SHKODER - Prokuroria e rrethit Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e policisë së rrethit, pas disa muajsh hetimesh, kanë  ndaluar 5 persona: Paolo Gjergji, Florian Gjergji, Klodian Dedndreaj, Kristian Mala dhe Emiljano Gjergji.

 

Ndalim i tyre është bërë pasi dyshohen se kryejnë prej kohësh aktivitetin kriminal të qarkullimit të kartmonedhave të falsifikuara. Sasia e sekuestruar është 1 milion e njëzet mijë lekë të vjetra, të gjitha prerje 20 000 lekëshe. Çështja është në hetim prej rreth 3 muajsh e gjysëm.

 

Redaksia online

(ar.sh/shqiptarja.com)