Autori i Lajmit: red.
Argjendari që e pa unazën që Frosina ia çoi atij, pasi e kuptoi vlerën e madhe të saj, shkoi menjëherë në Pallatin e Pashait për ta shitur këtë mall të çmuar tek gruaja e Mukhtarit, Pashoja. Pashoja, që e njohu unazën e të shoqit, u bë si e marrë dhe e pyeti argjendarin se kujt ia kishte marrë ai këtë unazë…



Ali Pasha ishte Pashai i Epirit. U lind në vitin 1743, në Tepelenë të Shqipërisë, por askush nuk mundi të mbajë mend se në cilin muaj ai lindi. Nga disa gojdhëna, thuhet se Aliu lind në një ditë të ftohtë të dimrit, dhe disa thonë se ka lindur në një ditë të kthjellët pranverore. Ali Pashë Tepelena rrjedh nga një familje fisnike Shqiptare. I ati, Veliu ishte pasha i dy pashallëqeve, kurse e ëma quhej Hanka dhe ishte bija e Kurd Pashës nga Berati. Shaihinshau ishte e vetmja motër e tij. I ati e la fëmijë me të ëmën e re. Kur u rrit, Aliu u bë një djalë i gjatë, sy kaltërosh, trim dhe ëndërr e parealizuar për shumë vajza. Nga i pasur, Aliu u bë i varfër dhe jeta e mësoi që ai të ballafaqonte të keqjen dhe t i gëzohet të mirës. Por Aliu u bë një zot dhe sundues i vendit të shqiponjave. Ishte një trim dhe luftëtar i rreptë dhe gjithmonë i përmbaheje ligjeve dhe zakoneve të Lekë Dukagjinit. Ali Pasha ishte një burrë i pamshëm, i bukur, i gjatë, dhe me trup të drejtë. Ballin e kishte të gjerë, sytë të kaltër e të mëdhenj, gjithmonë tërheqës dhe sharmant. Por komunikonte dhe ishte i afërt me secilin. Kishte sens humori. Asgjë nuk ishte më karakteristike sesa shakatë dhe talljet e tij. (William Plomer)

Martesa dhe sëmundja

Sa i përket jetës së tij bashkëshortore, Aliu ishte dy herë i martuar. Në moshën 24- vjeçare u martua me Eminen e njohur si Um Gulsumin, bijën e Kapllan Pashës dhe kishte një bashkëshortësi të mrekullueshme. Pas vdekjes të bashkëshortes, ai gjeti veten të vetmuar dhe në moshën 73- vjeçare kurorëzohet me Vasilikë Kondakçiun. Ali Pasha pati tre djem, Myftarin, Veliun, dhe Saliun.

Mori titullin si Pasha dhe si Vezir nga Sulltani dhe Osmanllinjtë, por kurrë nuk i deshi ato. Ai i urrente shumë sllavët dhe francezët.

Titulli “Sulltan” ishte emri i njeriut më të fuqishëm në Perandorinë Otomane Turke; prezantonte mbretin dhe ishte komandant suprem i ushtrisë Otomane, pasardhës i profetit dhe zot i hapësirës qiellore, mbrojtës i Mekës dhe Medinës dhe zot mbi gjith zotrat. Sulltani adhuroi Aliun me dy titujsh, atë të Pashas dhe atë të Vezirit. Pashai zgjidhej nga Sulltani dhe kishte detyrë që të udhëheqë një rajon. Pashai paraqiste udhëheqësin e shtetit apo krahinës ose një oficer të rangut të lartë si gjeneral i ushtrisë. Pashatë vendosnin ligjet në pashallëqet ose pashbaliqet që mbizotëronin. Ishte një titull honorifik, që më së shumti u jepej udhëheqësave ushtarakë por me këtë titull njiheshin edhe zyrtarët e lartë. Ndonjëherë Sulltani emëronte edhe njerëz të rëndomtë si shenjë falenderimi për të mirat që i sillnin perandorisë dhe Sulltanit. Pas vdekjes së Pashait, djali i tij apo i afërt i familjes së tij trashëgonte pashallëkun dhe titullin pasha. Ndërsa, titulli Vezir ishte titull më i lartë se sa titulli Pasha.

Ali Pasha ishte i fortë nga shëndeti. Mirëpo kur u plak, Aliu vuante nga tempertura e lartë me origjinë malarike, e njohur si Lione s Fever- Temperatura e Luanit. Ai ankohej kur afroheshin kohërat e shiut apo ndryshimet e kohës. Ndonjëherë, sëmundja e mundonte në javën e fundit të muajit ose kur fryente erë e fortë dhe e ngrohtë. Në pranverën e vitit 1818, Aliu përjetoi një sulm të fortë nga Lione s Fever.





