Ervin KOÇI



Shitja e makinave të përdorura do të taksohet me një metodë të re pas datës 13 gusht 2010, në një kohë që atyre do t’i shtohen edhe disa tarifa të reja. Taksat që do të aplikohen do të shkojnë në llogari të Drejtorisë së Transportit të Shërbimit Rrugor. Kështu çdo qytetar që shet makinën para se të kalojë pronësinë tek një tjetër, duhet të ketë paguar taksën e cila është një diferencë mes taksës së importit në momentin e futjes së mjetit në Shqipëri, me taksën që përllogaritet në momentin e shitjes. Pa paguar taksën nuk mund të bëhet regjistrimi i tij në emër të blerësit. Madhësia e taksës është në varësi të vjetërsisë së mjetit, cilindratës së tij, si edhe llojit të karburantit që konsumon. Sa më i vjetër mjeti, aq më e lartë është taksa, pasi për çdo vit përdorimi koeficienti rritet me 0,5. Cilindrata e mjetit është një e dhënë e pandryshuar ndërsa ka ndryshim mes mjeteve që punojnë me naftë dhe atyre me benzinë. Nafta ka një taksë fikse prej 25 lekësh, kurse benzina e ka taksën fikse 20 lekë.



Ndryshimet

Ndryshimet e këtij ligji përfshijnë në vetvete taksa të reja që quhen "Taksa e mjeteve të përdorura të transportit" dhe "Taksa e karbonit", çka do të thotë rritje automatike të parave që duhet të paguajnë qytetarët. Ligji prek qytetarët që blejnë një makinë si kur paguajnë në doganë, ashtu edhe kur shesin, pasi do të kenë një detyrim të ri. Për automjetet deri në 5 vite përdorimi, taksa do të ketë një ulje të lehtë. Për ato nga 6 deri në 10 vite përdorimi, taksa ka një rritje të vogël, ndërsa ato mbi 10 vite përdorimi, taksa rritet në proporcionalitet me rritjen e viteve. Referuar ligjit që tashmë ka mbërritur në Kuvend, parashikohet taksimi për të gjitha shitjet e njëpasnjëshme që mund të pësojë një mjet. Formula e përllogaritjes së taksës në këtë rast është: “cilindrat në cm3 x koeficient fiks për çdo vit përdorimi x taksë fikse për llojin e karburantit”. Taksa fikse do të jetë 25 lekë për naftën dhe 20 lekë për benzinën, koeficienti për vitet e përdorimit, 0.5 për autoveturat për çdo vit përdorimi dhe 0.25 për mjetet e tjera.



Kush nuk paguan

Të gjitha makinat që importohen dhe shiten brenda vitit nuk paguajnë taksë pasi diferenca mes taksës së importit dhe taksës së shitjes përllogaritet me të njëjtën formulë, pra diferenca është zero. Po ashtu janë të përjashtuara nga taksa e shitjes edhe makinat që blihen me leasing. Të përjashtuar nga kjo taksë janë edhe makineritë bujqësore. Për të gjithë llojet e tjera të mjetit aplikohen taksa shitjeje që përllogariten nga ekspertët e drejtorisë së shërbimit të transportit rrugor. Në varësi të mjeteve, këto taksa variojnë nga 500 mijë lekë deri në 5 milion lekë.





BOX////////////////////////

Shembull qartësimi:

Një autoveture e importuar në vitin 2010 me cilindratë 1700 që punon me naftë e prodhuar në vitin 2006 (pra 4 vite përdorim), e ka taksën e importit:

1700 x 25 x 0.5 x 4 = 85.000 lekë

Nëse këtë veture blerësi e shet në vitin 2012, taksa e mjetit për momentin është

1700 x 25 x 0.5 x 6 = 127.500 lekë

Diferenca prej 127.500 lekësh me 85.000 lekë është 42.500 lekë. Pra 42.500 lekë është vlera e taksës që duhet paguar.



1. Cilindrata sipas mjetit

Veturat 0.5 për vit përdorimi

mjetet e tjera 0.25 për vit përdorimi



2. Koeficienti

Nafta 25 lekë

Benzina 20 lekë







Makinat qeveritare, tre ministri arkëtuan 92 milionë lekë nga ankandi



Prej disa ditësh ka vijuar ankandi i shitjes së makinave shtetërore. Pavarësisht se afati i fundit ishte parashikuar deri në fundin e muajit maj, Ministria e Financave ka zhvilluar gjatë muajit korrik ankandin për shitjen e 10 automjeteve të përdorura, që më parë i mbante nën administrimin e saj. Disa këshilltarë të Kryeministrit Berisha nuk kanë arritur dot të blejnë automjetet e dala në ankand, pasi kanë paraqitur çmime më të ulëta se konkurrentët e tyre. Këshilli i Ministrave, nga 16 makina të nxjerra në ankand në maj 2010, ka përfituar gjithsej 6.2 milionë lekë. MF-ja në ankandin e fundit për makinat shtetërore që ka zhvilluar më 13 korrik, ka përfituar gjithsej për 10 automjete shumën prej 1.4 milionë lekësh. Ndërsa Ministria e Transportit ka përfituar shumën prej 1.9 milionë lekësh për të gjitha makinat e nxjerra në ankand. Për këto tri institucione që kanë përfunduar tashmë ankandin e makinave shtetërore, vlera totale e grumbulluar është 9.2 milionë lekë. Kjo është një shifër fare minimale po të krahasohet me vlerën prej 15 milionë eurosh që qeveria shpenzoi në fillimet e saj për t’i blerë këto autovetura. Të dhënat janë të pasqyruara në faqen zyrtare të tri dikastereve të sipërpërmendura.







Interesat bankare

Përditësimi i fundit: 02.08.2010

TRIBID 'Interesi i kërkuar për pranimin e depozitave'

o/n njëditor 4.43%

12M 12-mujor 6.96%

6M 6-mujor 6.12%

3M 3-mujor 5.35%

1M 1-mujor 5.06%

1Ë njëjavor 4.80%

TRIBOR 'Interesi i ofruar për vendosjen e depozitave'

1M 1-mujor 6.66%

1Ë njëjavor 6.28%

o/n njëditor 5.83%

12M 12-mujor 8.51%

6M 6-mujor 7.79%

3M 3-mujor 6.93%









4 Gusht 2010