Izaura Ndoj


Artisti i mirefillte sfidon shfrytezuesit e artit, te cilet artit nuk i japin asgje, por e shfrytezojne te shenjten per qellime personale. Shfrytezuesit e artit ne pamundesi qe te veterealizohen, shnderrohen ne tutore te artisteve te mirefillte. Ata nuk zgjedhin menyren, per te qene ne postet udheheqese. Ata kerkojne te ngopin epshet e tyre ne kurriz te artit dhe artisteve te mirefillte. Nora e Ibsenit ne monodramen "Shtepi Kukulle" eshte personifikim i artistes simbol e krijuar per te qene e tille. Ajo arrin te mbijetoje cdo sfide dhe tejkalon te gjitha barrierat duke i rezistuar kohes. Misioni i saj eshte pasioni per skenen dhe deshira e parealizuar per t'u bere nene. Premiera, e cila rrembeu duartrokitjet e publikut, erdhi me ndryshime dhe nderhyrje regjisoriale, ku regjisori kosovar Sokol Plakolli e adoptoi kete veper te Ibsenit ne monodrame. Sipas tij, me rolin e Nores, aktorja Kadillari shpalos vetite e saj si artiste me pervoje. Ndersa rivenia e personazhit te Nores ne skene, ne cdo forme regjisoriale eshte e pershtatshme, sipas Plakollit.


Kadillari, simboli i femres


Para shfaqjes, aktorja Kadillari tregoi se "Nora, personazhi qe ajo interpreton, vjen si nje femer simbol i mishit te mavijosur, e cila lufton midis epshit, pasionit, intriges dhe jetes engjellore per te mbrojtur te paster egon dhe emblemen e karakterit te saj... Nje karakter psiko-social qe i flet mbare shoqerise dhe apelon tek cdo femer". Nora e Ibsenit nga nje balerine e brishte transformohet ne nje "striptease-dancer te cakerdisur''. Pra, Nora paraqet flijimin e nje shoqerie te shthurur. Ajo lufton mes jetes dhe vdekjes per te mbijetuar ne katrahuren e kesaj shoqerie - qe ndodhet midis reales dhe areales.


Ibsen, dramaturgu qe frymezon artistet shqiptare


Ibsen, eshte nje nder dramaturget me te njohur boteror, i cili prej disa vitesh ka qene ne fokus te artisteve shqiptare. Veprat e tij tashme jane te njohura per nje pjese te madhe te publikut. Henrik Ibsen (1828- 1906) eshte dramaturg norvegjez nga qyteti norvegjez Skien. Drama me e njohur e Ibsen eshte "Shtepia e Kukullave" (1879). Kjo dhe shume drama te Ibsen jane te perkthyera edhe ne shqip. Ne vitin 2006, Norvegjia festoi 100-vjetorin e vdekjes se ketij dramaturgu qe ka bere shume per dramaturgjine botore. Ne shume hulumtime Ibsen ka dale si norvegjezi me i njohur ne bote i te gjitha koherave.