Harold: Mitet që nuk duhen besuar për pashanë e Janinës

Veset iu veshën nga propaganda pansllaviste. Nuk ishte homo

Propaganda pansllaviste dhe grekomane tenton ta përlyejë figurën e Ali Pashës në çdo mënyrë duke e bërë atë si biseksual apo si njeri homoseksual dhe fyerje të tjera, ashtu sikurse i bënë Byrosë. Por Ali Pashë Tepelena ishte njeri serioz dhe i moralshëm. Ai nuk duroi pamoralitetin. Ishte njeri i drejtë dhe gjykues i vërtetë dhe lider i famshëm, që populli e deshi shumë. Ali Pasha dëshmoi se çfarë njeriu serioz ishte në sytë e botës. Ali Pasha paguante me miliona piastra Sulltanit më shumë se çdo Pasha tjetër.

Propaganda grekomane thoshte se Ali Pasha lejoi hamame dhe shtëpi prostitucioni dhe shtëpi të homoseksualëve, duke i quajtur “shtëpia e dylberave”. Gjithashtu, propaganda pansllaviste dhe grekomane fyen figurën e Ali Pashës, duke e bërë si të pamoralshëm me shpifjen e trilluar, se gjoja Ali Pasha ka dhunuar të renë e vet. Por Ali Pasha nuk ishte I tillë. Ali Pashë Tepelena ishte gati duke e vrarë djalin e vet, që hapi një hamam me 600 femra greke, bullgare, serbe dhe sllave. Ai e mbylli hamamin dhe qortoi rreptë të birin. Gjithashtu, Ali Pasha kishte ligj për femrat e pamoralshme. Ajo që nuk kishte moral, i lidhnin një thes me një gur në qafë dhe e hidhnin në liqenin e Janinës. Këtë gjë e përjetoi e dashura e Myftarit, Frosina (Bajroni: Çajld Harold (Child Harold).



Pashai zbulon rrjetin e prostitutave greke të të birit. I mbyt në liqen

Si e dënoi tradhtinë bashkëshortore të Frosinës që grekët e bënë shenjtore



Një nga ngjarjet që shumica e Evropianëve mbajtën shënim në mbresat e tyre në Pashallëkun e Ali Pashës, ishte edhe historia e grekes Frosinë dhe birit të Aliut, Mukhtarit. Sipas tregimeve, mësohet se djali i Aliut, Mukhtari ishte qejfli i madh. Duke u nisur nga ky fakt, një greke e quajtur Frosinë, që ishte gruaja e një tregtari grek, ishte një nga shumë femrat që shkonin me Mukhtarin. Duke patur dëshirën që ta vidhte Mukhtarin sa më shumë që mundtte, Frosina një ditë iu lut Mukhtarit që ishte në dashuri si i çmendur, që t i jepte asaj unazën e floririt që Mukhtar Pasha mbante. Mukhtari i verbuar nga pasionet, kujtoi se Frosina ia kërkonte atij këtë unazë në shenjë dashurie, por Frosina në të vërtetë, pasi ia mori unazën, shkoi menjëherë tek një argjendar për ta shitur mallin e marrë. Argjendari që e pa unazën që Frosina ia çoi atij, pasi e kuptoi vlerën e madhe të saj, shkoi menjëherë në Pallatin e Pashait për ta shitur këtë mall të çmuar tek gruaja e Mukhtarit, Pashoja. Pashoja, që e njohu unazën e të shoqit, u bë si e marrë dhe e pyeti argjendarin se kujt ia kishte marrë ai këtë unazë. Argjendari i tregoi se ia kishte dhënë grekja Frosinë. Pashoja si grua e ndershme dhe me dinjitet, që tashmë ishte në kulmet e xhelozisë, shkoi menjëherë tek i ati i Mukhtarit, Aliu dhe i tregoi atij historinë. Në këtë kohë, Mukhtari u thirr nga Stambolli për të shtypur Pashain e Adrianopojës në Turqi që ishte çuar në rrebelim. Aliu që u informua nga nusja e birit të tij, Pashoja, për herezitë e të shoqit me putanat greke, pasi kreu një hetim dhe i gjeti të gjitha prostitutat me të cilat i biri shkonte, i mori ato, i lidhi dhe i mbyti në liqenin e Janinës për shkak të pabesive bashkëshortore dhe prostitucionit që ato kryenin, i cili sipas Aliut dhe ligjeve të kohës, ishte një krim i madh.

Grekët që i urrenin shqiptarët në kulm, ndëshkimin e prostitutave greke, mes tyre Frosinës, i kthyen në terma fetarë dhe për këtë arsye, Kisha Ortodokse Greke e shpalli prostitutën Frosinë, Shenjtore, duke shtuar edhe më tej urrejtjen greke kundër shqiptarëve, dhe duke “satanizuar” shqiptarët dhe Ali Pashën të cilit i dhanë përshkrimin si gjarpër etj.



Ky lajm është publikuar: 02/08/2008