09-04-2011 / Gazeta 55

Komisioni Evropian vlerëson performancën ekonomike të Shqipërisë

Shqipëria merr një tjetër vlerësim ndërkombëtarë për performancën e shkëlqyer ekonomike, teksa renditet në krye të vendeve me rritjen me të madhe ekonomike. Komisioni Evropian dhe Departamenti për çështjet Ekonomike dhe Financiare ka publikuar raportin për 3 mujorin e fundit të 2010-ës, një analizë e performancës së ekonomisë evropiane të vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve që janë në prag të integrimit, “Ekonomia në 3 mujor”. Ekonomia e Shqipërisë, e vogël por në proces zhvillimi përmendet që në pjesën hyrëse të raportit si një shembull në disa tregues. Kriza botërore rendoi performancën e sektorit financiar, duke ulur kreditimin edhe në Shqipëri, por kjo e fundit përsëri mbeti vendi me rritjen më të lartë ekonomike në rajon dhe evropë. Raporti shprehet se trendi i rritjes është akoma negativ dhe shumë i ulët në ballkanin perëndimor, por vetëm Shqipëria veçohet në rajon si vendi që kapërceu ngërçin e krizës ekonomike në vitin 2010. Lidhur me papunësinë, në raport thuhet se u vu re një hendek midis përmirësimit të situatës ekonomike dhe zhvillimeve në tregun e punës, me përjashtim të Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë, ku papunësia u ul gjatë 6 mujorit të dytë të 2010-ës. Shqipëria vlerësohet gjithashtu si vendi që uli konsiderueshëm deficitin, ndërsa vihet në dukje se financat publike u ndikuan rëndë nga kriza në 2009-ën, por që u përmirësuan ndjeshëm në vitin 2010-të. Në të thuhet se “Financat publike, u ndikuan rëndë nga kriza në 2009, por u përmirësuan dukshëm në vitin 2010 në Turqi dhe Shqipëri, ku deficiti u zvogëlua me 42% ne Turqi dhe 58% në Shqipëri.
Veçanërisht për Shqipërinë, në raport thuhet se kriza ekonomike dhe fiskale afatmesme vuri si tavan për deficitin 3%, për periudhën 2012-2014 dhe rritje ekonomike prej 6%, inflacion 3% si dhe reduktim të borxhit publik në 57%. Në sektorin real, në 3 mujorin e fundit të 2010-ës, rritja reale e GDP-së arriti në 5.4% nga viti në vit, duke treguar performancën e fortë ekonomike të regjistruar dhe në 3 mujorët e parë të vitit. Industria mbeti nxitësi kryesor i rritjes duke përfshirë edhe rritjen e prodhimit të energjisë elektrike. Porsa i përket sektorit të jashtëm deficiti llogaritet korrent u ul në 22%, ndërsa diferenca import-eksport u ngushtua me rritjen më të shpejtë të eksporteve. Eksporti i mallrave u rrit rreth 63%, përfshirë edhe atë të energjisë elektrike. Investimet e huaja direkte gjithashtu u rritën me 17% si rezultat i investimeve në naftë, në gaz dhe koncesionet e energjisë, portofolet e të cilave shënuan rritje edhe nga nxjerrja e Euro Bondit prej 300 mln euro. Në mars, Agjencia Ndërkombëtare e renditjes së kapacitetit të kreditimit, Standard & Poor’s, tregoi që Shqipëria qëndroi stabël në renditjen sovrane të kreditimit ‘B+B’, në sajë të potencialit të fortë të rritjes ekonomike dhe politikave te saj, si shina të integrimit Europian.

Treguesit ekonomikë sipas raportit të Departamentit të Ekonomisë dhe Financave në Komisionin Evropian
   
Në sektorin real
Në 3 mujorin e fundit të 2010-ës, rritja reale e GDP arriti në 5,4%, nga viti në vit, duke vazhduar performancën e fortë ekonomike të regjistruar dhe në 3 tremujorët e parë të vitit. Industria mbeti nxitësi kryesor i rritjes, duke përfshirë dhe rritjen e prodhimit të energjisë elektrike. Tregtia, restorantet dhe hotelet vazhduan të përmirësohen në këtë tremujor.

Tregu i punës
Kushtet e tij, u përmirësuan diçka në tremujorin e fundit të 2010-ës, në linjë me  përshpejtimin e vazhdueshëm të aktiviteteve ekonomike. Nga viti në vit, rritja e punësimit 2%, e për pasojë papunësia u ul pak, dhe asnjëherë nuk u rrit.

Sektori i jashtëm
Deficiti i llogarive korente u ul 22%, ndërsa diferenca eksport- import u ngushtua nga rritja me ritme më të shpejta e eksporteve. Eksporti i mallrave u rrit rreth 63%, përfshirë dhe atë të energjisë elektrike. Po ashtu u rrit dhe eksporti i mallrave ushqimore, pijeve, tekstileve, këpucëve dhe materialeve të ndërtimit, tendencë kjo pozitive rritëse dhe në muajt e pare të vitit 2011. Shtesa në plus në llogaritë e shërbimeve qe rreth 50%.
Investimet e huaja direkte gjithashtu u rriten me 17% si rezultat i rritjes së investimeve në naftë, gaz dhe koncesione të energjisë. Portofoli i investimeve shënoi rritje dhe nga nxjerrja e Eurobondit prej 300 milion euro.

Sektori financiar
Depozitat vazhduan të rriten dhe në këtë tremujor me 17,6%, depozitat në monedhë të huaj vazhduan gjithashtu rekord rritjeje 16,8% ndaj 9,5% rritje të atyre në lekë. Shënoi rritje dhe huadhënia 8,6% në tremujorin e fundit të 2010-ës dhe 8,8% e 9,4% përkatësisht në janar e shkurt të 2011.

Zhvillimet fiskale
Të ardhurat në buxhet në janar e shkurt 2011 u rritën me 5% si rezultat dhe i rritjes së të ardhurave nga taksat, të cilat pësuan një rritje prej 8,6%. Po ashtu u rriten dhe hyrjet nga TVSH dhe kontributet shoqërore, përkatësisht me 8% e me 8,5%.
Dhe pse me deficit, buxheti, e uli këtë të fundit më shumë nga plani, sepse shpenzimet e tij qenë më të ulëta se të ardhurat, dhe pothuaj i gjithë deficiti u financua nga burime të brendshme.

...