Shtate vjet pas perfundimit te nderhyrjes se NATO-s ne Kosove, Ballkani Perendimor mbetet nje rajon me prapambetje ekonomike. Mbeshtetja per institucionet demokratike eshte e ulet, shtetet jane pergjithsisht te dobet, korrupsioni eshte i perhapur dhe njerezit jane pesimist per te ardhmen. Ka diferenca jo te neglizhueshme ne situatat e vendeve te veçanta, por ne teresi, rajoni konsiderohet si nje mjedis jo i sigurt per biznes dhe investime.



Kriza e Kosoves dhe rrjedhojat e saj ishin ne nje fare menyre nje ngjarje percaktuese per rajonin. Se pari, ndonese me nivele te ndryshme, kriza kercenoi te gjitha vendet e Ballkanit Perendimor duke nxjerre ne dukje ndervaresine e vendeve te rajonit. Se dyti, komuniteti nderkombetar vendosi te ndiqte nje linje rajonale per te ndihmuar keto vende si per te perballuar krizen ashtu edhe per te ndertuar paqen qe do te vijonte pas saj. Kjo linje u finalizua me krijimin e Paktit te Stabilitetit per Europen Jug-Lindore (Dokumenti i Këlnit, 10 Qershor, 1999). Thuajse ne te njenjten kohe, ne Maj te vitit 1999, Bashkimi Europian i dha jete procesit te Stabilizim Asocimit per te garantuar nje rruge te qarte per integrimin ne BE te vendeve te Ballkanit Perendimor. Megjithate rindertimi pas konfliktit nuk ka gjeneruar zhvillim te konsiderueshem, papunesia eshte problematike dhe ende egzistojne tensione qe lidhen me sigurine ne Maqedoni, Bosnje dhe Kosove. Pakti i Stabilitetit nuk ka sjelle rezultate praktike dhe mungesa e nje strategjie ekonomike te orientuar nga rezultatet eshte evidente. Per kete arsye popujt e Ballkanit Perendimor dhe komuniteti nderkombetar duhet te analizojne drejt situaten aktuale dhe te orientohen drejt fokusimit te perpjekjeve per ndertimin e nje te ardhme te perbashket te begate. Ne kete kontekst, mes çeshtjeve te tjera, rimekembja ekonomike eshte e nje rendesie themelore. Nese kesaj çeshtjeje nuk do t’i kushtohet vemendja dhe vendosmeria e duhur, mundesia per rikthimin e konflikteve do te ishte serioze.



Problemet qe ndeshin vendet e Ballkanit Perendimor

Zhvillimet politike dhe ekonomike ne vendet post-komuniste te Ballkanit Perendimor kane qene zhgenjyese. Arsyet kryesore jane:

• Tranzicioni i ngadalte dhe i papercaktuar

• Problemet social-ekonomike

Tranzicion i ngadalte dhe i papercaktuar.

Thelbi i tranzicionit eshte ndryshimi rrenjesor dhe i strukturuar i institucioneve te centralizuara dhe jo demokratike ne institucione te demokracise dhe te ekonomise se tregut te lire. Nga ky kendveshtrim eshte e qarte se nje tranzicion i ngadalte do te thote shembje e institucioneve egzistuese pa ngritur krahas tyre institucionet zevendesuese. Duke patur parasysh se Ballkani Perendimor ka qene rajoni me pak i zhvilluar i Europes eshte e kuptueshme se kushtet fillestare te fillimit te procesit te tranzicionit ishin me pak te favorshme sesa ato te vendeve te tjera te Europes Qendrore. Perveç kesaj, ndersa vendet e Europes Qendrore vendosen qysh ne fillim t’i jepnin tranzicionit nje mundesi, vendet e Ballkanit Perendimor ‘zgjodhen’ si prioritete çeshtje te tjera. Per shembull, Serbia vendosi te luftonte dhe eshte e kuptueshme qe ne zonat ku behej lufte, tranzicioni nuk kishte mundesi te jepte fryte. Ne Shqiperi tensionet e brendshme politike, kriza e 1997 dhe me vone lulezimi i korrupsionit kane cuar ne dobesimin e institucioneve. Ndersa ne rastet e Kroacise dhe Maqedonise ndertimi i kombit mori prioritet me teper sesa tranzicioni.

Nga sa me lart duket qarte se dekada e pare e tranzicionit per vendet e Ballkanit Perendimor ka sjelle pak a shume rezultate ekonomike negative. Prodhimi ka rene, de-industrializimi ka qene i dukshem dhe stabiliteti ka qene i pambeshtetur. Arsyet kryesore per ecurine e dobet ekonomike te vendeve te Ballkanit Perendimor e kane origjinen ne shkaqet e meposhtme:

• prapambetja relative ekonomike e rajonit ne krahasim me pjesen tjeter te Europes. Sikurse analizuam me pare kjo prapambetje i ka rrenjet ne vete historine e rajonit

• vendet e Ballkanit Perendimor e filluan tranzicionin nga nje pozicion i tille ku institucionet ishin te dobta, pasiguria politike ishte e larte dhe shoqerite civile ishin te pakrijuara apo te fragmentuara.

• shperberja e ish-Jugosllavise dhe pasojat e saj paten ndikimin e tyre ne veprimtarine ekonomike te vendeve te Ballkanit Perendimor

• ndersa vendet e Europes Qendrore u perballen me problemin e mirfillte te tranzicionit, vendet e Ballkanit Perendimor u perballen me nje lloj kombinimi, jo i njellojte per cdo vend, te transformimit dhe zhvillimit.

• shkaterrim i shpejte i aftesive prodhuese e industriale pa u zevendesuar me rritje ne sherbime.

• lulezimi i krimit te organizuar dhe korrupsionit.

Problemet ekonomike aktuale

Rritja ekonomike eshte nje element kyç gjate tranzicionit. Rritja e sukseshme ekonomike krijon mundesite jo vetem per t’ju pergjigjur kerkesave normale te qytetareve por gjithashtu edhe per te gjykuar ecurine ekonomike gjate tranzicionit. Megjithate, eshte shume e rendesishme te kemi parasysh se egziston nje dallim i qarte midis rritjes ekonomike dhe rimekembjes ekonomike. Vetem investimi i kapitalit dhe transferimi i teknologjise jane indikatoret qe tregojne se rritja ekonomike po realizohet krahas rimekembjes ekonomike.

