Tiranë- Vlera e siguracionit për automjetet do të bazohet mbi rrezikun e dëmtimit dhe nuk do të jetë më i njëjtë për të gjithë.

Sipas Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka bërë të ditur se drafti po punohet dhe do të vihet në zbatim në muajin shtator.

“Edhe çmimi që do t’i vendoset siguracioneve të makinave do të jetë shumë i detajuar. Do të ketë të gjithë komponentët e riskut, që nga zona gjeografike, mosha e të siguruarit, kapaciteti i motorrit, historiku i dëmeve. Duke e mbyllur në këtë mënyrë çmimi do të jetë ai i duhuri”, tha kryetarja Enkeleda Shehi.

Gjithashtu Shehi gjatë mbledhjes së Komisionin Parlamentar të Ekonomisë deklaroi se përllogaritja e re e çmimit do tu vijë në ndihmë edhe kompanive të sigurimit, pasi do të përmirësohet raporti i dëmëve.

Shkrime të tjera me interes:

  1. SHPB: Buka të shitet me kilogram, çmimi të liberalizohet Tiranë- Buka duhet të shitet me kilogram dhe çmimi të...
  2. Çmimi i energjisë, ERE: Nuk do të ndryshojë, të pakten deri në 2014-ën Tiranë- Çmimi i energjisë elektrike nuk do të ndryshojë, të...
  3. Çmimi i naftës, më i larti që nga viti 2008 Çmimi i naftës ka arritur në nivelin më të lartë...