Kjo e hene shenon dhe fillimin e zbatimit e  urdherit me te ri  te ministrise se arsimit per ngarkesen mesimore, ne te gjithe sistemin parauniversitar.  urdheri perfshin nje shpërndarje te re oreve te punes,  duke filluar nga kopshtet e deri tek shkollat e mesme ne te gjithe vendin. Sipas udhëzimit , per edukatoret e kopshteve shtohen oret e punes ne jave deri ne 36, per mesuesit e ciklit fillor, norma mesimore shkon ne 23 ore ne jave, ndersa per arsimtaret e gjimnazeve, oret e punes ne jave shkojne ne 22.




Urdheri i ri parashikon nje rritje te oreve per mesuesit, te cilet
tashme krahas  oreve te tyre te përcaktuara sipas programit do te duhet
te japin mesim dhe oret te cilat mbeten si pasoje e largimit te
arsimtareve me kontrate te perkohshme.

Vetem disa jave më parë Këshilli i Ministrave nxorri nje vendim ne baze
te te cilit rinovoheshin kontratat e përkohshme vetëm për 704 punonjës
nderkohe qe rreth 1300 mësues të sistemit parauniversitar, që punojnë me
kontrata të përkohshme do të duhet që të lënë radhët e arsimit, ne
muajin shkurt, pasi  kontratat e tyre nuk do te rinovohen.

Nga 2011 mësues me kontrata të përkohshme deri në janar, vetëm 704 të
tillë do të kenë mundësi që të mbyllin vitin shkollor në krye të
detyrës. Këtyre të fundit u zgjatet kjo kontratë deri në fund të muajit
qershor të këtij viti. Per plotësimin e normes mesimore, arsimtaret
ngarkohen dhe me ore jashte profilit.

Ngarkesa e re mesimore eshte përcaktuara ne varesi te numrit te nxenesve
qe do te kete secila klase. Keshtu ne arsimin parashkollor, numri i
femijeve  ne nje grup duhet te shkoje ne jo me pak se 25, ndersa ne
klasat e arsimit baze dhe te mesem, numri i nxenesve duhet te jete jo me
pak se 32.

Edlira Sulejmani




 





< I mëparshmi