Krijimi i nje ideje me te qarte per situaten ekonomike te vendeve te rajonit kerkon qe te hidhet nje veshtrim mbi treguesit kryesore makroekonomik, te cilet kane ndikim te madh ne pershkrimin e situates ne Ballkanin Perendimor

a. Rritja ekonomike

Politikat e brendshme dhe ndihma e komunitetit nderkombetar parandaluan perkeqesimin e situates makro-ekonomike qe mund te vinte si pasoje e krizes se Kosoves. Pavaresisht nga dallimet e rendesishme midis vendeve, rajoni ne teresi doli nga kriza dhe u pozicionua drejte per te perfituar nga mjedisi i ri i paqes dhe stabilitetit. Kriza civile ne Maqedoni frenoi mjaft zhvillimin ekonomik te ketij vendi, por impakti i saj nuk u shtri ne vendet e tjera.

b. Inflacioni

Inflacioni ne te gjitha vendet e Ballkanit Perendimor, ne vitet 2002-03, vazhdoi te dominohej nga rregullimet e cmimeve administrative sikurse edhe te energjise se importuar. Per shembull, ne Serbi, liberalizimi i cmimeve ishte faktori kryesor qe coi ne rritjen e inflacionit 113 perqind ne Dhjetor te vitit 2000. Ndersa ne Kroaci, rritja e taksave indirekte dhe cmimet e energjise ndikuan permbi nje te treten e infacionit prej 7.4 perqind te vendit gjate vitit 2000. Sikurse duket nje progres te konsiderueshem ne kontrollin e inflacionit kane bere Shqiperia, Bosnia dhe Herzegovina, Kroacia dhe ish-Republika Jugosllave e Maqedonise. Ne fund te 2001, norma mesatare e inflacionit per rajonin ishte 20 per qind, por kjo ishte e crregulluar si pasoje e niveleve te larta te inflacionit ne Serbi e Mali i Zi. Gjate viteve 2002 dhe 03 kemi nje tendence te ulje te inflacionit duke arritur ne rreth 7 per qind ne fund te 2003.

c. Papunesia

Papunesia e rregjistruar ne mjaft vende te Ballkanit Perendimor eshte thjesht me e larta krahasuar me te gjitha vendet e Europes. Papunesia e rregjistruar ne Serbi, Maqedoni, Kroaci dhe Shqiperi ne 2003 ishte respektivisht 32, 30, dhe 20 dhe 18 perqind. Megjithate, te dhenat e papunesise ne ekonomite ne tranzicion duhet te trajtohen me kujdes, duke patur parasysh se mjaft nga te rregjistruarit si te papune punojne ne ekonomine informale.

Rruga per me tej

1. Statusi i ardhshëm i Kosovës

Duke iu referuar statusit të ardhshëm të Kosovës, alternativa e pavarësisë së kushtëzuar, propozuar nga Komisioni i Kosovës, është më e mira për tre arsye:

• Së pari, pavarësia e kushtëzuar e lejon komunitetin ndërkombëtar të insistojë në përmbushjen e standarteve për një periudhë kohe derisa të jepen të gjitha të drejtat dhe përfitimet politike dhe ekonomike të njohura ndërkombtarisht.

• Së dyti, dhënia e statusit me pavarësi të kushtëzuar i jep mundësi komunitetit ndërkombëtar të kërkojë nga Kosova një zotim detyrues se nuk do të përpiqet të zgjerojë kufijtë e saj rajonal. Ky zotim do të zhvlerësojë një fare frike të tepruar, që shprehet nga udhëheqësit politikë në Maqedoni dhe Serbi, se pavarësia për Kosovën mund ta rriste kërcënimin e një “Shqipërie të Madhe”.

• Së treti, pavarësia e kushtëzuar do t’i lejojë qeverisë së Kosovës të demonstrojë vullnetin dhe aftësinë për të ndërtuar institucione demokratike pa iu nënshtruar as federatës me hapësira të lira dhe as autoriteteve serbe.

Qeveria shqiptare duke u prononcuar për statusin e pavarësisë së kushtëzuar ka hyrë në rezonancë me qëndrimin e bashkësisë ndërkombëtare. Pavarësia e kushtëzuar konceptohet dhe është një pavarësi totale nga Serbia dhe vetëm varësi nga komuniteti ndërkombëtar. Në të vërtetë, një fare varësie nga Bashkimi Europian kanë të gjitha vendet që kërkojnë të antarsohen. Përmbushja e kritereve për antarsim përmban në vetevete një farë kushtëzimi. Në këtë llogjikë konceptohet edhe versioni i pavarësise së kushtëzuar që promovohet edhe nga qeveria shqiptare. Një formulim më të moderuar të konceptit të pavarësisë së kushtëzuar ka shprehur gjatë presidences së tij edhe ish-Presidenti i Shqipërisë Rexhep Mejdani. Ai ka hedhur që në vitin 2.001 idenë e zëvëndësimit të konceptit të vjeter klasik të pavarësise me konceptin modern të ndërvarësisë për të gjetur hapsirat e nevojshme për të aplikuar parimin e vetëvendosjes.

Për pavarësinë e kushtëzuar është shprehur pozitivisht edhe Arber Xhaferri, kryetar i Partise Demokratike të Shqiptarëve të Maqedonisë. Xhaferri, i njohur si lancues i tezave që janë kundër rrjedhës që promovojnë institucionet ndërkombëtare për bashkëjetesën multietnike, në këtë çështje është i matur dhe rekomandon mbështetje për variantin e pavarësisë të kushtëzuar. Në një intervistë dhënë të përditshmes Korrieri në Shqipëri, më 31 Tetor 2005, Arbër Xhaferri specifikon qartë se një pavarësi e kushtëzuar që nuk dëmton procesin e pavarësisë të plotë si edhe heq të gjitha llojet e varësisë nga Serbia është një zgjidhje normale.

