216 fituesit e testit me shkrim do të kalojnë një tjetër provë


Laureta Rryçi

Faza e dytë që do t’i nënshtrohen aplikantët që konkurrojnë për Shkollën e Policisë është testi fizik. Ndërsa kanë dalë fitimtar në fazën e parë, në testin me shkrim një tjetër provë ndoshta edhe më e vështirë i pret ata. Gazeta “Albania” publikon në numrin e sotëm ushtrimet që do të kenë ata për të superuar testin fizik.

Testi me shkrim

Vetëm dy ditë më parë në ambientet e “Pallatit të Kongreseve” u zhvillua testimi me shkrim i konkurrentëve që kanë aplikuar për të ndjekur Shkollën Bazë të Policisë. Në testimin me shkrim morën pjesë 1.034 nga kandidatët që kishin aplikuar në të gjithë vendin. Pas përfundimit të testimit me shkrim, nisur nga pikët e grumbulluara u kualifikuan fitues për këtë fazë të konkurrimit 216 nga kandidatët që kanë aplikuar. Testimi me shkrim është faza e parë e përzgjedhjes së kandidatëve që do të ndjekin kursin për Patrullën e Përgjithshme. Rezultatet e testimit me shkrim u nxorën në prani të kandidatëve pjesëmarrës dhe korrigjimi i tyre u bë me skaner.

Testi fizik

Nga data 12 deri me datën 15 gusht fituesit e testimit me shkrim do i nënshtrohen testimit fizik, i cili do të zhvillohet në Akademinë e Policisë “Arben Zylyftari”. Në datën 12 gusht, në orën 07.00’, do të paraqiten për testimin fizik kandidatët nga numri rendor 1 deri në numrin rendor 54. Në datën 13 gusht, në orën 07.00’, do të paraqiten për testimin fizik kandidatët nga numri rendor 55 deri në numrin rendor 108. Në datën 14 gusht, në orën 07.00’, do të paraqiten për testimin fizik kandidatët nga numri rendor 109 deri në numrin rendor 162. Në datën 15 gusht, në orën 07.00’, do të paraqiten për testimin fizik kandidatët nga numri rendor 163 deri në numrin rendor 216. Në përfundim të të gjithë procesit do të përzgjidhen për të vazhduar kursin e formimit bazë policor 150 nga kandidatët që kanë aplikuar.







TESTI FIZIK I APLIKANTËVE PËR NË SHKOLLËN E POLICISË

TEST PER VENDIMET NE DILEME

1. Po veproj i shtyrë nga zemërimi, lakmia apo zilia?

2. A është ligjor ky vendim?

3. Do të më mbështeste familja?

4. Si do të ndihem për këtë pas 20 vjetësh?

5. E vlen të rrezikoj punën dhe karrierën time?

6. Çfarë do të bëja po të më filmonin?

7. Njerëzit e mi të dashur do të ndiheshin krenarë apo të turpëruar?

8. A po e zbatoj “Rregullin e Artë”?

Administrimi i Serisë së Testit të Përgatitjes Fizike (STPF)

STPF-ja e testit fizik për aplikantin për në Shkollën e Policisë përbëhet nga pesë komponent:

• Kërcim Vertikal

• Ushtrime për barkun një minutë

• Maksimumi i mundshëm pompash

• Vrap 300 metra

• Ecje/Kros 2. 4 km

Testet duhet të kryhen sipas renditjes së mësipërme. Procesi i serisë së testit duhet të ndjekë radhën e mëposhtme:

I. Nxehja (7-10 min)

Nxehja e përgjithshme 2-3 minuta vrap i lehtë, përfshirë kërcime duke

ngritur krahët lart anash, apo kalimi nga pozicioni në bisht në pozicion

pompash etj

Shkriftimi i muskujve (në lëvizje dhe/ose në vend) 5-7 minuta, përfshirë

shkriftim të muskujve të shpatullave, kurrizit, kofshëve dhe pulpave të

gjymtyrëve të poshtme.

II. Seria e Testit të Përgatitjes Fizike (STPF)

1. Kërcimi Vertikal (3 minuta pushim)

2. Një minutë ushtrime për barkun (5 minuta pushim)

3. Maksimumi i mundshëm pompash (10 minuta pushim)

4. Vrap 300 metra (15 minuta pushim)

5. Ecje/Kros 2.4 km

III. Qetësimi (5 min)

A. Ecje (vazhdohet me ecjen për të shmangur grumbullimin e gjakut në

këmbë)

B. Shkriftim i lehtë

Radha e veprimeve të Testimit

Të gjitha veprimet duhet t’i përmbahen rigorozisht radhës së veprimeve në vijim. Devijimi nga këto procedura nuk të lejon të gjykosh si duhet në lidhje me matjen korrekte të aftësive fizike.

