Autori i Lajmit: red.
Shkollat 9-Vjeçare më të mëdha për nga numri i nxënësve

1. Shkolla “Gjon Buzuku” me 1668 nxënës

2. Shkolla “Vasil Shanto” me 1571 nxënës

3. Shkolla “Qani Turdiu” me 1510 nxënës

4. Shkolla “Isa Boletini” me 1456 nxënës

5. Shkolla “Lasgush Poradeci” me 1412 nxënës



Shkollat 9-Vjeçare më të vogla

Shkolla me profil të veçante si:

Instituti i Nxënësve që nuk Shikojnë, me 60 nxënës

Shkolla e Nxënësve që nuk Dëgjojnë me 125 nxënës

Shkolla Koreografike (9-vjeçare) me 120 nxënës



Shkolla “Luigj Gurakuqi” me 85 nxënës

Shkolla “Kosova” me 201 nxënës

Shkolla “Hoxha Tahsim” me 301 nxënës

Shkolla “Murat Toptani” me 358 nxënës



Kalueshmëria 100%

-Shkolla Koreografike

-Shkolla “Kosova”

-Shkolla Luigj Gurakuqi

-Instituti i Nxënësve që nuk Dëgjojnë

-Instituti i Nxënësve që nuk Shikojnë



Kalueshmëria më e ulët

Eshtë shënuar në shkollën “Bajram Curri”, e cila frekuentohet nga një numër i madh fëmijësh romë.

Të gjitha shkollat e tjera 9-Vjeçare kanë pasur kalueshmëri mbi 96%.



Nota mesatare

Rezultatet më modeste

Shkolla “Kolë Jakova” me notë mesatare 7.2

Shkolla “Siri Kodra” me notë mesatare 7.2

Shkolla “Bajram Curri” me notë mesatare 7.3

Shkolla “Xh. Delli” me notë mesatare 7.4

Shkolla “Luigj Gurakuqi” me notë mesatare 7.4



Nota mesatare më e lartë

Shkolla “Emin Duraku” 8.8

Shkolla “Edit h Durham” 8.8

Shkolla e Kuqe 8.8

Shkolla “Dora D Istria 8.7

Shkolla Kosova 8.7

Shkolla “Fan Noli” 8.6

Shkolla “Avni Rustemi” 8.6

“Dëshmorët e Lirisë” 8.6

Inst. Nxënsëve që nuk Dëgjojnë 8.6



Shkollat 9-vjeçare, mbi 1 milionë orë mësimi të braktisura



Plot 1 milionë e 99 mijë e 74 mungesa janë shënuar në regjistrat e shkollave 9-vjeçare të qytetit të Tiranës gjatë vitit shkollor 2007-2008. Nga këto, 820 mijë e 71 mungesa rezultojnë me arsye, nga të cilat numrin më të madh të mungesave me arsye e ka pasur shkolla “Emi Duraku” me 32 878 mungesa, nga 34 118 mungesa të rregjistruara gjithsej në rregjistrat e kësaj shkolle, që do të thotë se numri i mungesave më së shumti nuk konvertohet në braktisje të shkollës. Por ndërkaq, duhet thënë se numri i mungesave i cili ndryshon ndjeshëm nga një shkollë në tjetrën kushtëzohet edhe nga kapacitetet shumë të ndryshme të nxënësve nga një shkollë tek tjetra. Ka shkolla me më pak ose diçka më tepër se 100 nxënës, të tjera shkolla me rreth 300-400 nxënës, sikurse edhe me disafishin e tyre; mbi 1000 apo 1500 nxënës. Numrin rekord të mungesave e mbajnë shkollat “Bajram Curri” dhe “Gjon Buzuku”. Po të përkthehen mungesat në shifra nxënësish, mund të thuash se 23.12% e nxënësve të kryeqytetit janë autorët e 820 071 mungesa me arsye dhe e 279 003 mungesave pa arsye.



Mungesat

Shkollat rekord

-“Bajram Curri” 60027

-“Gjon Buzuku” 50 574



Shkollat 9-vjeçare me mbi 30 mijë mungesa

“Emin Duraku” 34 118

“Hasan Prishtina” 35 469

“Jeronin de Rada” 30742

“Mihal Grameno” 30579

“Ramazan Jarani” 39584

“Vasil Shanto” 30634

“Andrea Kostallari” 34791

“Kolë Jakova” 32 365

“Isa Boletini” 37 579



Shkollat me më pak nxënës nuk janë gjithnjë më të mirat

Nuk duket të ketë një korrelacion midis numrit më të madh apo më të vogël të nxënësve të një shkolle dhe rezultateve të shënuara. Kështu përshembull, shkolla “Konferenca e Pezës” e ka notën mesatare 8.5, pra mbi mesataren e shkollave të Tiranës dhe ka një numër relativisht të vogël nxënësish; konkretisht, 440 nxënës. Prej këtej mund të dilej në përfundimin ose përgjithësimin, se një shkollë me më pak nxënës ka rezultate më të mira, pasi sikurse thuhet shpesh, sa më tepër nxënës të ketë klasa, aq më pak mund të punojë mësuesi individualisht me secilin prej tyre.

Por, ndërkaq, kemi jo pak shembuj të kundërt si ai i shkollës “Edit h Durham” e cila ka një notë mesatare rekord prej 8.8, edhe pse renditet mes shkollave me numër më të madh nxënësish- plot 1262 nxënës. Po kështu edhe shkolla “Emin Duraku”. Nga ana tjetër, shkolla si “Xh. Delli” me një numër të vogël nxënësish, 412, ka arritur një notë nën mesatare; 7.4, edhe pse kalueshmëria është nga më të mirat, në nivelin 96.1%.

Por, si mund të shpjegohen rezultatet shkollore të larta në shkollat me numër të madh nxënësish? Natyrisht, ka të bëjë kontigjenti i nxënësve ku ndikon vendndodhja e shkollës si dhe aftësitë e stafit pedagogjik, por nga ana tjetër, sikurse shprehet prof. dr. Zyhdi Dervishi, aty ku ka masivitet, ka edhe më tepër konkurrencë, ka shpirt gare. Në një klasë me pak nxënës, nuk ka shumë ambicie, nuk ka shumë mundësi për t u krahasuar dhe nuk ka mjaftueshëm nxënës të të gjitha niveleve. “Për këtë arsye, në shkollat e mëdha dhe përgjithësisht në ato shtetërore, nxënësi ka mundësi më të mira për t u krahasuar me më tepër moshatarë dhe për të vlerësuar realisht pozicionin e tij”. Edhe mësuesit shprehen se kjo i ndihmon të ndërtojnë punën në grupe dhe është më e madhe mundësia që nxënësit të përfitojnë prej njëri-tjetrit.



Ky lajm është publikuar: 26/07/2008