Lidhur me idenë e ndarjes së Kosovës, të promovuar së tepërmi nga politikbërësit serbë, duket se është një mundësi që nuk mund të shtrohet për diskutim. Përvec të tjerave, një ndarje e Kosovës do të prodhonte në mënyrë të pashmangshme një ndarje të Maqedonisë. Pra, do të kishim një reaksion zinxhir që përvec de-stabilizimit të vetë Kosovës dhe Maqedonisë do të sillte de-stabilizimin edhe të Serbisë dhe Shqipërisë. "Nëse Kosova do të ndahet, ndahet edhe Maqedonia. Destabilizohet edhe Serbia, dhe Shqiperia", thekson Arber Xhaferri. Gjithsesi, duhet patur parasysh se plotsimi me cilësi i standarteve të Serbëve të Kosovës përsëri mund të provokonte destabilizim në Maqedoni. Kjo sepse shqiptarët në Maqedoni do të bënin krahasime relative dhe do të provokoheshin tensione për arsye të konstatimit të disniveleve apo standarteve të dyfishta. Pra, shqipëtarët në Maqedoni do të ndjeheshin të diskriminuar parë kjo në konsiderata relative dhe në raport me serbët në Kosovë. Kjo e bën edhe më të domosdoshme ngritjen e cilësisë të respektimit të të drejtave të minoriteteve në të gjitha vendet e rajonit.

Lidhur me Malin e Zi, më 14 Mars 2.002, drejtuesit e Serbisë dhe Malit të Zi nënshkruan një marrveshje për një union shtetesh të quajtur “Serbia dhe Mali i Zi”. Kjo marrveshje ishte rezultat i drejtpërdrejtë i vendosmërisë së Bashkimit Europian për të bllokuar separatizmin e Malit të Zi dhe për t’i mbajtur të dy republikat të bashkuara. Objekt i marrveshjes ishte krijimi i një shoqërie të lirë e harmonike në të cilën të dy shtetet antare do të gëzojnë praktikisht të gjitha të drejtat e pavarësisë përvec atyre që varen nga njohja ndërkombëtare (p.sh antarësimi në Kombet e Bashkuara). Por, kjo formë e unionit duket se nuk ishte efektive. Përgjigjen më të mirë e dhanë qytetarët e Malit të Zi me referendumin për pavarësinë që u mbajt më 21 Maj, 2006. Pra, qytetarët e Malit të Zi votuan me mbi 55% të votave opsionin e një pavarësie në vend të federatës që pretendohej se ishte në funksionim. Bashkimi Europian ka mbështetur zgjedhjen e qytetarëve të Malit të Zi. Kështu, eurokomisionieri për zgjerim, Oli Rehn gjatë një takimi në Bruksel me kryeministrin e Malit të Zi, Milo Gjukanovic ka kërkuar nga Serbia dhe Mali i Zi që të fillojnë sa më shpejt bisedimet për ndarjen. "Besoj se pasi të kemi raportin përfundimtar të komisionit për referendumin, të dyja palët, Beogradi dhe Podgorica, do të fillojnë negociatat konstruktive për çështjet praktike të ndarjes së kadifenjtë, pa bërë shtyrje të panevojshme". Edhe përfaqësuesi i Lartë i Marrdhënieve me Jashtë i Bashkimit Europian, Javier Solana, ka uruar kryeministrin e Malit të zi për rezultatin në favor të pavarësisë duke përshëndetur edhe pjesemarrjen e madhe në referendum me mbi 86 % të votuesve.

Lidhur me statusin e ardhshëm të Bosnjes, alternativa e tërheqjes së komunitetit ndërkombëtar, pas zgjedhjeve të 5 Tetorit 2002, duket shumë e largët. Edhe pse zgjedhjet ishin në masë të madhe në përputhje me standartet ndërkombëtare për zgjedhje demokratike, ato i dhanë partive nacionaliste rezultate të konsiderueshme. Rrjedhimisht, tërheqja nga çështja e Bosnjes do të ishte një pranim dështimi në luftën kundër forcave të nacionalizmit. Për më tepër, Bosnja fare mirë mund t’i rikthehej konfliktit dhe ndarjes së dhunshme. Përsa i përket opsionit të ndarjes, ai jo vetëm që shpërblen synimet e luftes së Milloshevicit, por gjithashtu shkatërron edhe shpresën për një Bosnje demokratike e multietnike.

Në kushtet aktuale, Zyra e Përfaqësuesit të Lartë dhe qeveria e Bosnjës mund të shkojnë më tej me rregullimet strukturore drejt një marrëveshje post-Dayton. Kjo sepse marrveshja Dayton prodhoi një strukturë politike konfuzionkrijuese dhe jo fleksibël e cila i jepte më shumë të drejta grupeve etnike duke nxjerrë në plan të dytë të drejtat e individit. Drejtimet kryesore për reformën e strukturës Dayton do të ishin forcimi i qeverisë qendrore; kufizimi i kompetencave të rendësishme fiskale dhe administrative të kantoneve; dhe përmirsimi i pushtetit të komunave. Pra, është e rëndësishme që të vashdojë procesi i ndarjes së përgjegjësive për të gjitha nivelet e qeverisjes duke mundësuar dhe burimet financiare që shkojnë me këto përgjegjësi.

2. Zbutja e impaktit negativ të çështjeve etnike dhe fetare.

Përmbysja e impaktit negativ të marrdhënieve etnike dhe fetare, në zhvillimin e rajonit, kërkon ndërtimin e mekanizmave të besueshme që nuk lejojnë shndërrimin e problemeve politike, sociale, ekonomike dhe ndërshtetrore në konflikte etnike dhe fetare. Efektiviteti i këtyre mekanizmave kërkon angazhim më të madh të qeverive të vendeve të rajonit. Ndjenja në rritje e përgjegjësisë dhe përgjegjëshmërisë reciproke midis grupeve etnike dhe fetare mund të arrihet duke plotësuar të drejtat dhe liritë themelore dhe jo me politika diskriminuese.