TESTI I KËRCIMIT VERTIKAL

Qëllimi

Ky test mat fuqinë e këmbëve, që është i rëndësishëm për të kapërcyer objekte siç janë muret dhe kanalet apo për zhvendosjen e objekteve të rënda siç janë njerëzit.

Mjetet

Dërrasë apo letër e bardhë e milimetruar, metër shirit ose metër metalik apo druri statik të ngjitur në mur. Për të kryer matjen, gishti tregues i personit që testohet mund të lyhet me pluhur shkumësi ose një pajisje e blerë apo e bërë vetë.

Pjesëmarrësit bëjnë nxehjen duke praktikuar testin.

Pjesëmarrësit qëndrojnë pranë murit në brinjë dhe me thembrat e

bashkuara e me duart e shtrira lart, zgjaten sa më shumë të jetë e mundur. Diferenca e rezultateve të të dy matjeve përcakton rezultatin e kërcimit së larti. Vlerësimi për përfundimtar i aplikantit do te jetë rezultati më i lar lartë të i

shënuar në tre prova.

TEST PËR MUSKUJT E BARKUT QE ZGJAT NJE MINUTE

Qëllimi

Ky test mat rezistencën muskulare të muskujve të barkut. Kjo rezistencë është e rëndësishme për kryerjen e detyrave që kërkojnë përdorimin e forcës dhe ndihmon në ruajtjen e një kondicioni të mirë trupor dhe minimizimin e problemeve të shpinës. Ky test duhet bërë mbi një dyshek stërvitor ose mbi një sipërfaqe të mbuluar me tapet.

Pjesëmarrësi duhet të shtrihet me kurriz, të mbledhë gjunjët, të mbështesë thembrat mbi dysheme. Duart vendosen pas kokës, bërrylat janë të shtrirë anash. Një person i dytë i fikson shputat e këmbëve në dysheme. Pjesëmarrësi duhet të bëjë sa më shumë ngritje të sakta me muskujt e barkut brenda 1 minute. Në pozicionin ngritur bërrylat duhet të prekin gjunjët dhe pastaj duhet të kthehet në pozicionin shtrirë (shpatullat prekin

dyshemenë) përpara se të përsërisë ushtrimin. Ato ushtrime të barkut që janë kryer saktë do të llogariten si pikë për

aplikantin.

Skenari

Përdorni skenarin në vijim për të përgatitur pjesëmarrësit në test. Ushtrimet e barkut masin rezistencën e muskujve të barkut. Shtrihuni me kurriz, përthyejini këmbët në një kënd 90 gradë dhe mbështetini mirë thembrat mbi dyshek. Këmbët mund t’i mbani të bashkuara ose të hapura, por thembrat duhet të mbesin të mbështetura mirë me dyshekun. Personi ndihmës mund t’ju ndihmojë duke ua fiksuar këmbët në dyshek me duart e tij, por pa i prekur me gjunjë. Gishtërinjtë duhet t’i keni të mbërthyer me njëri-tjetrin pas kokës ose duart të harkuara pas veshëve gjatë ushtrimit. Kur të them “Fillo”, ngri trungun e trupit duke përthyer mesin. Prekni gjunjët me majat e bërrylave dhe kthehuni në pozicionin fillestar. Kur të riktheheni në pozicionin fillestar, shpatullat duhet të jenë të shtrira dhe të prekin në

dysheme. Unë do të numëroj sa herë që kthehesh në pozicionin fillestar. Mund të pushosh, por vetëm në pozicionin “lart”. Mos e harko shpinën dhe mos i ngri të ndenjurat nga dysheku. Nëse nuk arrin t’i mbash gishtërinjtë e mbërthyer apo duart pas veshëve, ose nëse nuk prek gjunjët me bërryla apo nuk prek dyshekun me shpatulla, ose harkon shpinën apo ngre të ndenjurat, do të marrësh vërejtje. Pas një vërejtjeje përsëritet, e pasakta nuk numërohet. Do të kemi një minutë kohë për të bërë sa më

shumë ushtrime të muskujve të barkut sa të jetë e mundur.

Unë do te njoftoj në lidhje me kohën kur të kenë ngelur edhe 30, 15 dhe 5 sekonda. Rezultati i pikëve do të llogaritet mbi bazën e numrit të ushtrimeve të sakta.

TESTI I MAKSIMUMIT TË POMPAVE

Qëllimi

Ky test mat rezistencën muskulore të muskujve të shpatullave, kraharorit, pjesës së prapme të krahëve (muskujve zgjatues). Kjo rezistencë është e rëndësishme në përdorimin e forcës gjatë çdo lëvizje shtytëse.

