Sistemi i taksave në Shqipëri cilësohet si një nga sistemet më të mirë, jo vetëm në rajon por edhe më gjerë nga ekspertët ndërkombëtarë, si një mekanizëm i duhur për të tërhequr investitorët e huaj. Taksa e sheshtë prej 10% cilësohet nga ekspertët si një revolucion i qeverisë shqiptare e gjithashtu edhe taksimi në bazë të marrëveshjeve të ratifikuara me vendet e tjera për aksionerët e huaj të kompanive rezidente në Shqipëri. Studio ligjore ndërkombëtare “International Lwo Ofice” ka përshkruar se si funksionon sistemi i taksave në vendin tonë duke nxitur investitorët e huaj të investojnë në Shqipëri. Sipas artikullit në fjalë: sistemi fiskal në Shqipëri parashikon një nivel të përcaktuar për taksën e sheshtë prej 10%. Ky nivel i taksës së sheshtë aplikohet për kompanitë shqiptare. Përveë kësaj takse atraktive, investitorët e huaj taksohen në mënyrë eficente për dividentët përmes rrjetit të marrëveshjeve të taksave dyfishe pjesë e të cilave është Shqipëria. Sipas nenit 4 të ligjit për taksat (8438/1998, i amenduar), të ardhurat në formën e dividentëve të shpërndara nga kompanitë rezidente në Shqipëri është trajtuar si burim të ardhurash shqiptare dhe taksohet në Shqipëri. Gjithashtu, sipas nenit 33, kompanitë residente në Shqipëri duhet të mbajnë 10% të të ardhurave neto për t’i paguar si divident ndonjë aksioneri tjetër, i cili nuk është i regjistruar si taksapagues në Shqipëri. Sipas nenit 26, në përcaktimin e fitimit të tatueshëm të një personi rezident përjashtohen si të ardhura dividentët dhe ndarjet e fitimit; Kur ato shpërndahen nga shoqëritë dhe ortakëritë rezidente që: janë subjekte të tatimit mbi fitimin; subjekti përfitues ka një paketë aksionesh, jo më pak se 25 për qind, në vlerë ose në numër, të kapitalit aksioner ose të së drejtës së votës dhe për ortakëritë jo më pak se 25 për qind të kapitalit fillestar. Shqipëria është një vend me një ekonomi relativisht të vogël, megjithatë ajo ka aplikuar një rrejt për të trajtuar me taksë të dyfishtë një numër të konsiderueshëm vendesh. Kjo është bërë nëpërmjet ratifikimeve nga ana e Parlamentit shqiptar përmes ligjeve specifike, dhe këto janë integruar në legjislacionin kombëtar. Sipas nenit 122(2) të Kushtetutës, një marrëveshje ndërkombëtare e ratifikuar me ligj prevalon mbi çdo legjislacion tjetër lokal. Në këtë mënyrë, në rast konflikti, parashikimi i trajtimit të taksës së dyfishtë të ratifikuar duhet të prevalojë mbi taksat lokale të parashikuara. Ligjet e ratifikuara për taksën e dyfishtë zakonisht parashikojnë që marrëveshjet duhet të interpretohen sipas Organizatave për Bashkëpunim ekonomik dhe Zhvillim të Modeleve të taksave për të ardhurat dhe kapitalin. Sipas marrëveshjeve për taksat e dyfishta ku Shqipëria bën pjesë, dividentët e paguar nga një kompani, e cila është rezidente në një nga vendet me të cilat është lidhur marrëveshja, mund të taksohet në atë shtet. Gjithsesi, Shqipëria përgjithësisht ruan të drejtën e taksës për dividentët e paguar nga kompanitë rezidente shqiptare aksionerëve të tyre, zakonisht në masën 5% në qoftëse komapnia e huaj ka 25% deri në 50%të kapitalit të kompanisë shqiptare; 10% në të gjitha rastet. Sipas marrëveshjeve të ndryshme (me Italinë, Rusianë, Kinën, Egjiptin dhe Kosovën), Shqipëria ka vendosur të drejtën e aplikimit prej 10% të taksës në çdo rast. Marrëveshja e taksës së dyfishtë me Spanjën dhe Holandën parashikon përjashtime të veçanta nga rregullat e përgjithshme. Nën marrëveshjen me Spanjën, Shqipëria paguan aksionerët spanjollë; 0% nëse aksioneri spanjoll ka të paktën 75% të kapitalit në një kompani rezidente në Shqipëri; 5% nëse aksioneri spanjoll ka të paktën 10% të kapitalit të një kompanie rezidente në Shqipëri; dhe 10% në të gjitha rastet e tjera. Sipas marrëveshjes me Holandën, Shqipëria ka të drejtë të taksojë: 0% nëse kompania holandeze aksionere ka investuar të paktën 50% të kapitalit në një kompani rezidente në Shqipëri dhe ka investuar të paktën $250,000 në të; 5% nëse kompania holandeze ka të paktën 25% të kapitalit në një kompani rezidente në Shqipëri; dhe15% në të gjitha rastet e tjera (10% do të taksohet sipas sistemit të taksës së sheshtë). Ky sistem taksash ofron zgjidhje eficente për sistemin e taksave që aplikohet për investitorët e huaj të interesuar në tregun shqiptar.