Mosrespektimi i të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni ka prodhuar qëndrime të udheheqësve politikë shqiptare që promovojnë edhe idenë e krijimit të shteteve etnikisht të pastër. Përfaqsuesi më radikal i kësaj ideje është udhëheqësi i Partisë Demokratike të Shqiptarëve të Maqedonisë, z. Arbër Xhaferri. Në themel të retorikës së z. Xhaferri qëndron fakti se krijimi i shteteve mbi baza etnike bëhet i domosdoshëm kur mungon kohezioni i brendshëm në një shtet multietnik. Në themel të mendimit teorik të z. Xhaferri qëndron ideja se: “Nëse nuk ka shoqëri multietnike nuk mund të kemi shtet multietnik. Këtu në Maqedoni, por edhe në Bosnje dhe Kosovë kemi një distancë të madhe etnike mes komuniteteve të ndryshme. Nëse e kemi humbur shoqerinë multietnike, pse duhet t'i mundojmë popujt me dhunë që të jetojnë bashkë kur ata nuk mund të jetojnë bashkarisht”? Por, duke pasur parasysh vështirësinë që ekziston, si pasoje e përzierjes së popullsisë, në të gjithë territorin e Ballkanit, është e kuptueshme se varianti i z. Xhaferri është shumë i vështirë të zbatohet edhe teknikisht. Në të vërtetë, në rajon është e pamundur të hartosh një hartë etnikisht të pastër. Kjo sepse gjatë shekujve shvendosjet e panumërta kanë prodhuar një përzierje të etnive. Pra, ndarja e Ballkanit Perëndimor, në shtete etnikisht të pastër, do të prodhonte një ekuacion pa zgjidhje lidhur me proceset e shvendosjes së pronave dhe njerëzve. Kjo ide e z. Xhaferri ka ngelur e lokalizuar dhe nuk është përqafuar nga politikanë të tjerë në hapsirën shqiptare. Edhe faktori ndërkombëtar ka qenë kategorikisht kundër promovimit të ideve të tilla duke reklamuar dhe investuar për një Maqedoni multietnike. Referendumi i 6 Nendorit 2004, në Maqedoni, i cili mbështeti një ndarje të re territoriale mbi baza multietnike ishte një dëshmi se edhe shoqeria multietnike në Maqedoni synon të ecë drejtë respektimit të marrveshjes-kornizë të Ohrit, 2001. Në funksion të investimit për shoqerinë multietnike, Shtetet e Bashkuara të Amerikes bënë njohjen e Maqedonisë sipas emrit të saj kushtetues pikërisht në vigjilje të referendumit për organizimin territorial. Në një intervistë dhënë gazetës Lobi, Ambasadori i shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoni, Lawrence Buttler, e ka bërë të qartë perspektivën ndërkombëtare për të ardhmen e këtij vendi. Ai është shprehur se: “Nuk ka kthim mbrapa. Marrveshja-kornizë definon statusin final të Maqedonisë dhe kjo është per nje shtet multietnik me integritet territorial dhe sovranitet të pacënuar. Këtu nuk ka kthim prapa.” Pra, pavarësisht se ka pjesë të marrëveshjes së Ohrit që nuk janë zbatuar si për shembull ligji për gjuhën që akoma nuk po zbatohet në praktikë, duket se Maqedonia nuk ka zgjidhje vec asaj të funksionimit të një shoqerie multietnike. Këtë e ka kuptuar më së miri edhe komuniteti maqedonas me nënshkrimin e marrëveshjes së Ohrit në 2.001. Kështu kryeministri i athershëm i Maqedonise Cervenkovski do të shprehej: "Na pëlqen ne maqedonasve apo jo, shqiptarët nuk jane minoritet në këtë vend, por një popull me mbi 25% që nuk mund të quhet minoritet".

Respektimi i të drejtave dhe lirive themelore qëndron në themel edhe te garantimit të harmonisë fetare në vendet e Ballkanit Perëndimor. Tendencat për të mbyllur në mënyrë të njëanshme fondacionet me aktivitet fetar musliman dhe vështirësitë financiare që po hasin Komunitetet Muslimane në Bosnje, Shqipëri dhe vende të tjera të rajonit, nëse nuk administrohen me kujdesin e duhur, mund të transformohen në problematika për stabilitetin. Është e kuptueshme së përkatësia tre-fetare e shqiptarëve e bën më të larmishëm identitetin kombetar. Por, “...nuk ka dyshim se përkatësia tre-fetare...mund ta bëjë edhe më të plagosshëm identitetin kombëtar shqiptar, natyrisht, në qoftë se ndonjera prej këtyre feve do të favorizohej veçan prej institucioneve politike e shtetërore, siç bëhet kohe pas kohe sot.”

Në të vërtetë, mbas rënies së komunizmit ishin mungesat e mëdha, si ekonomike dhe në burime njerëzore të kualifikuara, që paraqitën si të domosdoshme ndihmën e bamirësve të huaj në rimëkëmbjen e fesë islame në Bosnje, Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri. Kjo solli një mozaik fondacionesh dhe bamirësish që bashkë me ndihmën financiare dhe personelin e kualifikuar sollën në këto vende jo vetëm diferencat kulturore dhe në traditë, por në ndonjë rast edhe probleme më të mëdha. Fakti që midis misionarëve të shumtë arab ka pasur edhe persona me lidhje terroriste ka shërbyer si shkak që qeveritë e vendeve të Ballkanit Perëndimor të ndërmarin fushata kundër të gjithë shoqatave në ndihmë të fesë islame. Problemi nuk ka të bëjë me faktin e kontrollit që duhet të ushtrojnë qeveritë për të mbikqyrur veprimtarinë e fondacioneve. Problemi ka të bëjë me faktin se qeveritë janë shumë të vullnetshme për të vepruar në adresë të fondacioneve që janë në shërbim të besimtarëve muslimanë. Pra, ka një vullnet të njëanshëm të qeverive për të vështiresuar procedurat, mbyllur apo përzënë pa ndonjë evidencë fondacionet me aktivitet fetar në dobi të fesë islame. Por, qeveritë e këtyre vendeve, duke zgjedhur të margjinalizojë ndihmën e huaj në dobi të Komuniteteve Muslimane, e kanë per detyrë të mendojë për të balancuar efektet financiare të krijuara. Pra, largimi i pjesës më të madhe të shoqatave ka lënë pas një vakum të madh lidhur me vështirsitë e krijuara për Komunitetet Muslimane. Kështu, për shembull, në fillim të vitit 1992, policia në Bosnje ndërmori disa fushata kundër disa fondacioneve arabe. Duke dalë në mbrojtje të këtyre fondacioneve dhe ndihmës që ato japin për muslimanët në Bosnje, kryetari i Komunitetit Musliman të Bosnjes Dr. Mustafa Ceric qartasi do të theksonte se pa ndihmën e këtyre fondacioneve do të ishte e pamundur mbijetesa e Komunitetit Musliman.

