Drejtoresha e Misionit të USAID-it në Kosovë, Maureen A. Shauket, do të vizitojë sot Panairin e Librit për Fëmijë, që organizohet për nder të Ditës Ndërkombëtare të Shkrim-Leximit. Gjatë vizitës së saj, Shauket së bashku me Ministrin e Arsimit Ramë Buja, do të ndajnë shpërblimet për nxënësit.



Ky është viti i dytë i ”Panairit të Librit për Fëmijë” që organizohet nga Programi i USAID-it për Arsim Themelor, si pjesë e festimit të Ditës së Shkrim-Leximit, ku botuesit ekspozojnë librat e tyre për fëmijë. Përveç ekspozitës së librave, ilustrimeve dhe të materialeve tjera për lexim, programi ka organizuar edhe një varg të aktivitetesh tjera, këndi për shkrim-lexim, ku nxënësit mund ushtrojnë leximin, shkrimin dhe shkathtësitë tjera të komunikimit. Ky kënd i klasës mund të përkrahë në bazë ditore zhvillimin e ndjenjës për letërsi tek fëmijët.


“Biblioteka më e mirë shkollore dhe Libri më i mirë i shkruar nga nxënësit, janë titujt kryesor që do të shpërblehen gjatë ceremonisë. Këto shpërblime do të ndahen gjatë ceremonisë”, thuhet në një komunikatë për media të lëshuar nga USAID. /Indeksonline/