Megjithëse në Shqipëri është rritur ndërgjegjësimi i qytetarëve për të siguruar automjetet ende ka nga ata të cilët nuk preferojnë ta bëjnë diçka të tillë. Arsyet janë shumë megjithatë sipas Drejtorit të Marketingut pranë kompanisë së sigurimeve "Atlantik" ata persona që nuk dëshirojnë të sigurojnë makinat edhe pse një veprim i tillë ndërshkohët nga ligji janë ata persona që i përdorin më pak makinat e tyre. Këta persona kujtohen për të bërë një poklisë sigurimi vetëm kur kanë kryer një aksident.

E ndërsa shumë nuk preferojnë të sigurojnë makinën të tjerët presin siguracione më të kompletuar siç është siguracioni kasko.