Një tjetër çështje që duhet trajtuar me kujdes është përcjellja në media e problematikave të komuniteteve fetare dhe midis komuniteteve fetare. Megjithëse media e shkruar dhe elektronike kanë qenë të kujdesshme në trajtimin e paanshëm të problematikave të komuniteteve fetare dhe midis komuniteteve fetare, jo në pak raste janë publikuar me shumë bujë dhe i është dhënë shumë hapsirë informacioneve që në esencë përpiqen të ulin imazhin e muslimanëve. Ndonjëherë është shkuar edhe më larg dhe në median e shkruar në Shqipëri, Bosnje, Maqedoni dhe Kosovë janë shfaqur tendenca të bashkimit të terrorizmit me islamin. Pra, mund të thuhet se në disa raste ka munguar profesionalizmi i duhur për të bërë dallimin midis përdorimit të fesë nga individë terroristë dhe vlerave të paqes që janë të shprehura në fenë islame.

Si konkluzion për këtë çështje mund të themi se ndërtimi i institucioneve demokratike është alternativa afatgjatë e cila mundëson trajtimin me cilësinë e duhur dhe pa diskriminim të problematikave etnike dhe fetare. Kjo bëhet e mundur dhe e aplikueshme edhe për besimtarët muslimanë sepse ideja e kontratës sociale dhe e rregullit nëpërmjet ligjit është legjitime edhe në fenë islame.

3. Se pari Tranzicioni dhe së dyti Zhvillimi

Ajo që bëhet së pari në çdo vend ish-komunist është transformimi institucional nga institucione të çentralizuara dhe jo-demokratike në institucione demokratike. Ky proçes shoqërohet në mënyrë të pashmangshme, në fazën fillestare, me rënie ekonomike dhe dobësim institucional dhe kjo është edhe vetë esenca e kuptimit të tranzicionit. Por, pa bërë këtë nuk ka asnjë kuptim të përpiqesh të zhvillosh shoqërinë duke mbajtur gjallë institucionet e vjetra komuniste. Kjo ka rëndësi të dorës së parë në rastin e vendeve të Ballkanit Perëndimor që janë me emër për zyrtarët e tyre shtetëror të korruptuar dhe jo-eficent. Duke mos harruar që tranzicioni mund të shoqërohet nga: nivel i lartë i aktiviteteve të tregut të zi, korrupsion, qeverisje publike të paefektshme, ai duhet të jetë i shpejtë dhe vendimtar. Zhvillimi duhet të vijojë si një rezultat i natyrshëm i tregut të lire dhe demokracisë. Liria funksionon, por natyrisht duhen marre masa të vecanta për të shtyrë përpara zhvillimin.

4. Ligjshmëria dhe Legjitimiteti

Sistemet ligjore egzistuese lënë shumë për të dëshiruar, por zbatimi i tyre duhet të jetë fokusi i përpjekjeve. Në këto kushte, korrupsioni bëhet problemi kyc. Transparenca dhe thjeshtësia e procedurave janë mjetet kryesore që duhen përdorur për të luftuar korupsionin, dhe e gjithë kjo në një ambjent liberalizimi, pa kontrolle dhe kufizime, në një ambjent rregullash miqësore ndaj biznesit.

Për shkak se qeveritë në rajon nuk shihen si forca përfaqsuese dhe aktive, futja e rregullave dhe proçedurave demokratike nuk e sjell legjitimitetin menjëherë. Të fitosh e të rifitosh legjitimitet është një çështje që ka të bëjë me krijimin e kredibilitetit, gjë që shpesh është mjaft e vështirë. Ajo kërkon një seri politikash konseguente dhe këmbngulese që përfshijnë transparencën, përgjegjshmërinë dhe të gjitha karateristikat e tjera të qeverisjes së mirë, të ngritura në një nivel më të lartë. Sidoqoftë, në çdo rast, vendimet e mëparshme të institucioneve demokratike nuk duhet të ndryshojnë, në qoftë se janë të ligjshme, duke përfshirë këtu edhe ato raste ku qëndrimi politik mund të ketë ndryshuar më vonë. Rrjedhimisht, masat për të forcuar legjitimitetin duhet të përshtaten dhe të aplikohen në mënyrë konseguente, por pa korrigjuar një gabim me një gabim tjetër. Në një sistem me bazë tregun e lire, presupozohet që janë siguruar liritë themelore ekonomike, ndërsa kuadri ligjor siguron bazën për këtë. Katër sferat që duhen parë me kujdes janë pronësia, kontrata, falimentimi dhe ligji i konkurencës.

• Pronësia (e drejta mbi pronën) është thelbësore për futjen e ekonomisë së tregut dhe kjo pjesë e infrastrukturës ligjore kryesisht është siguruar.

• Ligji mbi kontratën është i rëndësishëm në një ekonomi tregu sepse ai përcakton kuadrin brenda të cilit lidhen dhe ekzekutohen të gjitha kontratat.

• Ligji mbi falimentimin synon të vendosi disiplinën financiare dhe të imponojë kufizime të forta buxhetore. Ndërmarrjet që dalin me humbje dhe firmat e paafta për të paguar nuk mund të mbijetojnë. Rrjedhimisht, nga pikpamja ekonomike, resurset e tyre mund të përdoren në një mënyrë të re.

• Legjislacioni antimonopol duhet të sigurojë konkurencën dhe të mos i lejojë ndërmarrjet të shmangin disiplinën e tregut dhe të përfitojnë nga konkurenca e pandershme.



5. Stabilizimi Makroekonomik

Vendosja e stabilitetit makroekonomik është kusht paraprak si për stabilitetin politik ashtu edhe për rritjen ekonomike në rajon. Shumë vende të Ballkanit Perëndimor kanë përjetuar nivele të larta inflacioni dhe kurset e këmbimit kanë demonstruar paqëndrueshmëri të lartë. Këta faktorë kanë kufizuar investimet e huaja dhe modernizimin në rajon.

Stabiliteti makroekonomik varet shumë nga konseguenca e politikës ekonomike. Ai kërkon që të arrihet kombinimi i duhur midis politikave fiskale dhe monetare. Me politika të përshtatshme makroekonomike dhe një mbështetje të motivuar politike, vendet e Ballkanit Perëndimor mund të ruajnë një kurs real këmbimi që do të kontribuojë në krijimin e një monedhe të qëndrueshme dhe të fortë. Kjo do të thotë se:

• Kushte më të qëndrueshme do t’i inkurajojnë qytetarët e rajonit t’i ruajnë paratë në bankat e vendeve të tyre dhe t’i investojnë ato atje.

