Autoritetet kanë evakuuar me qindra njerëz, pas shpërthimit të një vullkani në jug të Islandës, ka njoftuar sot agjencia islandeze për mbrojtje civile, por fillimisht nuk kishte njoftime për dëme apo të lënduar.



Shpërthimi ndodhi të shtunën në mbrëmje, në afërsi të glaserit Eyjafjallajokull, të pestin më të madhin në Islandë.



“Shpërthimi është i vogël, por ne megjithatë vendosën që të evakuojmë banorët”, tha Agust Gunnar Gylfason, analist në Departamentin për Mbrojtje Civile.



Autoritetet evakuuan rreth 450 persona, nga rajoni që gjendet rreth 160 km në juglindje të kryeqytetit Reykjavik.



Gjendja e jashtëzakonshme është shpallur në komunitetet që gjenden në afërsi të glaserit, ndërsa Kryqi i Kuq ka hapur tri qendra në fshatin Hilla, për të strehuar personat e evakuuar.



Si ishull vullkanik në Atlantikun Verior, Islanda në pjesën më të madhe është një shkretëtirë arktike, me male, glaserë dhe vullkane, si dhe me toka bujqësore në rajonet në afërsi të bregdetit.



Shpërthimi i fundit i një vullkani në Islandë ka ndodhur në vitin 1820.



Në ndërkohë, aviacioni civil i Islandës ka anuluar të gjitha fluturimet e brendshme dhe disa fluturime ndërkombëtare, duke detyruar udhëtarët që të presin nëpër aeroporte.