Ajo mund të jetë vetëm 21 vjeçe, por mbrëmjen e djeshme ka treguar se është plot klas dhe finesë. Bëhet fjalë për aktoren dhe këngëtaren Selena Gomez, e cila u shfaq mjaft elegante në ndarjen e çmimeve "Teen Choice Awards 2013". E veshur me një fustan në ngjyrë jeshile të errët, ndërkohë që flokët e drejtë i binin mbi Supe Selena dukej mahnitëse.


Ajo u nominua për gjashtë çmime award, ndërkohë që fitoi "Choice Summer Music Star, Female" dhe "Choice Breakup Song" për këngën "Come and Get It"./Indeksonline/