• Investitorët e huaj do të kenë më shumë besim sepse ekonomitë e Ballkanit Perëndimor do t’i çojnë sinjale positive drejt Wall Street-it.

6. Barrierat ndaj Tregtisë dhe Investimeve

Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet t’i heqin qafe barrierat formale dhe informale. Zhvillimi i tregtisë dhe investimeve kushtëzohet drejtpërsëdrejti nga stabiliteti politik, klima e përgjithshme ekonomike dhe ecuria e reformave. Përparimi në reformat strukturore krijon një mjedis të mirë për funksionimin e tregjeve dhe konkurueshmërinë. Zhvillimi varet shumë nga mjedisi i biznesit. Në qoftë se këto probleme nuk trajtohen njëkohësisht dhe me vendosmëri, barrierat e vjetra ndaj tregtisë dhe investimeve do të vazhdojnë të qëndrojnë dhe do të lindin edhe barriera të reja.

Duhet mbajtur parasysh që vizioni afatgjatë për rindërtimin dhe zhvillimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor fokusohet më shumë mbi integrimin në BE sesa në bashkëpunimin ndër-rajonal. Por, ndërsa proçesi i integrimit në BE mund të marri vite, vendet e rajonit duhet të nxisin më shumë bashkëpunimin rajonal. Ky proçes në vetvete nuk pengon por përshpejton integrimin në Europe. Bashkëpunimi rajonal është një element i rëndësishëm në politikën e BE-së për Balkanin Perëndimor. Programet e organizuara nën ombrellën e Paktit të Stabilitetit, si rrjeti i Marrëveshjeve të Tregëtisë së Lirë (MTL), kanë ndihmuar në zhvillimin e tregtisë brenda vendeve të rajonit. Megjithatë, niveli i tregtisë, midis vendeve të rajonit, është akoma me i ulët se mundësitë dhe në disa raste, zbatimi i marrveshjeve dypalëshe nuk ka qenë i kënaqshëm. Kjo kërkon insistim nga ana e BE-së për të konkretizuar nismat për integrimin e rrjetit ekzistues të marrveshjeve dypalëshe të tregtisë së lirë në një MTL të vetme.

Marrveshjet e Stabilizimit dhe Asociimit (MSA) vendosin tregti të lirë me BE. Ato kanë mbetur pa u kryer vetëm me Serbinë, Malin e Zi dhe me Bosnjë dhe Hercegovinën. MSA-të përbëjnë motorë të rëndësishëm për integrimin e tregtisë. Masat e tregtisë autonome të zbatuara për të gjitha vendet e rajonit lejojnë hyrjen pa tatim në tregun e BE-së për, pothuajse, të gjitha produktet me origjinë nga rajoni. Kjo ka sjellë në një rritje mesatare vjetore prej 8% të eksporteve të Ballkanit Perëndimor për në BE (2000-2004). Rregullimet tregtare stimulojnë investimet e huaja direkte në rajon dhe zhvillimin ekonomik në përgjithsi. Vlen të theksohet se: hapja ndaj BE-së do të luaj rolin e saj pozitiv vetëm në qoftë se integrimi i rajonit në BE është një “perspektivë reale”. Kjo do të thotë që BE duhet të përcaktojë afate të qarta



për integrimin e rajonit.

7. Liberalizimi

Liberalizimi duhet bërë konform rregullave të prera, pa komplikime dhe sofistikime të panevojshme. Tarifat doganore duhet të ulen në maksimum. Ato duhet të jenë kategorikisht të përcaktuara, pa ndonjë shenjë proteksionizmi. Çdo përpjekje për të komplikuar rregullat do të kthehet në korrupsion.

Anëtarësimi në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) edhe për Bosnje dhe Hercegovinën, Malin e Zi dhe Serbinë është një hap i rëndësishëm për reformën ekonomike në këto vende. BE duhet të vashdojë asistencën ekonomike për këtë qëllim.



8. Privatizimi

Privatizimi duhet të përfundojë shpejt, në shkallë të gjerë, dhe në thellësi. Duke u nisur nga fakti se vendeve të Ballkanit Perëndimor iu mungon eksperienca e nënpunësit shtetëror të aftë dhe të ndershëm, është e qartë se drejtimi i ekonomisë nuk duhet lënë në duart e modelit të nënpunësit të Ballkanit Perëndimor. Në ekonomitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor, privatizimi duhet të vazhdojë të shikohet si thelbi i gjithë proçesit të tranzicionit. Pa e ulur ritmin, privatizimi duhet të jetë transparent e konform rregullave dhe metodat e tregut duhet të përdoren sa më shumë të jetë e mundur.



9. Reformat Strukturore

Reformat strukturore janë elementë kyç në rritjen e konkurencës së ekonomive në tranzicion. Ato duhet të ecin përpara krahas privatizimit, sigurisë sociale, kujdesit për shëndetin, arsimit dhe qeverisjes vendore. Rritja e qëndrueshme do të jetë e mundur vetëm në qoftë se kalimi në një ekonomi tregu është intensiv. Reformat strukturore do të prodhojnë një impakt të thellë dhe të dobishëm në mbijetesën dhe qëndrueshmërinë e financave publike. Për më tepër, reformat strukturore do të shtojnë ritmin e krijimit të vendeve të punës. Fleksibiliteti i tregut të punës do të rritet duke adaptuar një politikë të shëndoshë pagash, duke liberalizuar tregtinë dhe duke thjeshtëzuar strukturën e taksave. Në qoftë se vendet e rajonit e ulin deficitin e llogarive bankare rrjedhëse, rrisin eksportet dhe shtojnë investimet e brendshme, rritja e fuqishme e PBB mund të ndihmojë në uljen e shkallës së papunësisë.

10. Konsolidimi fiskal

Konsolidimi fiskal është mjaft i rëndësishëm për rritjen e kursimeve të brëndshme, uljen e defiçitit të llogarive bankare rrjedhse dhe zbehjen e impaktit të mëvonshëm të inflacionit. Mobilizimi i kursimeve dhe shpërndarja e tyre efiçente janë detyra prioritare që duhet të përmbushen nga bankat e brendshme dhe institucionet financiare jo bankare.



