Autori i Lajmit: Redaksia


Moskë - Tashmë është realitet. Elementi kimik më i ri tashmë ka zënë vend në tabelën periodike të elementeve kimike. Ai është elementi i 117, dhe ka zënë vend në radhën e fundit të tabelës së Mendelejevit. Një ekip ndërkombëtar fizikanësh konfirmon se ata kanë prodhuar elementin e 117, i cili nuk ka marrë ende një emër zyrtar. Ky është elementi i pestë që shkencëtarët kanë zbuluar në dekadën e shkuar. “Të marra së bashku këto elemente zgjerojnë dijet tona për universin dhe sigurojnë teste të rëndësishme të teorive bërthamore”, - thotë fizikani i Universitetit “Vanderbilt”, Joe Hamilton, në një deklaratë që kumtoi rezultatet e eksperimenteve të tyre. Edhe pse këto elemente konsiderohen “artificiale”, pra krijohen vetëm në laboratore, disa kërkues thonë se shanset që ato mund të gjenden në natyrë janë shumë të rralla. Një mundësi për të gjetur gjurmë të tilla elementesh janë mbetjet e përftuara nga përplasja e yjeve. Zbulimi i elementeve të reja kërkon një histori mijëvjeçare. Por në fillim të shekullit XX shkencëtarët arritën të eksploronin më thellë në përbërjen e atomit dhe elemente të reja u shfaqën në laborator ndërsa kërkuesit bombarduan elementet e njohura me neutronet apo përzierjet proton-neutron të njohura si grimcat elementare “alfa”. Diçka të tillë po përpiqet ti japë përgjigje dhe eksperimenti i CERN-it. Zbulimet më interesante do të jenë ato që pritet më pak të ndodhin, apo që janë tërësisht të paparashikueshme. Megjithatë, një copëz subatomike, teoricienët janë të bindur se ekziston. Ajo njihet me pseudonimin "Thërrmija e Zotit" dhe mund të na shpjegojë për shembull se përse lënda ka masë dhe në këtë mënyrë të na çojë në një shkallë më të thellë njohjeje të teorisë së forcave të gravitetit. Në nivelet e energjisë së LHC-së ka të ngjarë që të regjistrohet edhe ekzistenca e parë e kësaj thërrmije. Teoricieni që e mbështet më fort ekzistencën e saj është profesor Peter Higgs, i cili ka besim në masën 90% që kjo copëz që mban shkencërisht emrin e tij do të zbulohet. Por ky është vetëm një nga zbulimet e mundshme që LHC mund të bëjë. Laboratorit kombëtar të “Oak Ridge” iu desh më shumë se një vit për të pastruar berkeliumin. Kërkuesit në laboratorin e rus të Dubnas më pas ndezën jonet e kalciumit të planifikuara për 150 ditë. Ajo çka u përfitua: gjashtë atome të elementit 117. Atomet ekzistonin mes 21 dhe 45 të milionat e një sekondi. Duke qenë se bënin lëvizje të pakontrolluar, provat mjaftuan për të deklaruar ekzistencën e tyre dhe për ta quajtur “zbulim”. Me këtë eksperiment fizikanët mbushën vendin bosh të tabelës së Mendelejevit (vendin bosh mes elementëve 116 dhe 118). Zbulimi i këtij elementi i hap rrugën dhe gjetjes së kombinimeve të elementëve 119 dhe 120. Dr. Roberto thotë se tashmë ekipi i kërkimit është duke përcaktuar karakteristikat e detajuara të elementit 117, ndërsa rezultatet e zbulimit do të bëhen publike në rubrikën e gazetës shkencore “Physical Revieë Letters”.



Ky lajm është publikuar: 09/04/2010