• Institucionet shtetërore do të organizohen përmes një strukture të re, që do të përfshijë nëpunësit më të lartë deri te specialisti më i thjeshtë.Në mbledhjen e djeshme të qeverisë u miratuan disa ndryshime në udhëzimin e vitit 2000 për strukturën e renditjes së punëve në shërbimin civil, metodologjisë përkatëse dhe përshkrimit përgjithësues të rolit të sekretarit të Përgjithshëm në këtë shërbim. Kështu, nëpunës civilë të nivelit të lartë drejtues do të jenë sekretari i Përgjithshëm në Kryeministri, Presidencë dhe Kuvend. Pas tyre, janë sekretarët e përgjithshëm në ministritë e linjës, drejtor departamenti në Kryeministri, Presidencë, Kuvend, drejtor i departamentit të administratës publike. Sekretari i Përgjithshëm në Presidencë, Kuvend dhe Kryeministri ka përgjegjësi të plotë për organizimin e punës, menaxhimin e personelit, formulimin dhe ekzekutimin e politikave në një ministri ose institucion, veprimtaria e të cilit ka një ndikim të drejtpërdrejtë në fushat e rëndësishme, të brendshme apo të jashtme. Në klasën e dytë të nëpunësve civilë të nivelit të mesëm drejtues janë të përfshirë drejtorët, të cilët kanë përgjegjësi për formulimin dhe zbatimin e politikës së një fushe të caktuar, zbatimin e saj dhe arritjen e rezultateve të përcaktuara. Në klasën e tretë të nëpunësve civilë të nivelit të ulët drejtues janë përgjegjësit e sektorit dhe specialistë të nivelit të lartë. Punonjësit e kësaj klase bëjnë koordinimin e mendimeve dhe opsioneve të reja politike për një fushë të caktuar dhe përgatitjen e propozimeve përfundimtare. Ndërsa në klasën e katërt të nëpunësve civilë të nivelit ekzekutues janë specialistë të nivelit të mesëm dhe specialistë. Kjo klasë mbulon këshillimin, që jepet për formulimin dhe vlerësimin e opsioneve politike mbi një fushë të caktuar. Struktura e reKlasa I - Nëpunës civilë të nivelit të lartë drejtues- Sekretar i Përgjithshëm në Kryeministri, Presidencë, Kuvend- Sekretar i Përgjithshëm në ministritë e linjës, drejtor departamenti në Kryeministri, Presidencë, Kuvend, drejtor i departamentit të administratës publike- Drejtor i PërgjithshëmKlasa II - Nëpunës civilë të nivelit të mesëm drejtuesDrejtorDrejtorKlasa III - Nëpunës civilë të nivelit të ulët drejtuesPërgjegjës sektori/zyrePërgjegjës sektori/zyreSpecialist i nivelit të lartëKlasa IV - Nëpunës civilë të nivelit ekzekutuesSpecialist i nivelit të mesëmSpecialist