11. Infrastruktura

Në rajon, ka një mirëkuptim të përgjithshëm për modernizimin e infrastrukturës. Nuk duhet harruar që investimet në infrastrukturë nga ana e tyre nuk janë gjithmonë të vetshlyeshme. Ja përse ato duhen zgjedhur me kujdes, për të përmirësuar transportin dhe për të ulur kostot e tij. Sidoqoftë, në Ballkanin Perëndimor, është e qartë se shumë nga nyjet dhe rrugët nuk egzistojnë, jo sepse nuk ka asnjë fitim duke bërë biznes përtej kufijve apo rajoneve, por ato kanë qenë të bllokuara për arsye politike dhe sigurie. Kështu, infrastruktura që egziston aktualisht nuk pasqyron mundësitë reale të aktivitetit ekonomik rajonal. Rrjedhimisht, investimet në infrastrukturë janë kritike.



12. Mjedisi

Nuk ka ndryshim themelor ndërmjet investimeve në infrastrukturë dhe atyre në projektet për mjedisin. Të dyja jane vitale për një rajon që zhvillohet. Rrjedhimisht, investimeve në modernizimin e mjedisit u duhet dhënë i njëjti prioritet me ato të infrastrukturës. Fakti që në shumë vende të Ballkanit Perëndimor ka filluar të konceptohet dhe aplikohet funksionimi i Ministrive të Mjedisit, tregon se problematika e mbrojtjes së ambientit ka filluar të shtrohet si çështje prioritare. Kjo çështje duhet të nxitet më shumë për të qenë në qendër të vëmëndjes sepse shikohet e lidhur edhe me një funksionim normal të turizmit. Politikat e turizmit ndërthuren me ato të mjedisit dhe mund të transformohen në probleme të sigurisë dhe stabilitetit për vendet e Ballkanit Perëndimor. Turizmi po konceptohet si një nga burimet kryesore ekonomike për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe rritja e cilësisë së shërbimit në këtë sektor ka filluar të ndjehet në të gjitha vendet e rajonit. Kjo do të kërkojë gjithmonë e më shumë një vëmëndje më të madhe drejt përmisimit të ambjentit. Turizmi i lumejve dhe liqeneve (problemet mjedisore të prodhuara në një vend dhe të transportuara në vendet fqinjë) mund të prodhojnë në të ardhmen tensione dhe kërcënime për stabilitetin. Kështu, për shembull, ndotja e liqenit të Ohrit, që është një qëndër e rëndësishme turistike për Maqedoninë dhe pjesërisht për Shqipërinë, mund të prodhojë në të ardhmen probleme serioze midis dy vendeve.



13. Zhvillimi i kapitalit njerëzor

Në qoftë se marrja e njohurive dhe arsimit nuk forcohen, de-industrializimi do të dyfishohet me degradimin e sistemit arsimor dhe atëhere edhe ky avantazh i kapitalit human që vendet e Ballkanit Perëndimor kanë mbi vendet në zhvillim do të zhduket.

Bashkëpunimi i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor në fushën e arsimit ka njohur rritje gjatë viteve të fundit. Kështu, “programi Tempus, me një buxhet prej 83 milion Euro, për periudhën 2001-2005, ka financuar bursa dhe grante, që përfshijnë deri në 250 studentë dhe më shumë se 1.000 mësues dhe staf arsimor për çdo vit. Në fazën aktuale të integrimit të vendeve të rajonit një mundësi reale për të krijuar më shumë fleksibilitet në problematikat e arsimit dhe kërkimit është lehtësimi i proçedurave të vizave për studentët dhe mësuesit. BE është angazhuar të lehtësojë këto procedora brenda vitit 2007. Dijet dhe arsimi lidhen reciprokisht në mënyra të ndryshme me hapjen e një vendi apo rajoni.

14. Integrimi në Europë

Duke patur parasysh se integrimi në Europë ka një forcë të madhe tërheqëse në gjithë rajonin, është e kuptueshme se zhvillimi ekonomik dhe reforma politike kanë si qëllim final integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Pavarësisht problemtatikave të korrupsionit dhe krimit të organizuar vihet re se, gjatë viteve të fundit, vendet e Ballkanit Perëndimor kanë bërë përparim në drejtim të stabilitetit, pajtimit dhe bashkëpunimit rajonal. Kjo ka sjellë që MSA të nënshkruhet edhe me Shqipërinë dhe janë hapur negociatat edhe për vendet e tjera të rajonit. Sidoqoftë, në axhendën e integrimit me rëndësi është edhe përgatitja e administratës për integrim europian. Instrumenti i Shkëmbimit të Informacionit të Asistencës Teknike (TAIEX) që ka filluar të aplikohet me vendet e rajonit, gjate vitit 2004, duhet te intesifikohet me tej. Krahas konferencave dhe seminareve standarte për legjislacionin e BE-së duhet të organizohen më shumë trainime nisur nga kërkesat që burojnë nga vetë vendet e rajonit.

Në proçesin e integrimit rëndësi merr edhe njohja e qytetarëve me axhendën europiane. Kjo kërkon intesifikimin e dialogut midis shoqërive civile të vendeve të rajonit si edhe një mbështetje më të madhe nga ana e BE-së për shoqëritë civile të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Gjithsesi, duhet theksuar se përmbushja e kritereve për antarsim është më se e domosdoshme. Me dështimin e referendumeve të ratifikimit të Kushtetutes Europiane në Hollandë dhe France është krijuar një klimë me e disfavorshme lidhur me integrimin në Europë të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Vihet re një farë lodhje e opinionit publik të vendeve të BE-së lidhur me zgjerimin e mëtejshëm të unionit. Duket se në të ardhmen nuk do të ketë më zgjerime të BE-së bazuar kryesisht në prapavijat politike, por vetëm bazuar në respektimin e kritereve. Përmbushja e kritereve nuk duhet të konceptohet vetëm si domosdoshmëri për antarsim. Në të vërtetë përmbushja e kritereve përcakton edhe rrugen e duhur që duhet të eci cilido vend për të mundësuar veshjen e kostumit Europian. Gjithsesi, vendet e Bashkimit Europian duhet të mbajnë në konsideratë se ndërsa ato janë të lodhura nga zgjerimi, vendet e Ballkanit Perëndimor janë të raskapitura nga tranzicioni.

