22/05/2005  Mjeku italian Mikele Roberto, i shpjegon publikut mbi ndërhyrjet kirurgjikale estetike


Deri tani në dy spitalet shtetërore, atë Ushtarak dhe QSU të Tiranës, bëhen operacione plastike për rregullimin estetik të hundës, veshëve, shenjave në lëkurë dhe celulitit për njerëzit obieiz. Ndërkohë që në ndonjë klinikë private tek-tuk ka nisur kryerja e operacioneve plastike, jo vetëm për hundën, veshët, shtrirje rrudhash, për heqien e dhjamit, por dhe për fryerjen e buzëve apo gjoksit, të cilat hynë në ato dëshira që quhen teka të klientit. Së fundi, në Shqipëri do të bëhet dhe mbjellja e flokëve. Mjeku italian Mikele Roberto, demonstroi dje para një grupi mjekësh se çfarë ishte në gjendje të bënte ai dhe grupi i tij. Ky kirurg së shpejti këto operacione plastike do t’i aplikojë dhe për shqiptarët në klinikën “Pro Life”. Shpjegimi i Robertos nis me pikturën gruaja dhe qeni të Leonardo da Vinçit, ku gruaja ka një raport perfekt mes lartësisë së ballit, hundës, mjekrës dhe këndit të mollëzave. Ndërsa për të shpjeguar raportet dhe këndet e fytyrës te burrat, mori një pikturë të Pikasos, ku çdo tipar është në një dispropocion të rregullt, pra rregullsi të brendshme. Këtu mbaroi vizatimi i tipareve, pjesa e krijimit, duke vazhduar në teknikën e realizimit nga një kirurg plastik.


Shumë do të donin të ishin më të bukur. Si janë kërkesat e klientëve tuaj?


Djemtë vijnë dhe thonë dua të më bësh si Brad Pit, vajzat si Pamela Anderson. Duhet kuptuar që kirurgjia plastike të rregullon defektet, të bën më të bukur se ç’je, por nuk mund të të bëjë të bukur, të bukur.


Ju realizoni dhe metodën me mbjellje për ata që u kanë rënë flokët, si bëhet e mundur kjo?


Në pjesën e zverkut, ka gjithnjë fije floku që nuk bien ndonjëherë. Merren disa fije, së bashku me rrënjën dhe një pjesë të lëkurës dhe me anë të kirurgjisë vendosen në zonën e dëmtuar. Ato shumohen dhe nuk kanë asnjë ndryshim nga floku origjinal. Ndërkohë gjatë ndërhyrjes nuk ka asnjë indikacion.


Askush s’mund ta vërë re?


Jo, as berberi, dalin njësoj si pjesa tjetër e flokut.


Mjafton vetëm një mbjellje?


E mira është që të bëhen dy transplante. Efekti është 90 deri 95 për qind. Dhe flokët nuk të bien më.


ÇMIMET


Qeset e syve 1 300,00 euro


Hunda 3 250, 00 euro


Veshët 1 300, 00 euro


Minilifting (heqje rrudhash) 3 900, 00 euro


Heqje celuliti, dhjami 1 950,00 deri 5 200,00 euro


Transplant flokësh 5 200,00 euro


Fryrje me silikon 420, 00 euro


Pastrim në thellësi 420,00 euro