Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall fituesit e Olimpiadës Kombëtare të Matematikës për nxënësit e shkollave të mesme. Janë shpallur plot 23 fitues nga viti i parë gjimnaz deri në vitin e katërt. Ata janë nga qytete të ndryshme, si Shkodra, Tirana, Fieri, Durrësi, etj. Nxënësit e klasave 9, 10, 11, 12, që rezultojnë fitues nga vendi i parë deri në të gjashtin, mund të garojnë për Olimpiadën Ballkanike. Ministria e Arsimit bëri të ditur dje se "nxënësit që gjejnë emrat në listë duhet të paraqiten deri më 5 prill në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Tiranë, për të marrë pjesë në testin seleksionues, nga i cili dalin edhe përfaqësuesit e Shqipërisë në Olimpiadën Ballkanike". Ndërkohë që për ata që janë të pakënaqur me rezultatin, pra nxënës që nuk kanë fituar olimpiadën, apo ata që nuk janë të kënaqur me vendin e marrë, mund të ankimojnë pranë këtij fakulteti deri më datën 29 mars, duke kontaktuar me Edmond Pishën.



Për këtë vit, fituesit e olimpiadës janë si vijon: Klasa e 9; Vendi i parë Tedi Alia, 24 pikë, Fier; i dyti Disel Spahija, 23 pikë, Shkodër; i treti Rigert Mema, 22 pikë, Durrës dhe Arnold Shehu 22 pikë, Tiranë. Klasa 10: Vendi i parë Kristiana Tulina, 20 pikë, Elbasan; i dyti Erion Dervishi, 18 pikë, Tiranë; i treti Jurgen Fataj 12 pikë Vlorë; i katërti Endrit Shehaj 11 pikë Fier; i pesti Elona Hasa 10 pikë Dibër; i gjashti Elvira Troka 9 pikë Fier. Klasa 11: Vendi i parë Andi Reci, 31 pikë, Tiranë; i dyti Manushaqe Muco, 18 pikë, Vlorë; i treti Niko Kaso, 15 pikë, Vlorë, Jurgen Kopliku, 15 pikë, Tiranë, Albana Grembi, 15 pikë, Fier dhe Ndriçim Hajdari 15 pikë Lushnje. Klasa 12: Vendi i parë Erdian Spaho, 22 pikë, Tiranë; i dyti, Eglantina Dani, 19 pikë, Tiranë; i treti Redi Haderi, 16 pikë, Shkodër; i katërti Rezarta Myrtollari, 14 pikë, Korçë; i pesti Ornela Lalaj 10 pikë, Vlorë, Limonera Bozhaj 10 pikë, Fier, dhe Marsida Çollaku, 10 pikë, Tiranë.