Kanadaja është një nga vendet me më shumë kërkesë për emigrantë, por emigrimi legal në të është si pasojë e një sistemi mjaft kompleks pikësh. Pyetësori në total ka 100 pikë dhe aplikanti për të emigruar apo për të marrë një vizë duhet të grumbullojë të paktën 67 pikë për të vijuar në fazën e dytë. Në vetvete pyetësori ndahet në disa pyetje, mbi shkollimin, njohjen e anglishtes dhe të frëngjishtes, përvojën e punës, mosha, marrëveshja e punësimit dhe detyrimet e tjera.


Në pyetësorin që u jepet të gjithë aplikantëve për të shkuar në Kanada janë të përcaktuara në mënyrë të detajuar të gjitha fushat që duhet të përgjigjen, duke përmbajtur secila një numër të caktuar pikësh.


Pyetësori në total ka 100 pikë dhe aplikanti për të emigruar apo për të marrë një vizë duhet të grumbullojë të paktën 67 pikë për të vijuar në fazën e dytë. Në vetvete pyetësori ndahet në disa pyetje, mbi shkollimin, njohjen e anglishtes dhe të frëngjishtes, përvojën e punës, mosha, marrëveshja e punësimit dhe detyrimet e tjera.


Aplikantët skualifikohen automatikisht në rast se janë dënuar në vendin e origjinës, ose në rast se kanë probleme shëndetësore.


Arsimimi dhe gjuha


Nga 100 pikët e pyetësorit, 25 pikë kanë të bëjnë me edukimin dhe kjo tregon rëndësinë që i jepet atij. Pikët maksimale mund të fitohen vetëm nëse aplikanti ka një doktoraturë, ose një master, të shoqëruara këto diploma me 17 vjet studimi. Ndërkohë që nëse studenti ka një diplomë tre ose më shumëvjeçare dhe 15 vjet studimi atëherë ai merr 22 pikë. Për diplomat me vlerë më të ulët akademike aplikanti përfiton 20, 15 përkatësisht për një diplomë ose një certifikatë dyvjeçare të shoqëruar me shkollim 14-vjeçar dhe 13 vjet studimi, prej nga të cilat aplikanti ka përfituar një diplomë njëvjeçare ose certifikatë. Ndërkohë që 12 pikë akordohen atëherë kur aplikanti ka marrë një diplomë ose certifikatë njëvjeçare dhe ka studiuar në total 12 vjet. Për kategoritë e tjera nuk jepet asnjë pikë.


Për të vijuar jetën në Kanada normalisht, aplikantëve për emigrantë u kërkohet nëse dinë apo jo një nga dy gjuhët zyrtare të këtij vendi, anglishten dhe frëngjishten. Pikët që merren nga ky seksion i pyetësorit janë 24 në total, ndërkohë që aplikantit i kërkohet që t’i japë më shumë rëndësi një gjuhe, në rast se ai nuk i di mirë të dyja. Kjo gjuhë, të cilën aplikanti do ta zgjedhë vetë, sipas aftësive që ka për të komunikuar me të do të ketë 14 pikë, ndërkohë që gjuha tjetër do të ketë 8 pikë. Pyetësori është i ndarë në 8 pyetje me nga tre pikë. Pyetjet kanë të bëjnë me aftësinë në të folurin, në të shkruarin, në të dëgjuarin dhe në të lexuarin e secilës nga këto dy gjuhë. Për çdo nga këto tetë pyetje janë katër alternativa: nuk e di, ku aplikanti merr 0 pikë, njohuri bazike me 1 pikë, njohuri mesatare me 2 pikë dhe njohuri e mirë me 3 pikë.


Përvoja e punës dhe mosha


Përvoja e punës përbën një përparësi për aplikimin për emigrim apo vizë në Kanada. Në total nga kjo ndarje mund të përfitohen 21 pikë. Nëse aplikanti ka 4 vjet e më shumë punësimi, atëherë ai merr maksimumin e pikëve, ndërkohë që nëse ka më pak se një vit pune, atëherë ai nuk merr asnjë pikë. Për një vit pune, aplikantit i jepen 15 pikë, për dy vite ai grumbullon 17 pikë dhe për tre vjet punësimi në sektorin privat apo publik të vendit të tij të origjinës, ai përfiton 19 pikë.


