Autori i Lajmit: red.
Janë shqiptarët të pandërgjegjësuar e nuk ja dinë vlerën sigurimit të jetës, apo pas kësaj historie fshihet diçka tjetër. Drejtuesit e kompanive të sigurimit propogandojnë me të madhe për t u siguruar, pasi sipas tyre përfitimet janë të mëdha, e shumë komode në rast fatkeqësish.

Por, duket se nuk janë të të njëjtit mendim qytetarët, të cilëve u ka rënë rasti të pyesin për çmimet…

Edhe ata që e kanë shkuar në mend të sigurohen janë zhgënjyer nga pagesat marramendëse. Por, ka edhe një kategori tjetër që kanë guxuar të sigurohen, pavarësisht çmimeve, por kur janë kthyer nga kontribuyes në përfitues janë përballur me zvarritje, por edhe me shpërblim krejtësisht të cunguar.

Sigurimi i jetës

Çdo individ mund të zgjedhë të sigurohet për një vlerë 500 lekë deri në 4 mijë lekë në vit dhe vlera maksimale që përfitohet në rast aksidenti dhe që paguhet nga kompanitë e sigurimeve në Shqipëri mund të jetë nga 100 mijë lekë deri në 1 milionë lekë apo më shumë. Në varësi të kërkesave specifike të klientëve, kompanitë e sigurimit që sigurojnë jetën kanë dizenjuar dhe ofrojnë produkte të kombinuara të aksidenteve me sëmundjet dhe me shuma të siguruara deri në 10,000,000 lekë apo më shumë. Arsyeja më e zakonshme që dikush ka nevoje të blejë sigurimin e jetës, është që të zëvendësojë të ardhurat e humbura kur ai të humbë jetën.

Mënyrat alternative

Një përdorim tjetër i sigurimit të jetës është që të paguajë ndonjë hua që i siguruari mund të ketë lënë pa paguar për shkak të humbjes së jetës ose mbetjes i paaftë për punë. Për shembull, hipotekat, kreditë për makinat, faturat mjekësore, dhe ndonjë pagesë që shpesh lihet pezull kur dikush humbet jetën. Kjo mund të reduktojë burimet për të cilat ka nevojë familja juaj. Sigurimi i jetës mund të përdoret për të paguar këto detyrime duke lënë të paprekura pasuritë e familjes. Kur dikush humbet jetën, mund të lërë disa pasuri të tundshme apo të patundshme. Pasuritë e tundshme mund të mos jenë të mjaftueshme për të paguar të gjitha detyrimet tuaja, si dhe shpenzimet që bëhen për shkak të vdekjes (siç janë funerali apo taksat). Asetet e patundshme mund të shiten në mënyrë që të përmbushen këto detyrime. Kjo mund të shkaktojë një humbje financiare sepse pasuritë tuaja do të shiten lirë në mënyrë që paratë të merren në kohë sa më të shpejtë. Sigurimi i jetës mund të parandalojë këto situata sepse dëmshpërblimet jepen menjëherë pas vdekjes së të siguruarit.



Kategoritë

Përfitimi për vdekjen natyrore



Përfitimi për vdekjen aksidentale



Përfitimi për paaftësinë e përhershme të plotë të shkaktuara nga aksidenti



Përfitimi për paaftësinë e përhershme të pjesshme



Përfitimi për paaftësinë e përkohshme të plotë



Përfitimi për paaftësinë e përkohshme të pjesshme



Përfitimi për trajtimin mjekësor jashtë shtetit



Përfitimi për shpenzime mjekësore



Ky lajm është publikuar: 25/02/2009