Tarantellën, e cila si formë muzikore nuk është napolitane. Por Rosini mbeti shumë i habitur nga muzika napolitane, aq sa ai ia dedikoi muzikën napolitane Tarantellës, e cila është një valle e vjetër, por jo napolitane. Ajo ka një origjinë pak ndryshe dhe nuk dihet me siguri nëse është një valle lufte apo valle erotike. Ajo ishte një valle tipike, e cila ka tentuar gjithmonë që të çlirojë njerëzit nga vuajtjet, lodhjet e punës së përditshme. Pra të gjithë këto elementë si: lodhja, erotika, lufta etj, janë të gërshetuara në këtë valle, u shpreh këngëtari napolitan Quirino. Ky grup i jashtëzakonshëm artistësh ka bashkëpunuar me interpretuesit më të mëdhenj të muzikës italiane dhe ndërkombëtare. Me anë të koncertit Serenata Napoletana publikut iu përcoll një itinerar historik mjaft i detajuar i këngës napolitane, i cili ndjek një linjë shumë filozofike. Programi ishte mjaft i artikuluar dhe ekzekutimi ishte i një niveli shumë të lartë. Unë mendoj që muzika napolitane pëlqehet sepse ka edhe elementë të përbashkët me muzikën e vetë Mesdheut. Është muzikë popullore, pëlqehet është etnike dhe është pjesë e zhvillimit të zonës së Mesdheut, tha ndër të tjera para koncertit Quirino. Më tej ai shtoi se: Me prezencën e Quartetto Calace ne kemi arritur që të fokusojmë më tepër muzikën napolitane dhe rrënjët e kësaj muzike. Në koncert në fillim u prezantuan muzika klasike,dhe më pas vijoi me traditën kombëtare, duke arritur tek kënga e autorit. Në këtë mënyrë për publikun u ndoq një vijimësi historike-muzikore, që e ka fillimin e saj rreth viteve 600 për të mbërritur deri në mesin e viteve 900, duke sjellë lloje të ndryshme të muzikës napolitane, por në të njëjtën kohë duke respektuar natyrën e teksteve të ekzekutuara. Performanca ishte perfekte. E konceptuar dhe duke ruajtur me shumë besnikëri traditën, nëpërmjet një studimi të thellë të teksteve ndjehet bashkimi i tyre në zërat e instrumenteve të interpretuara në skenë( mandolina, mandol, kitarë,vegla popullore etj, dhe mbi teknikat  ekzekutive,duke sjellë ritmet e humbura me zërat melankolik, duke realizuar një spektakël të çmuar me një linjë të hollë elegance. Teatri madhështor, që grupi performon gjatë këtij spektakli erdhi dhe si një thirrje e ndjenjës poetike, që është  e pranishme në çdo këngë dhe vjen dukshëm dhe me delikatesë nga elementët historik të pranishëm në çdo tekst. Veçanërisht dominues është zëri i mrekullueshëm, por gjithmonë i ndërthurur me teknikën e stilin në të kënduar të epokave,i cili vjen fuqishëm, kjo si fryt i një kulture dhe historike që flet në emër të shpirtit të përjetshëm. Ndërkohë që Instituti Italian i Kulturës,i cili bashkëpunoi për të sjellë artistët italianë në Shqipëri, në vendin tonë ka disa vite që zhvillon aktivitetin e tij. Ai daton në Tiranë më 1981 e për rreth dhjetë vjet, punon thjeshtë si Zyrë Kulturore e Ambasadës Italiane. Në këtë periudhë operon në fushën e kulturës në mënyrë të kufizuar, duke mbajtur raporte gati ekskluzivisht me Departamentin e Kulturës dhe Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë. Zyra përveç organizimit të ekspozitave të ndryshme, është kujdesur për kurset e gjuhës italiane për studentët shqiptar, regjistrimet e tyre në universitetet italiane, dhënia e titujve akademik dhe bursave të studimit,etj. Kurse nëpër vite,aktiviteti i institutit ka ardhur gjithmonë e në rritje, jo vetëm për aktivitetin akademik, por edhe në fushën e organizimit të ngjarjeve, deri më 1999, vit në të cilin nga thjeshtë zyrë e ambasadës ka marrë funksionet të një Instituti të Kulturës të vërtetë, me qendrën e saj. Ndërkohë që me këtë mbrëmje me këngën napolitane, sezoni i Klasik shënon dhe mbylljen e aktiviteteve për këtë muaj, për të vijuar më pas me koncerte të tjera gjatë sezonit të pranverës.