Për të jetuar në Kanada preferohen ata kryefamiljarë, apo kryefamiljare që janë ndërmjet 21 dhe 49 vjeç. Për këtë grupmoshë jepet maksimumi i pikëve ekzistuese, që janë dhjetë pikë. Për më të vegjlit se 16 vjeç dhe për personat që i kanë mbushur 54 vjeç nuk akordohet asnjë pikë. 17-vjeçarët marrin dy pikë nga ky seksion i pyetësorit, pikë këto që shtohen me nga dy deri në moshën 21-vjeçare, ku jepen pikët maksimale. Nga ana tjetër, 50-vjeçarët përfitojnë 8 pikë, të cilat ulen me nga dy për çdo vit, deri në 54 vjeç ku nuk përfitohet asnjë pikë.


Kërkesat e tjera


Për të marrë vizën e emigrimit drejt Kanadasë, qytetarët shqiptarë, ashtu sikurse edhe qytetarët e tjerë, do të përfitojnë edhe 10 pikë të tjera nëse do të kenë një ofertë pune nga Kanadaja, e cila duhet të jetë e regjistruar në HRDC, organizata e zhvillimit të burimeve njerëzore në vendin amerikano-verior. Ndërsa për sa u përket 10 pikëve të fundit të pyetësorit, ato kanë të bëjnë me shoqëruesin e aplikantit, i cili mund të jetë një nga prindërit, ose bashkëshorti apo bashkëshortja. Kjo pjesë e pyetësorit ka katër elemente me nga pesë pikë, por në çdo rast nga kjo pjesë aplikanti mund të grumbullojë jo më shumë se dhjetë pikë. Në këtë mënyrë, edhe pse ai mund të marrë të njëzet pikët e mundshme, llogaritja që do t’i bëhet aplikimit, do t;i vlerësojë këto pikë si dhjetë. Nëse bashkëshorti apo bashkëshortja kanë përfunduar një master, apo doktoraturë, atëherë listës së pikëve i shtohen edhe pesë të tjera. Ndërkohë që me diplomë trevjeçare përfitohen 4 pikë. Një diplomë dyvjeçare vlen dy pikë dhe një diplomë apo certifikatë njëvjeçare llogaritet me një pikë. Nëse në Kanada ndodhet një i afërm i aplikantit apo bashkëshortit/ bashkëshortes së tij, atëherë shtohen edhe pesë pikë. Për aplikantët që kanë përfunduar studimet e larta në Kanada apo kanë punuar për të paktën një vit, janë rezervuar edhe nga pesë pikë të tjera.





Arsimimi


Doktoraturë ose master dhe 17 vjet studimi 25


Diplomë tre vjeçare dhe 15 vjet studimi 22


Diplomë dy vjeçare dhe 14 vjet studimi 20


Diplomë një vjeçare dhe 13 vjet studimi 15


Diplomë një vjeçare dhe 12 vjet shkollim 12


Shkollë e mesme 0





Gjuha


Anglisht / frëngjisht Të folurit Të shkruarit Të dëgjuarit Të lexuarit


Mirë 3 pikë 3 pikë 3 pikë 3 pikë


Mesatar 2 pikë 2 pikë 2 pikë 2 pikë


Bazik 1 pikë 1 pikë 1 pikë 1 pikë





Përvoja e punës


4 vjet 21 pikë


3 vjet 19 pikë


2 vjet 17 pikë


1 vit 15 pikë





Mosha


17 2 pikë


18 4 pikë


19 6 pikë


20 8 pikë


21-49 10 pikë


50 8 pikë


51 6 pikë


52 4 pikë


53 2 pikë





Aplikimi


Për të aplikuar në sistemin e pikëve për të emigruar në Kanada, duhet që aplikanti të paraqitet në ambasadën kanadeze. Në Shqipëri Kanadaja nuk ka një përfaqësi diplomatike të këtij niveli, për këtë arsye paraqitja e dokumenteve duhet bërë në ambasadat kanadeze të vendeve të tjera. Por, për shkak të lehtësive që janë paraqitur me sistemin e ri, Kanadaja ka vendosur që aplikimet mund të bëhen edhe me internet në adresa të caktuara, si go-to-canada.com, apo workpermit.com.