Ministri i Arsimit z. Myqerem Tafaj nenshkroi udhezimin qe percakton datat e provimeve dhe menyren e zhvillimit te tyre




Ministri i Arsimit dhe i Shkences z. Myqerem Tafaj nenshkroi dje udhezimin perkates qe percakton datat e provimeve te Matures Shteterore dhe procedurat qe duhen ndjekur nga shkollat e mesme. Kete vit provimet do te perfundojne me 30 qershor per maturantet ndersa shkolla me 21 maj.



Datat dhe lendet


Me pese lende te reja me zgjedhje do te reja me zgjedhje eshte pasuruar kete vit provimi i Matures Shteterore. Kjo ka te beje me lendet per shkollat e mesme artistike teksa lendet e reja do te jene Histori muzike Harmoni Histori Arti Anatomi dhe Histori baleti.


Ministri Tafaj ka percaktuar 30 qershorin si diten e dhenies se provimeve me zgjedhje qe jane edhe te fundit qe do te jape nje maturant. Lendet e detyrueshme te Matures do te jepen me 1 dhe 15 qershor per Gjuhe dhe letersi shqipe e Matematike perkatesisht. Nderkohe provimet ne shkollat e mesme specifike do te mbahen nga data 24 deri ne 30 maj. Per te gjithe maturantet e shkollave te mesme mesimi do te perfundoje me 21 maj.


Sipas udhezimit te ministrit per provimet me zgjedhje maturantet/kandidatet e shkollave artistike dhe koreografike mund te zgjedhin vetem nje nga lendet e reja me zgjedhje. Nderkaq te gjithe maturantet/kandidatet kane te drejte te zgjedhin vetem nje nga gjuhet e huajate listes se provimeve me zgjedhje.



Procedurat


Drejtorite dhe zyrat arsimore duhet te dergojne brenda dates 24 maj 2011 ne Agjencine Kombetare te Provimeve AKP emrat e nxenesve maturante mbetes ne perfundim te vitit per tu hequr nga lista e provimeve te Matures Shteterore. Nderkaq sipas urdhrit te ministrit Tafaj kete vit mjediset e institucioneve te arsimit privat nuk mund te perdoren si mjedise per provimet e Matures Shteterore.


Per shkollen e mesme pedagogjike per minoritetin grek per provimin Gjuha dhe Letersia greke te pergatitet teze e vecante nga DAR Gjirokaster. Per ndjekjen e provimeve perfundimtare ne shkollat profesionale 3-vjecare DAR/ZA te angazhoje specialistet perkates sipas profileve ndash percakton udhezimi I ministrit.



Lendet me zgjedhje


Fizike


Kimi


Biologji


Histori


Gjeografi


Njohuri per Shoqerine


Njohuri per ekonomine dhe Filozofi


Gjuhe angleze


Gjuhe frenge


Gjuhe italiane


Gjuhe gjermane


Gjuhe spanjolle


Histori muzike


Harmoni


Histori Arti


Anatomi


Histori baleti



Datat e provimeve


Shkollat e pergjithshme


Gjuhe Shqipe dhe Letersi 1.6 .2011


Matematike 15.6.2011


Provimet me zgjedhje Z1 dhe Z2 30.6.2011


Shkollat profesionale


Provimet perfundimtare 26 ndash 30 maj 2011.


Ne Shkollat e Mesme Pedagogjike per minoritetin


Gjuha dhe Letersia Greke 28 maj 2011


Ne Seksionet Dygjuheshe


Gjuhe e Huaj 28 maj 2011


Ne Shkollat e Mesme Artistike dhe Sportive


Formimi Teorik-Praktik Profesional 26 maj 2011


Ne Shkollat e Mesme Teknike Ekonomike dhe Teknike - Profesionale 5- vjecare


Formimi Teorik-Praktik Profesional 26 maj 2011