Në Islandë është mbyllur hapësira ajrore, ndërsa shpërthimi  i një tjetër vullkani kërcënon  të gjunjëzojë transportin ajror në Europë. Bëhet fjalë për  Grimsvotn, vullkanin më të madh të ishullit që filloi të lëshonte llavë e hi për herë të parë që më 2004-ën.





Ndonëse paraprakisht shkencëtarët thanë se bëhej fjalë për një situatë
të ndryshme e përjashtuan mmundësinë e përsëritjes së katastrofës së
prillit të kaluar, një kolonë tymi 20 metra e gjatë që nga krateri ka
bllokuar tashmë avionët lokalë.



Alarmi është përhapur në mbarë Europën perëndimore e reja e hirit
vullkanik pritet të mbërrijë të martën në Skoci, për t'u shtyrë më pas
nga era drejt lindjes së Francës së veriut spanjoll rreth mesjavës.



Një vit më parë, shpërthimi i një vullkani disa herë më të vogël se
Grimsvotn anuloi të paktën 100 mijë fluturime e shkaktoi vonesa e
probleme për të paktën 8 milionë pasagjerë e humbjet për kompanitë 
ajrore që tejkaluan 3,5 miliardë euro.





Delina Bitraku