Shqiperia nuk eshte ne mes vendeve me problematike per sa i perket trafikimit te droges, megjithese sipas ka ende probleme, pasi vendi vazhdon te jete vend transit, ne vendet e Evropes. Raporti i fundit i Kombeve te Bashkuara, ben te ditur se, vendi yne ka bere hapa para qe nga viti 2004 e ne vazhdim. Ne nje interviste per BBC, analisti prane zyres se OKB per drogen ne Vjene, Thomas Pietschman thote se, "Shqiperia ka ende probleme, pasi shikohet si vend burim i mariuanes, por jo per droga te tjera". Nderkohe ne raport thuhet se tani trafikantet e droges po shfrytezojne, poziten delikate e Afrikes Perendimore duke kercenuar keshtu sigurine ne vend. "Afrika Perendimore eshte kthyer tani ne rrugen transite kryesore te kokaines nga Amerika e Jugut per ne Evrope", thuhet ne raport.


Si e sheh tani zyra e OKB per drogen Shqiperine ?


Shqiperia pati nje rritje te madhe te trafikimit te droges gjate periudhes 2000-2004. Pas kesaj periudhe fatmiresisht Shqiperia nuk eshte ne listen prioritare te shqetesimeve. Ajo cka po shohim ne tani eshte me pak problem nga trafikantet shqiptare ne Itali ne vendet e ish Jugosllavise, ne Zvicer, ne Gjermani, ne Austri si dhe ne pjesen tjeter te Evropes.


Shqiperia shpesh cilesohet nga organizata nderkombetare dhe shtypi si vendi transit i heroines. Ku qendroni ju me kete?


Shqiperia qarte eshte vend transit dhe vazhdon te jete vend transit. Ajo cka shohim ne tani eshte se opiumi qe vjen nga Afganistani, shkon ne Iran, ne Turqi, me pas ne Bullgari dhe nga Bullgaria ne Shqiperi qe pastaj vazhdon per ne Itali. Ky ka qene tipari klasik ne vitet e fundit dhe kjo nuk ka ndryshuar. Ajo cka ka ndryshuar eshte se numri i trafikanteve dhe sasia e trafikut qe kryhet nga Shqiperia ka rene ne vitet e fundit dhe ketu flas per pas vitit 2004.


Cfare karakteristikash te tjera keni vene re ju pervec kesaj tregtie kontrabande te droges. Per cfare droge tjeter permendet Shqiperia?


Shqiperia permendet si vend prodhues i mariuanes. Pjesa me e madhe e kanabisit qe gjendet ne Greqi dhe Itali vjen nga Shqiperia. Te njejten gje shohim edhe ne Serbi, Kosove dhe Bullgari. Te te gjitha burimi eshte Shqiperia.


Si mund te pershkruani bashkepunimin qe keni pasur ju si organizate e OKB-se me qeverine ne Shqiperi?


Mund te them se bashkepunimi eshte permiresuar ne vitet e fundit. Megjithese fatkeqesisht nuk eshte ne nivelet e vendeve te tjera. Pjeserisht kjo ka te beje me fondet qe qeveria e Shqiperise ka. Pjeserisht eshte dhe problemi se Shqiperia ende nuk perfaqesohet ne disa organizma dhe takime te rendesishme si eshte takimi i krereve te agjencive per zbatim te ligjit qe eshte per te ardhur keq pasi veshtireson shkembimin e informacionit.


Cila eshte pikepamja juaj per sa i perket gjerave. Do te kete progres?


Ne pergjithesi ne jemi optimiste se gjerat do te permiresohen pasi edhe tani situata ka filluar te permiresohet ne Ballkan. Shqiperia perfundimisht nuk eshte ne mes vendeve me te keqija per momentin sic ishte disa vjet me pare. Gjerat po permiresohen. Ne jemi optimiste se rryma pozitive do te vazhdoje.





Raporti i muajit maj


Ballkani rajon me i sigurt se Evropa Perendimore


Raporti i quajtur "Krimi dhe Ndikimi i tij ne Rajonin e Ballkanit" i botuar nga Zyra e Droges dhe Krimit prane OKB-se, ku thuhej se Ballkani eshte me i sigurt se rajoni perendimor i Evropes. Cikli i kriminalitetit ne rritje i shkaktuar nga trazirat politike qe kishin mberthyer rajonin e Ballkanit ne vitet 1990, te cilat mundesuan lulezimin e krimit te organizuar, tani eshte thyer. Por megjithese rajoni ka shenuar nje sukses te dukshem ne uljen e krimit dhe rritjen e sigurise, raporti thekson se Ballkani ende ndeshet me probleme serioze. Shqiperia dhe Kosova, thuhet ne raport, kane shenuar nje sukses ne uljen e krimit, ngjashem me vendet e tjera te rajonit. Shqiperia per shembull ka shenuar nje renie te theksuar te numrit te vrasjeve nga viti 1998 deri ne vitin 2006. Por, nje fushe ku Shqiperia ka ngecur, eshte dhuna ndaj grave, e cila sipas raportit eshte me e larte se ne vendet e rajonit. Nje nga problemet qe shihet si burim i krimit dhe dhunes eshte lidhja e biznesit me politiken.