"Nje hap i vogel per nje njeri, por nje kapercim gjigant per njerezimin", - tha Neil Armstrong naten e 21 korrikut 1969. Me misionin "Apollo 11", u permbush nje enderr e mocme e njerezimit: Ulja ne Hene





Nje gjysme milioni njerez qendrojne me 21 korrik 1969 (ne SHBA eshte ende 20 korrik) te magnetizuar para televizorit: Ne kete nate Neil Armstrong shkel si njeriu i pare ne Hene. Fjalet e tij ishin: "Ky eshte nje hap i vogel per nje njeri, por nje kapercim gjigant per njerezimin", - mberrijne ne cdo cep te botes. Me uljen ne Hene, Shtetet e Bashkuara te Amerikes, kane fituar garen me Bashkimin Sovjetik per hegjemoni ne kozmos dhe ka permbushur nje enderr te mocme te njerezimit.


Eshte 20 korrik 1969. Kontrolli ne toke i NASA-s ne Houston, Teksas, transmeton me vale ne hapesire. Tek moduli henor Eagle, makina per uljen e misionit Apollo 11. Ne bord jane Neil Armstrong, Buzz Aldrin dhe Michael Collins. Si te paret njerez do te shkelin ne Hene Armstrong dhe Aldrin. Por ka probleme te papritura, kompjuteri per zbritjen nuk funksionon sic duhet. Astronautet vendosin per komandim manual. Eshte nje gare me kohen, karburanti po mbaron.


"Edhe 60 sekonda", - thote Houston-i. Dy astronautet rreth 380 000 kilometra larg Tokes e dine se c'do te thote kjo: edhe 60 sekonda dhe mbaron karburanti.


Edhe 30 sekonda thote Houston-i. Pak sekonda me vone Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin ulen ne siperfaqen e Henes:


"Baza Qetesia, marrje. Shqiponja u ul", - transmeton Neil Armstrong drejt Tokes nga siperfaqja e Henes. Per nje fije. Karburanti do te mjaftonte edhe per vetem 25 sekonda.


Njerezit ne Toke mbajne frymen. Uljen ne Hene para 40 vjetesh e ndjekin miliona ne radio dhe supozohet rreth 500 milione para televizorit. E gjitha zuri fill tete vjet me pare, me 25 maj 1961. Presidenti amerikan i atehershem John F. Kennedy deklaroi ne Kongres ne Uashington, se brenda dekades se ardhshme nje amerikan do te shkelte ne Hene.


"Jo ngaqe eshte e lehte, ngaqe eshte e veshtire", - thote Kennedy me vone ne Houston. Me ne fund amerikanet kane nje arsye per t'u gezuar. Sundon gjendja e Luftes se Ftohte dhe ne krahasim me SHBA-ne, Bashkimi Sovjetik eshte ne fillim te viteve gjashtedhjete ne nje pozicion te shkelqyer. Bashkimi Sovjetik ka epersi te madhe ne kozmos. Vetebesimi i amerikaneve ishte paksa i demtuar, thote ish-drejtori i Institutit per Politiken Hapesinore ne Universitetin George Washington, John Logsdan:


"Bashkimi Sovjetik kishte cuar ne kozmos satelitin e pare Sputnik dhe njeriun e pare. Kennedy vendosi qe nuk ishte ne interesin e SHBA-se t'ia linte Bashkimit Sovjetik hegjemonine ne kozmos".


Por gjate ketyre tete vjeteve ndodhin shume gjera. Ne nentor 1963 John F. Kennedy vdes nga nje atentat. Por per NASA-n kjo nuk ndryshon gje. Puna me programin Apollo vazhdon me te njejtin intensitet derisa ne mbremjen e 20 korrikut 1969 miliona vete ne Toke presin qe 380.000 kilometra mbi ta nje njeri me kaske, me nje kostum hapesinor kabá te bardhe vendos kemben ne Hene dhe thote fjaline, qe hyn si citat i njohur ne ndergjegjen kolektive te njerezimit modern: "One small step for a man... one giant leap for mankind".


Misioni i suksesshem ndiqet nga pese fluturime te tjera. Cka mbetet jane me shume se 380 kilogram mineral henor, fotografi dhe filma, disa shpikje si veshje zjarrduruese, turjela pa kordon si dhe nje kenge shume e bukur: "Fly me to the Moon".