Ministria e Shendetesie nen drejtimin e ministrit Petrit Vasili po ndjek ne vijimesi sherbimin shendetesor ne zonat e permbytura ne Shkoder si dhe ne qendrat pritese per banoret e evakuuar. Dje ne terren vepruan tre grupe pune te drejtuar nga ministri Vasili, zv. ministri Bardh Spahia dhe Drejtori i Shendetit Publik, Alban Ylli. Ministri Vasili ishte edhe ne ujesjellesin e qytetit, aty ku sherbimi i higjenes analizon cdo dite normat e lejueshme te ujit te pijshem. Sherbimi i higjenes konfirmon se analizat e ujit te pijshemn jane ne normat e lejueshme. Ne qendren shendetesore te komunes Dajc vazhdon sherbimi 24 oresh. Verehet se nuk ka rritje te semundshmerise, eshte bere furnizimi me medikamentet e nevojshme per perballimin e situates, si dhe nderrimi i stafit mjeksor me mjete lundruese te ushtrise. Po keshtu edhe ne komunen Ana e Malit, Gur i Zi, Berdice, Velipoje dhe Bushat.