Shërbimi Sekret amerikan ka forcuar rregullat për stafin në përpjekje për të ndaluar çdo ripërsëritje të skandalit seksual në Kolumbi.


Agjentëve që udhëtojnë jashtë shtetit do t`u ndalohet të pinë në detyrë, të vizitojnë qëndrat me reputacion të keq dhe të sjellin të huaj në dhomat e hotelit.


"Konsideroni sjelljen tuaj nëpërmjet këndvështrimit të disa javëve të fundit", i tha stafit, Drejtori Mark Sullivan.


Agjencia do të mbajë gjithashtu seanca të etikës për personelin duke tentuar të bëjë përpara që nga episodi i Kartagjenës.


Dymbëdhjetë agjentë të Shërbimit Sekret dhe disa oficerë të Ushtrisë Amerikane, u implikuan në një natë seksi dhe dehjeje në qytetin-port kolumbian, Kartagjenë, përpara vizitës së presidentit Barak Obama për një takim rajonal në fillim të këtij muaji.


Të 12 anëtarët e stafit tashmë kanë dhënë dorëheqjen ose janë duke u përballur me masat disiplinore.