Shitja e autoveturave ra me 34.4 për qind në muajin prill, duke e çuar këtë industri në nivelin më të ulët të këtyre tridhjetë viteve të fundit, ndërkohë që gjigandja e kësaj industrie, "Chrysler LLC", kërkoi të përfshihej në listën e kompanive të falimentuara nën mbrojtjen e shtetit. Lajmet për një faliment të mundshëm që rrethonin "Chrysler" dhe "General Motors Corp", e cila gjithashtu është në gjendje të vështirë, ndikuan në qëndrimin e konsumatorëve, duke përkeqësuar edhe më tej gjendjen.