Agjencia e Vlerësimit “Moody” e vlerëson vendin tonë si të mbrojtur nga kriza, falë masave pro-biznes, të ndërmarra nga qeveria. Të njëjtin vlerësim ndajnë edhe “Forbes”, “Uall Street Journal” dhe agjencisë “Reuter”.

TIRANE - Edhe pse bota është në kushtet e një krize të rëndë financiare, Shqipëria ruan dhe konsolidon një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm. Agjencia e Vlerësimit Moody’s një ndër 3 agjencitë më prestigjioze në vlerësimin e korporatave dhe ekonomive të vendeve të ndryshme, e ka vendosur Shqipërinë në kategorinë B, që nënkupton se zhvillimi dhe stabiliteti ekonomik në vend është i qëndrueshëm.
Ambienti shqiptar vlerëson “Moody” është mbrojtur nga kriza jo vetëm falë mungesës së sofistikimit të sektorit financiar dhe politikave të ndjekura, por edhe falë masave fiskale në orientimin pro-biznes, uljes së taksave dhe reformave të standardeve evropiane.
Zhvillimi ekonomik i Shqipërisë ka gjetur edhe vëmendjen e Revista prestigjioze “Forbes”, “Uall Street Journal” dhe agjencisë “Reutes”, sipas të cilave në tre vitet e fundit, Shqipëria ka arritur të nxjerrë nga varfëria më shumë se një të tretën e popullsisë. Duke iu referuar studimit të Bankës Botërore Kombeve të Bashkuara dhe INSTAT të publikuar vetëm dy ditë më parë, një revistë e mirënjohur, “Forbes” thotë se me këtë zhvillim ekonomik, Shqipëria dikur një nga vendet më të varfra jo vetëm që është një anëtar i NATO-s, por pritet të aplikojë për vendin kandidat në Bashkimin Evropian.
“Qeveria Berisha, vazhdon revista, e vlerëson këtë ulje të varfërisë si një rezultat të politikave të ndjekura dhe ka njoftuar për një rritje pagash dhe pensionesh, duke nisur që nga 1 maji”.
Shqipëria vlerësohet sërish me B1 dhe opinion “stable Outlook”.
“Është shumë e rëndësishme të evidentohet se edhe pse në kushtet e përkeqësimit të tregjeve financiare globale, krizës që ka përfshirë pothuajse të gjithë botën, vendi ynë ruan dhe konsolidon një vlerësim të qëndrueshëm”, bën të ditur në deklaratën e saj zyrtare Ministria e Financave.
Vlerësimi i dhënë nga Moody’s është një dëshmi e institucioneve ndërkombëtare të specializuara për të vlerësuar besueshmërinë dhe efektshmërinë në qeverisjen e vendit, si dhe është gjykimi më i qartë e i paanshëm i modelit pro reformë, pro biznes dhe pro integrim evropian në politikat ekonomike të ndjekura.
Nga ana tjetër, Ministria e Financave në deklaratën e saj bën gjithashtu të ditur se, ky është një vlerësim konstant në krahasim me vlerësimin e parë në qershor 2007.
Në argumentimin e këtij vlerësimi jepen fakte dhe argumente që mbështesin opinionin e tyre për këtë vlerësim të qëndrueshëm dhe në të njëjtën kohë me karakteristika pozitive. Kështu, vlerësim pozitiv ka marrë performanca e mirë e ekonomisë me rritje të qëndrueshme të PBB-së për vitet e fundit, si dhe niveli i ulët i inflacionit brenda objektivit 2-4 për qind dhe që është me i ulët se çdo vend tjetër në tranzicion.
Gjithashtu, ndikim në këtë drejtim kanë dhënë edhe masat ligjore fiskale me orientim pro biznes dhe drejt uljes së taksave, të cilat kanë vazhduar të mbështesin rritjen ekonomike. Nga ana tjetër, edhe reformat pro BE-së ofrojnë iniciativa për investimet e huaja. Në një farë mënyrë ambienti shqiptar ekonomik ka pasur një lloj mbrojtje nga kriza botërore për arsye të mungesës së sofistikimit të sektorit financiar.

Rezultatet pozitive sipas Moody

- Performanca e mirë e ekonomisë me rritje të qëndrueshme të PBB-së për vitet e fundit
- Niveli i ulët i inflacionit brenda objektivit 2-4% dhe që është me i ulët se çdo vend tjetër në tranzicion.
- Masat ligjore fiskale me orientim pro-biznes dhe drejt uljes së taksave vazhdojnë të mbështesin rritjen ekonomike si dhe  reformat pro BE ofrojnë incentiva për investimet e huaja.
- Ambienti shqiptar ekonomik ka pasur një lloj mbrojtje nga kriza botërore për arsye të mungesës së sofistikimit të sektorit financiar.
- Përpjekjet që po bëhen në kuadrin e integrimit evropian përbën një bosht orientues të politikave të zhvillimit ekonomik. duke përafruar legjislacioni, institucionet.
- Investimet publike në tërësi, ai i rrjetit infrastrukturor në veçanti e sidomos i kushtohet vëmendje e posaçme aksit rrugor Rrëshen-Kalimash si një investim për të gjithë rajonin Kosovë - Shqipëri dhe me i madhi i ndërmarrë ndonjëherë nga shteti shqiptar.
- Përmirësimi i situatës energjetike në vend nëpërmjet menaxhimit më të mirë si dhe situatës hidrike të favorshme.
- Privatizimi i segmentit të shpërndarjes së KESH - it si një sukses për të rritur eficencën në këtë sektor si dhe investimet e mëtejshme në energjetikë.

...