15. BE, NATO dhe Shtetet e Bashkuara

Parteriteti midis BE, NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara ka qenë një faktor përcaktues për zgjidhjen e konflikteve në Ballkanin Perëndimor dhe ka kontribuar me tej në stabilizimin e rajonit. Reformat që vendet e rajonit duhet të ndërrmarin në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë do të krijojnë një ambient të përshtatshëm për të nxitur më tej bashkëpunimin midis NATO-s, BE-së dhe Shteteve të Bashkuara. Kështu, aktivitetet që kryejnë strukturat nën varesinë e BE-së lidhur me reformat në sektorin e policisë dhe aktivitetet që kryejnë strukturat e NATO-s dhe asistenca Amerikane me programet e Partneritetit për Paqe dhe Planit të Veprimit për Antarsim kanë kontribuar në forcimin e stabilitetit në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në ecjen përpara të reformës në sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë. Është e rëndësishme që BE, NATO dhe Shtetet e Bashkuara ndajnë të nj ë jtin vizion për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor. Ky vizion synon stabilitetin e rajonit bazuar në qeverisje efektive dhe demokratike si edhe nëpërmjet funksionimit të tregut të lirë. Kjo është rruga e vetme që afron vendet e rajonit me strukturat Euro-Antlantike drejt të cilave këto vende duan të integrohen. Por, përderisa pas 11 Shtatorit, kontributi financiar i SHBA-së është më i kufizuar dhe NATO ka kufizuar prezencën ushtarake në rajon, BE duhet të marrë drejtimin në rindërtimin e rajonit. Në të vërtetë, BE ka marrë kontrollin e operacioneve të udhëhequra nga NATO në Republikën e Maqedonisë dhe Bosnje dhe Hercegovinë. Gjithashtu, ajo ka mbajtur misionet Policore në këto vende. Misionet monitoruese të BE-së kanë vazhduar të operojnë në të gjithë vendet me përjashtim të Kroacise. Por, NATO ka një prezencë prej 17. 000 trupash në Kosovë. Prezenca e NATO-s në Kosovë perceptohet nga pothuajse të gjith ë aktorët lokal si domosdoshmëri për të patur stabilitet në këtë zonë e më gjerë. Gjithashtu, NATO ka edhe drejtoritë e saj prezente në Shqipëri dhe Maqedoni sikundër ka rritur bashkëpunimin me Serbinë dhe Malin e Zi.

Përgjatë të gjitha vendeve të rajonit mesazhi është i unifikuar: Të gjitha vendet aspirojnë integrimin në Europë. Kjo është një kërkesë që buron nga interesa ekonomike, politike dhe gjeopolitike. Por, krahas përpjekjeve të vendeve të rajonit në realizimin e reformave është e nevojshme edhe një vëmendje më e madhe nga ana e BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor. BE, që të ruaj ritmin e reformave, duhet të përqëndrohet në përpjekjet që synojne vendosjen e autoritetit të ligjit. Përmisimi i sistemit të drejtësisë dhe ndërtimi i një policie të përgjegjshme janë të domosdoshme për të pasur sukses në sfidat madhore kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe trafiqeve ilegale. Për më tepër, asistenca për të qartësuar të drejtat mbi pronën, zbutja e rregullave mbi investimet dhe vendosja e rregullave standarte për zgjidhjen e konflikteve janë vendimtare për suksesin e reformave. Sidoqoftë, angazhimi i SHBA-së, me një premtim minimal financiar, është me rendësi për të përshpejtuar procesin dhe për ta mbajtur rindërtimin e Ballkanit Perëndimor si një prioritet urgjent dhe të vazhdueshëm. SHBA mund të insistojë që të kufizojë më tej angazhimin e saj ushtarak në rajon prandaj BE duhet të përgatitet që të përballojë vakumin me burimet e veta.



B. PËRFUNDIME

Ballkani nuk është dënuar nga historia të vuaj konfliktin e përjetshëm. De-ballkanizimi mund të bëhet me vullnetin e popujve të Ballkanit dhe ndihmën e komunitetit ndërkombëtar dhe duhet të synojë në forcimin e themeleve të kushtueshme të institucioneve demokratike që tashmë janë hedhur. Sidoqoftë çdo gjë varet nga vullneti i popujve të Ballkanit. Ata duhet të zgjedhin ndërmjet nacionalizmit ekstrem dhe politikave të përcaktura nga prizmi i ngushtë i etnicitetit që kanë sjellë vetëm shkatërrim për popujt e Ballkanit dhe forcave të paqes që janë angazhuar drejt integrimit më të madh europian, stabilitetit rajonal dhe zhvillimit ekonomik. Tashmë Slobodan Miloshevici dhe e gjithë drama që ai projektoi dhe ekzekutoi në Ballkanin Perëndimor i përkasin të shkuarës. Pra, duket se pjesa më e madhe e qytetarëve, kudo në Ballkanin Perëndimor, janë të etur ta harrojnë luftën dhe të jetojnë në paqe. Por, themelet për një stabilitet solid në rajon janë larg të qenit të konsoliduara.

Pavarësisht nga niveli i tij i ulët i zhvillimit, Ballkani Perendimor është pjesë integrale e Europës. Rrjedhimisht, ai mund të presë ndihmë të qëndrueshme nga BE në përpjekjet e tij për të realizuar tranzicionin dhe për të arritur një nivel të pranueshëm zhvillimi. Gjithashtu, duhet mbajtur parasysh se është e qartë se angazhimi rajonal drejt tranzicionit është vendimtar. Nuk mund të ketë një vend me zhvillim të qëndrueshëm në një rajon të pastabilizuar. Përvec kësaj, është e rëndësishme që agjentet publikë dhe privatë brenda dhe jashtë rajonit të punojnë për të ngritur institucione me mjedis miqësor për biznesin dhe për të zbatuar politika që do të krijojnë mundësi më të mëdha për stabilitet, investime, punësim dhe rritje të qëndrueshme. Kryeqytetet perëndimore duhet të mënjanojnë tendencën e rrezikshme të fokusimit vetëm në çështjet që pushtojnë faqet e para të shtypit. Slobodan Miloshevici nuk ishte i vetmi burim destabilizimi në rajon.



Studimi i hollësishëm i rrënjëve të thella historike dhe afatgjata të konfliktit ka qenë i rëndësishëm në këtë punim për të patur një kuptim më të mirë mbi natyrën dhe origjinën e konflikteve të dekadës së fundit. Kjo dhe të gjitha gabimet dhe hapat e pamatur të dekadës së kaluar japin mësime të vlefshme për zhvillimin e këtij punimi, i cili përpiqet të ndricojë rrugën e paqes drejt triumfit mbi ndarjen dhe urrejtjen.