Ministria e Arsimit shpalli dje nxënësit, mësuesit, shkollat dhe kopshtet më të mira të vendit, duke u dhënë certifikata nderi. Në këtë ceremoni, Kryeministri z. Sali Berisha, ministri i Arsimit dhe Shkencës z. Myqerem Tafaj dhanë certifikata dhe çmime për nxënësit, mësuesit dhe shkollat më të mira të Shqipërisë për vitin 2009.
Duke përshëndetur këtë eveniment, Kryeministri Berisha shprehu falënderimin dhe mirënjohjen më të thellë ndaj të gjithë nxënësve, mësuesve, edukatorëve të brezit të ri, për punën dhe përkushtimin e dëshmuar gjatë vitit 2009 e në vazhdim, në garën e dijes. Ndërsa ministri i Arsimit dhe Shkencës, z. Myqerem Tafaj, në përshëndetjen e tij për të pranishmit, theksoi se kjo nismë e Ministrisë së Arsimit do të kthehet tashmë në një traditë të përvitshme, në çdo fundvit, si një vlerësim real, por edhe si motivim dhe nxitje për rezultate dhe cilësi akoma më të lartë në sistemin tonë arsimor.
U nderuan me Medalje të Artë 4 nxënës të shkollave të mesme, që kanë mbaruar këto studime me rezultate të shkëlqyera, ndërsa me Certifikatën e Mirënjohjes 5 nxënës të shkollave 9-vjeçare, të vlerësuar me çmime të para në konkurse e olimpiada ndërkombëtare.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës vlerësoi të gjithë nxënësit me një dhuratë të veçantë.
Në kuadër të nismës “Shqipëria në moshën e Internetit”, MASH dhuroi për këta nxënës nga një laptop, për t’u dhënë mundësi të vazhdojnë në rrugën e tyre të arsimimit edhe nëpërmjet internetit.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës vlerësoi si “Më të mirët e vitit 2009” 18 mësues dhe edukatorë nga të gjitha shkollat e vendit, të cilët janë përzgjedhur nga Drejtoritë Arsimore Rajonale në rang qarku për të gjithë Shqipërinë, për meritat e tyre të veçanta në arritjen e rezultateve të larta dhe cilësisë në mësimdhënie.
Më pas, çmimin “Shkolla më e mirë e vitit 2009” e morën 5 shkolla të mesme të përgjithshme, bazuar në rezultatet e Maturës Shtetërore, në notën mesatare.
Një çmim të veçantë mori shkolla e mesme profesionale “Beqir Çela” e Durrësit për integrimin më të mirë në arsimin profesional.
Po kështu, u vlerësuan me Certifikatën e Mirënjohjes “Shkolla më e mirë e vitit 2009” edhe 16 shkolla 9-vjeçare të përzgjedhura nga Drejtoritë Arsimore Rajonale për rezultatet e arritura në Provimet e Lirimit.

Më të mirët

Shkollat e mesme të përgjithshme më të mira të vitit 2009 janë:

1. “Sami Frashëri” Tiranë
2. “Qemal Stafa” Tiranë
3. “Ali Demi” Vlorë
4. “Janaq Kilica” Fier
5. “18 tetori” Lushnjë


Shkolla më e mirë profesionale
1. “Beqir Çela” Durrës

Shkollat 9-vjeçare
1. “Andon Xoxa” Fier
2. “Ismail Qemali” Shkodër
3. “Kushtrimi I lirisë” Durrës
4. “Selim Alliu” Peshkopi
5. “22 tetori” Berat
6. “Ali Agjahu” Elbasan
7. “Avni Rustemi” Kukës
8. “Mësonjëtorja” Korçë
9. “Gjergj Kastrioti” Lezhë
10. “Koto Hoxhi” Gjirokastër
11. “Lef Sallata” Vlorë
12. Kamëz Qarku i Tiranës
13. “Dora d’Istria” Tiranë
14. “Misto Mame” Tiranë
15. “Jeronim de Rada” Tiranë
16. Babrru Qendër Qarku i Tiranës

Kopshti më i mirë

1. Kopshti 21 Tiranë
2. Parafabrikat Durrës

Mësuesit më të mirë

1. Mehmet Shipka nga DAR Elbasan
2. Lindita Jata nga DAR Kukës
3. Pandush Vace nga DAR Korçë
4. Margaret Mara (Dhimitri) nga DAR Durrës
5. Vjollca Kola nga DAR Dibër
6. Flamur Cobo nga DAR Berat
7. Majlinda Abazi nga DAR Fier
8. Sareta Haska nga DAR Gjirokastër
9. Astrit Dizdari nga DAR Shkodër
10. Vigjilenca Hasdani nga DAR Vlorë
11. Vera Balla nga DAR Lezha
12. Skënder Bulku nga DAR Tiranë
13. Nirvana Nasi nga DAR Tiranë
14. Servete Cenalla nga DAR Tiranë
15. Arbana Berisha nga DAR Qarku Tiranë

Edukatoret më të mira

1. Elda Zani Gjirokastër
2. Xhuljeta Veshaj Vlorë
3. Pranvera Bejleri Korçë

Nxënësit e shkollave të mesme*

1. Hyrjet Boksi, shkolla “28 nëntori” Shkodër
2. Arbana Grembi, shkolla “Flatrat e dijes” Fier
3. Manushaqe Muco, shkolla “Perla” Vlorë
4. Orlen Shiba, shkolla shkolla “Petro Nini Luarasi” Tiranë
* Janë 4 fituesit që mbaruan shkollën e mesme me Medalje të Artë, pra të shkëlqyer në mësim dhe fitues të olimpiadave të ndryshme në shkollë të mesme.

Nxënësit e shkollave nëntëvjeçare*

1. Gledis Kallco, shkolla “Vincenc Prendushi” Durrës
2. Laura Lutaj, shkolla “The independent” Tiranë
3. Olsi Leka, shkolla “Rilindja” Durrës
4. Florida Ahmetaj, shkolla “Turgut Ozal” Tiranë
5. Ledis Bidaj, shkolla “Flatrat e dijes” Fier.
* Janë fitues medaljesh në olimpiadën Ballkanike të matematikës si dhe nxënës të shkëlqyer në shkollat e tyre.