Skema e sigurimeve shendetesore ka pesuar ndryshime gjate vitit 2009. Fundi i këtij viti, shenon nje numer me te larte te atyre qe paguajne sigurime, dhe kete e dëshmon dhe fakti i hapjes se librezave te reja. Keshtu u shpreh drejtoresha e ISKSH-se Elvana Hana, gjate analizes nje vjetore me perfaqesues te qendrave shendetsore, te sistemit parësor. Ky numer shkon mbi 290 mije libreza.




"Hapja e librezave te reja qe ka arritur ne numrin 296 mije per vitin
2009, ne te gjithe Shqiperine, pjesa me e madhe eshte hapur ne Tirane,
qe tregon per nje interesim shume te madh te popullates per skemen e
sigurimeve te kujdesit shendetesor, duke hequr dore nje pjese e madhe
nga pagesat informale qe kryejne ne drejtim te mjekut, qofte ne paresor,
qofte ne spitalor", u shpreh Elvana Hana, drejtoreshe e ISKSH-se.

Nderkohe, Hana u shpreh se prirotet do te mbetet mjeku i familjes, i
cili eshte i pari qe diagnostikon sëmundjet tek pacientet. "Do te
vazhdojme qe ti japim nje hapesire me te madhe mjekut te pergjithshem ne
menyre qe te marr me shume hapesire parandalimi i semundjeve se sa
trajtimi i tyre ne nivele te tjera", vijoi Hana.

ISKSH nderkohe po harton politika per rimbursimin e barnave, ku
përqendrimi me i madh mbetet tek sëmundjet kronike, te cilat ne rajonin e
Tiranes, jane te larta. Rimbursimi tek kroniket shkon ne masen 98 per
qind. Per vitin 2009, jane shenuar 11.419 raste, me nje efekt rimbursimi
90 milione leke.

Edlira Sulejmani