Skenari

Përdorni skenarin e mëposhtëm për të përgatitur pjesëmarrësit. Pompat masin rezistencën muskulore të pjesës së sipërme të trupit (kraharorit, shpatullave dhe muskujve zgjatues). Vendosini pëllëmbët e duarve në tokë kudo që të ndiheni rehat, dhe hapini në gjerësinë e shpatullave. Këmbët mund t’i mbani të bashkuara, ose rreth 38.48 cm ndarë. Të dyja këmbët duhet të prekin dyshekun. Trupi duhet të mbahet drejt që nga kyçet e deri

tek shpatullat dhe duhet të ruajë këtë pozicion deri në përfundim të ushtrimeve. Mbaje kokën lart dhe shtyllën kurrizore të niveluar mirë. Kur të them “Fillo” ul trupin duke përthyer bërrylat deri sa krahët të jenë paralel me dyshemenë. Më pas kthehu në pozicionin fillestar duke drejtuar krahët. Mund të pushosh në pozicionin lart. Nëse nuk arrin ta mbash trupin në

një vijë të drejtë, apo të ulesh deri sa krahët të jenë paralel me tokën apo të bllokosh bërrylat në pozicionin lart, do të paralajmërohesh. Pas paralajmërimit të parë, përsëritjet e pasakta të ushtrimit nuk do të numërohen. Ky ushtrim nuk ka kufizim kohe. Bëj sa më shumë pompa të sakta që të mundesh. Pikët janë të barabarta me sa herë ushtrimi është përsëritur saktë.

VRAPI 300 METËRSH

Qëllimi

Ky është një test që mat kapacitetin anaerobik që është i rëndësishëm pas sforcimeve të shkurtra dhe intensive si për shembull ndjekje në këmbë, shpëtim jete dhe përdorim i forcës.

Skenari

300 metërshi mat kapacitetin tuaj anaerobik. Vrapi duhet të përfundohet pa ndihmë. Në fillim, do rreshtoheni pas vijës së startit. Kur të them “Nisu!”(ose kur të ul flamurin) do të filloj matjen e kohës. Ti do të fillosh të vraposh (përshkruaj pistën, përfshirë edhe finishin). Synimi yt do të jetë të vraposh dhe ta përshkosh distancën sa më shpejt që të jetë e mundur. Unë

(ne) do të masim kohën kur do ta mbarosh 300 metërshin.

TESTI I VRAPIT/ECJES 2. 4 KM

Qëllimi

Ky test mat rezistencën kardiorespiratore ose fuqinë aerobike, që

përcaktohet nga aftësia e trupit për të transportuar dhe për të përdorur oksigjenin që prodhon energji. Kjo është e rëndësishme për kryerjen e detyrave që kërkojnë fuqi dhe rezistencë (ndjekje, kërkime, përdorim i gjatë i forcës, etj) dhe për minimizimin e rrezikut të problemeve shëndetësore kardiovaskulare.

Skenari

Ecja 2.4 km mat rezistencën kardiorespiratore ose fuqinë aerobike. Distanca duhet përshkruar pa ndihmë. Në fillim do rreshtoheni pas vijës së startit. Kur të them “Nisu” do të fillojë edhe matja e kohës. Mund të vraponi sipas ritmit tuaj. Për të përfunduar 2.4 km, do të...(thuajini vrapuesve se sa herë do të vrapojnë rrotull do t’i bien pistës ose përshkruajini rrugën, përshirë edhe vijën e finishit nëse nuk do të vrapojnë

në një pistë vrapimi). Synimi yt është t’i përshkosh 2.4 kmt sa më shpejtë që të jetë e mundur. Përpiqu të mos fillosh shumë shpejt, por me një ritëm që mund ta ruash për 10 apo 15 minuta. Mund edhe të ecësh, por ecja ta bën më të vështirë për të plotësuar standardin. Mund të vraponi përkrah një vrapuesi tjetër për të ruajtur ritmin, por nuk mund të jepni apo të pranoni ndihmë fizike nga një vrapues tjetër. Unë do të them me zë të

lartë kohën e arritur në fund të çdo here që plotëson një rrotullim (nëse vrapi bëhet në pistë) dhe do të regjistrojë kohën e mbarimit. Në fund të vrapit, vazhdo të ecësh për afro 5 minuta për t’u qetësuar.

PIKËT PËR SERINË E TESTIT TË PËRGATITJES FIZIKE

Çdo test përbërës i STPF-së mat një aspekt të ndryshëm të përgatitjes fizike, që përcakton aftësinë e policit për të kryer detyra thelbësore në punën e vet. Për të kaluar STPF-në, pjesëmarrësi duhet të arrijë të paktën 10 pikë në çdonjërin prej testeve të STPF-së. Nëse rezultatet janë nën nivelin e kërkuar prej 10 pikësh për çdo test, atëherë ato janë nën standardet

e kërkuara dhe për pasojë pjesëmarrësi ngel në STPF. Maksimumi i

mundshëm për çdo test është 20 pikë me një total të mundshëm prej 100 pikësh në të gjithë STPF-në.





11 Gusht 2008